Përparim Rama: Arkitekt shqiptar

Përparim Rama (u lind më 20 janar 1976) është arkitekt dhe urbanist i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare.

Puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit, përfshirë “London Building Design Magazine” . Veprimtaria arkitekturale e Ramës është shtrirë në shumë vende: Prishtinë, Kosovë; New York, SHBA; Ujdhesat Turks dhe Caicos; Londër, BM; Udinë, Itali; Kotor, Mal i Zi; Lagos, Nigeri; Bazel, Zvicërr; Pragë, Republika Çeke; Damask, Siri dhe Tiranë, Shqipëri.

Përparim Rama
Përparim Rama: Jetëshkrimi, Edukimi, Karriera, çmimet dhe shpërblimet
Kryetari i Prishtinës
Titullar
Në detyrë
7 dhjetor 2021
Paraprirë ngaShpend Ahmeti
Të dhëna vetjake
U lind më20 janar 1976
Prishtinë, RSF Jugosllavia
Bashkëshortja/etKristale Ivezaj
Fëmijët3
ShkollimiLondon South Bank University
Royal Institute of British Architects
Universiteti i Londrës Lindore
ProfesioniArkitekt, Urbanist

Jetëshkrimi

Përparim Rama, u lind në Prishtinë, më 20 janar 1976. Babai i tij ishte piktor i njohur shqiptar, i cili, ndër vite ka pasur ekspozita të ndryshme rreth botës duke u vlerësuar për punën e tij dhe shpërblyer me çmime. Në vitin 1992, kur Përparim Rama ishte vetëm 16-të vjeç u shpërngul në Britani të Madhe. Në atë kohë, Kosova u bë pjesë e luftës për autonomi brenda ish-Jugosllavisë. Me përkeqësimin e situatës politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe vurjes së sanksioneve të shtetit të atëhershëm Jugosllav ndaj shqiptarëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shqiptarë u larguan nga postet publike si rezultat edhe prindërit e Përparimit mbetën të pa punë, pasi që të dy ishin mësimdhënës. Djem të rinj rekrutoheshin nga paramilitarët serbë dhe policia, për t'i dërguar në luftë kundër kroatëve, sllovenëve ose boshnjakëve. Në Britani të Madhe kërkoi azil i cili iu pranua menjëherë shkaku i situatës së rënduar politike.

Edukimi

Rama vazhdoi jetën e tij në Britani të Madhe, atje dhe përfundoi studimet. Pjesën e parë të studimeve universitare Bachelor i ka filluar në vitin 1995, në SBU London Bank University për arkitekturë dhe i ka përfunduar në vitin 1998. Nga viti 2001 deri në vitin 2003 vazhdoi pjesën e dytë të studimeve në Institutin Mbretëror të Arkitektëve Britanik. Pas studimeve bachelor, nga viti 2003 vazhdoi studimet për master DipArch në “University of East London”. Nga CECA (Centre for Evolutionary Computing in Architecture) u shpall Master i dalluar. Gjatë studimeve të tij ka pasur profesorë si Paul Coates, Christian Derix, Robert Thum e Jeffrey Turko.

Rama ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele, ndërkaq më parë ka punuar si këshilltar në Aeroportin e Southampton. Ai ka përvojë si mentor në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin Nottingham dhe bashkë-mbikëqyr Doktoraturat në Arkitekturën Gjeneruese dhe dizajnimin SMART të ndërtesave në programin MA dhe PHD në institutin SmartLab Media.

Përparim Rama: Jetëshkrimi, Edukimi, Karriera, çmimet dhe shpërblimet 
"World Interiors News Annual Award 2013"

Karriera, çmimet dhe shpërblimet

Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në histori me Pavilionin ‘Filigree Maker’’ ose ‘’Punuesi i filigranit’’, i cili u mirëprit pozitivisht nga mediat ndërkombëtare e posaçërisht nga Presidenti i Bienales Paulo Barata, i cili e quajti këtë projekt "Architecture Democracy". Rama konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar. Ai po ashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të masterplanit për zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi”, 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon. Përparim Rama ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe arkitekturë për Newham Council dhe Tower Hamlets, në Londër. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Ai po ashtu është këshilltar/ kritik periodik në Universitetin Lindor si dhe është kritik periodik në Architectural Association. Rama dhe ndërmarrja e tij kanë fituar disa mirënjohje me projektet e tyre inovative. Veprat e tij janë publikuar në disa revista dizajni, duke përfshirë London Building Design Magazine si dhe ka qenë i intervistuar nga BBC, RAI, Gazeta The Times në temat që kanë të bëjnë me Arkitekturë dhe Urbanizëm. Në vitin 2013 Përparim Rama bashkë me ekipin e tij në "World Interiors News Annual Award 2013" morën çmimin e parë duke mposhtur 1,600 kandidatë nga mbarë bota.

Përparim Rama: Jetëshkrimi, Edukimi, Karriera, çmimet dhe shpërblimet 
Zebrano in The City, Londër

Projektet

Në vitin 2017 Rama dhe ekipi i tij ishin caktuar të rregullojnë Oatlands Park Hotel, një hapësirë me vlera historike. Në këtë lokacion dikur ekzistonte Pallati i Madh Tudor. Restauranti i njohur Zebrano in The City, në Londër është dizajnuar nga ai. Kompania britaniko-shqiptare 4M group, me drejtor ekzekutiv Përparim Ramën ka qenë në mesin e finalistëve për shpërblimin SBID International Design Awards. Ky është njëri nga çmimet më prestigjioze në Kalendarin Global për Dizajn. Përparim Rama ishte pjesë e jurisë për çmimet e dizajnit të enterierit WIN Awards 2018. Ai është fituesi i çmimit më të mirë për dizajnim të kafenesë në botë në kuadër të garës “World Interior News” në galerinë Saatchi në vitin 2013. Njihet për angazhimin e tij në planifikim hapësinor të Lojërave OlimpikeLondër, në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në New York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në DamaskSirisë.

Kandidatura për Kryetar Komune

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantur Përparim Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë të vitit 2021. Abdixhiku përmes një njoftimi në Facebook ka konfirmuar se Rama, i cili ka jetuar e punuar në Londër, do të jetë kandidati me të cilin LDK-ja do të synojë ta kthejë në qeverisje Prishtinën.

Jeta Personale

Përparim Rama është i martuar me Kristale Ivezaj dhe kanë tre fëmijë, Arra Serafinë Rama, Tigër Rok Rama dhe Bron Nduë Rama.

Referime

Tags:

Përparim Rama JetëshkrimiPërparim Rama EdukimiPërparim Rama Karriera, çmimet dhe shpërblimetPërparim Rama ProjektetPërparim Rama Kandidatura për Kryetar KomunePërparim Rama Jeta PersonalePërparim Rama ReferimePërparim RamaArkitektiBazeliDamaskuItaliaKosovëKotorriLagosLondraMali i ZiMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutNigeriNju JorkPragaPrishtinaRepublika ÇekeShqipëriaShtetet e Bashkuara të AmerikësSiriaTiranaTurks dhe KaikosUdineUrbanistikaZvicra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Jeronim de RadaDibraLista e markave të automobilaveKulla EiffelAzia LindoreHistoriku i gjuhes letrare shqipeUniversiteti i PrishtinësMuzika populloreFjodor DostojevskiShkrimet e para shqipeBurgjet në ShqipëriShqipëria e PavarurMikroorganizmatGravitetiShqipëria OsmaneArben TaravariTikTokLumi i DrinitLimfocitiLista e gjeografive të shteteveVeshkaEkuatoriTë drejtat e njeriutArtizanati ShqiptarLejleku SqepgjerëTrashëgimia kulturoreVjosaAmerika VerioreTeuta e IlirisëMehmet FatihuRrezet ultravjollcëRebelimi i vitit 1997Fatos ArapiAmerika JugoreLeje DrejtimiInternetiAhmet KrasniqiHonore de BalzakKlima e ShqipërisëDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeKukësiFoshnjaGlobalizimiKundrinori-kryefjala-kallëzuesiMesjetaEritrocitiHIV/AIDSLumi i NerodimësRilindjaOsteoporozaEnergjiaEozinofiliaRobotikaLionel MessiPlanetiFoljaZjarriNamazi i JacisëDerivatiLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësSinonimiGjenerali i ushtrisë së vdekurDermatiti atopikKonventa për të Drejtat e FëmijësTokaSerie AKarboniYlliLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeTrekëndëshiLigjet e NjutonitEnergjia kinetikeRryma elektrikeFiset ilireTeknologjiaEzaniKanceri në mushkëriSiguria kibernetike🡆 More