Projektet janë praktikisht grupe anëtarësh të organizuar që zgjedhin të veprojnë në lidhje me një temë apo funksion të caktuar.
Me pak fjalë: Projektet janë organizime anëtarësh për të punuar për një qëllim të caktuar. Çdokush mund të bëhet pjesë e një projekti apo të krijojë një të tillë. |
Në projekte caktohen standarde, krijohen stampa, renditen detyra për t'u përmbushur si dhe diskutohen detaje; të gjitha në lidhje me temën e projektit.
Për t'u bërë pjesë e një projekti mjafton të shkoni te faqja e tij dhe të ndiqni udhëzimet atje.
Gjithësekush mundet të anëtarësohet në sa projekte të dëshirojë si dhe të krijojë vetë të tilla. Për të krijuar një projekt sigurohuni fillimisht të keni përcaktuar mirë qëllimin e tij dhe nëse do të jetë i rrafshit teknik apo jo. Për projektet teknike të mirëmbajtjes nevojitet një shkallë përvoje pak më e lartë se fillestarja. Për projektet të një natyre jo teknike, kujdesuni thjesht të keni qëllimin të mirëpërcaktuar.
Pasi keni ndarë mendjen për qëllimin e natyrën e projektit, duhet t'i vini atij një emër. Çdo projekt duhet të fillojë me Wiki: . Pjesa që vijon pas dy pikave është emri i projektit që mbetet në zgjedhjen e krijuesit. Sugjerohet paradigma Wiki: projekti + Tema për të pasur lehtësi gjetjeje nga anëtarët e tjerë, për shembull: Wiki: Projekti Shqipëri. Nga ana tjetër edhe emra të përveçëm të përbërë me lojëra fjalësh kanë avantazhet e tyre duke qenë se janë të prirur t'i japin një ndjesi më të madhe përkatësie anëtarëve të projektit e për pasojë një dedikim më të thellë në punë (për shembull, dikush mund të ndihet më "krenar" të thotë se është pjesë e ¿Hablas español? se sa Projekti Spanja, paçka se kjo do e bënte projektin më të veshtirë për tu gjetur).
Pasi të keni vendosur dhe emrin vendosni siç do vepronit për të shkruar një artikull të ri dhe krijoni faqen përkatëse të projektit. Faqja e projektit mund të përshtatet sipas nevojave por zakonisht përbëhet nga pjesët e caktuara më poshtë.
Për lehtësi pune mund të kopjoni tekstin burimor të një projekti ekzistues e të filloni të bëni ndryshimet e nevojshme për ta personalizuar projektin sipas qëllimit të tij.
Së fundmi, si në një artikull normal, projektet duhen renditur nëpër kategori.
Kategoria Projekte ([[Kategoria:Wikipedia:Projekte]] ) është e nevojshme për çdo projekt për të vendosur rregull në Wiki. Pas saj mund të vendosen kategoritë tjera sipas qëllimit të projektit.
Pasi të ruani ndryshimet projekti juaj është krijuar dhe është gati për të nisur punën. Në këtë fazë duhet të kontaktoni me një administrator nga lista këtu për t'u siguruar se çdo gjë është bërë siç duhet dhe që projekti juaj të mbrohet.
Një projekt i mirë është një projekt me shumë anëtarë aktivë. Për të gjetur vullnetarë për projektin tuaj mos kini frikë të lini një shënim në Kuvendin e Wiki shqip ku lajmëroni për ekzistencën e tij. Gjithashtu mediet sociale janë mediume perfekte për të gjetur vullnetarë. Mund të shkruani një status në Facebook, të nxirrni një fotografi të projektit në Instagram apo një lajmërim të shkurtër në Twitter. Një ide tjetër e mirë do ishte kontaktimi i grupeve të interesit në lidhje me temën e projektit. Faqet e fansave, grupet apo faqet specifike të rrjetit (website), qofshin këto shtetërore ose jo, mund të jeni një burim i shkëlqyer për të promovuar projektin tuaj dhe për të gjetur më shumë vullnetarë.
Faqet e mësipërme do ishin gjithashtu vende të mira për të kërkuar ndihmë për promovimin e projektit tuaj.
Për pyetje në lidhje me projektet mos kini frikë të shkruani te Pyetje e Përgjigje.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ndihmë:Projektet, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.