Pasaporta E Kosovës

Pasaporta e Kosovës (Serbisht: Kosovski pasoš) është një dokument identifikimi dhe udhëtimi që u lëshohet qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ky dokument bën të mundur udhëtimet ndërkombëtare dhe është pronë e shtetetit të Kosovës. Kompetenca për lëshimin e pasaportave i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Autoritetet kanë filluar lëshimin e pasaportave biometrike nga tetori i vitit 2011.

Pasaporta E Kosovës
Pasaporta e Kosovës
Pasaporta E Kosovës
Faqja e brendshme e Pasaportës

Historia

Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008. Menjeherë pas miratimit të ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, Autoritetet filluan lëshimin e pasaportave për qytetarët e Republikë së Kosovës. Ky ndoshta është dokumenti më i rëndësishëm emblematik pasi bëhet lajmëtar i mëvetësisë së Kosovës në mbarë rruzullin tokësor.

Sidoqoftë Kosova akoma nuk njihet si shtet nga të gjitha kombet e botës dhe si rrjedhim edhe pasaporta e saj ka pasur vështirësi nëpër vendkalimet kufitare apo nga konsullatat e huaja për lëshimin e vizave. Popullsia e Kosovës, përgjatë viteve ka pasur nëpër duar pasaporta me mbishkrime të ndryshme:

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës 

Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.

  • Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat mbi 16 vjec
    • Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
    • Pasaporta paraprake e skaduar nëse pala ka pasur një të tillë
    • Dëshmi e pagesës për pasaportë
  • Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat nën 16 vjec
    • Çertifikatën e lindjes
    • Çertifikatë shtetësie
    • Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
    • Çertifikatë e vdekjes së prindit në rast vdekje
    • Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
    • Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
    • Çertifikata e vendbanimit e RKS
    • Dëshmia e pagesës për pasaportë
  • Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat mbi 16 vjec
    • Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
    • Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
    • Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur (nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
    • Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportit
    • Dëshmia e pagesës për pasaportë
  • Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat nën 16 vjec
    • Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
    • Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur (nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
    • Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
    • Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
    • Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
    • Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportës
    • Dëshmia e pagesës për pasaportë
  • Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec
    • Kopjen e letërnjoftimit të ndërruar/ripërtërirë
    • Pasaportën e vjetër
    • Dëshmia e pagesës për pasaportë
  • Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat nën 16 vjec
    • Pasaportën e vjetër
    • Vendimin për ndryshimin e të dhënave (për rastet e ndërrimit)
    • Fotografinë elektronike (në rast të ripërtrirjes)
    • Çertifikatën e vendbanimit
    • Dëshmia e pagesës për pasaportë

Tiparet

Pasaporta aktuale e Kosovës tani është biometrike. Ngjyra është e kuqe, me stemën e Republikës së Kosovës në mes të kopertinës. Fjalët "REPUBLIKA E KOSOVËS" dhe "PASAPORTË" janë të shkruara ne gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Edhe të dhënat personale në faqen e brendshme janë të shkruara në të tria këto gjuhë.

Pasaporta kosovare përputhet me shumë standarde të rekomanduara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil si: përmasat, elementë sigurie, modeli, etj.

Për shtetasit mbi 18 vjeç pasaporta ka vlefshmëri 10 vjeçare nga data e lëshimit.

Pasaporta e Republikës së Kosovës lëshohet në katër variante: Pasaportë e zakonshme, Pasaportë diplomatike, Pasaportë zyrtare dhe Dokument udhëtimi.

Udhëtimet me letërnjoftim të Kosovës

Njohja e pasaportës së Kosovës

Pasaporta E Kosovës 
  Republika e Kosovës
  Shtetet që njohin zyrtarisht Kosovën dhe pasaportën e Kosovës
  Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, por kanë deklaruar se e pranojnë pasaportën e Kosovës
  Shtetet që janë vizituar pavarësisht se këto shtete nuk e njohin pasaportën e Kosovës dhe as pavarësinë e Kosovës
  Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe nuk e pranojnë pasaportën e Kosovës

Pasaportat e Kosovës nuk njihen nga të gjitha shtetet e botës si dokumente udhëtimi dhe disa shtete refuzojnë hyrjen për shtetasit kosovarë që paraqiten me pasaporta të Kosovës.

Njohja e pasaportës së Kosovës duke mos e njohur Kosovën si shtet

Disa vende e kanë njohur pasaportën e Kosovës si dokument udhëtimi të vlefshëm edhe pse nuk e njohin Republikën e Kosovës si shtet. Kjo situatë është e ngjashme me atë të pasaportës së Tajvanit.

Vendet e mëposhtme kanë deklaruar zyrtarisht se e pranojnë pasaportën e Kosovës si dokument të vlefshëm udhëtimi pavarësisht se nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur zyrtarisht:

Përveç kësaj, ka shtete në të cilat kosovarët thuhet se kanë mundur të udhëtojnë me pasaporta të Kosovës, por kjo nuk është një politikë e deklaruar zyrtarisht apo një dukuri e vërtetuar de facto.

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Burimi i të dhënave

Tags:

Pasaporta E Kosovës HistoriaPasaporta E Kosovës Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës Pasaporta E Kosovës TiparetPasaporta E Kosovës Udhëtimet me letërnjoftim të KosovësPasaporta E Kosovës Njohja e pasaportës së KosovësPasaporta E Kosovës Shiko edhePasaporta E Kosovës Lidhje të jashtmePasaporta E Kosovës Burimi i të dhënavePasaporta E KosovësGjuha serbeKosovaMinistria e Punëve të Brendshme e KosovësPasaporta

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FotosintezaDisleksiaKarafiliUlçera në stomakPesë Shtyllat e IslamitMuzeu i LuvritSerie ASistemi diellorVideosexPeshku i kuqNamazi i IqindisëVeshiTiroidetJeronim de RadaCikli menstrualGooglePërcjellësit elektrikAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian25 PrillMacjaNdryshimi i klimësZana e malitBraziliKarakteristikat e zeritLjubljanaZhurmat në veshSëmundjet e trashëgueshmePuna (fizikë)Perandoria BizantinePresidenti i Maqedonisë së VeriutMaqedonia e VeriutAtomiButrintiRobin HoodBakteriVitamina B12EpilepsiaIlir MetaVullkanet dhe termetetBronkitiCikli i UjitKanceri i gjiritNarcisizmiDrini i BardhëGegërishtjaShiuXhubletaTurizmi në ShqipëriLimfocitiBeni ecën vetëMartin CamajTeknologjiaUniversiteti i PrishtinësIzet MexhitiGravitetiIsmail KadareRusiaHidroenergjiaLista e shkrimtarëve shqiptarëHistoria e TiranësAvullimiInteligjenca artificialeTeoria e probabilitetitBujqësiaMasturbimi i ndërsjelltëNdarja administrative e ShqipërisëRënia e komunizmit në ShqipëriLista e festivaleve në KosovëMalet e SharritLogopediaDelfiniShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreHistoria e TokësBallkaniZvicraFaqja kryesorePiramidat e EgjiptitMenopauzaThonjëzat🡆 More