Met Godeni

Muhamet Godeni lindur në Gjakovë, Kosovë është këngëtar i muzikës popullore gjakovare.

Në rini filloj të këndojë në tubimet e të rinjve të cilat në atë kohë luanin rolin e organizatave e të shoqatave muzikore të sotit. Grupi i të rinjve në të cilin ishte aktiv Meti ishte ai i muhallës së tij dhe takohej në parkun e qytetit, në Muhallen e Geces.

Më vonë së bashku me pjesëtarët tjerë të shoqërish kulturo-artistike "Ymër Riza" përkujdesen për afirmimin dhe mbajtjen në jetë të muzikës gjakovare dhe të muzikës së Shqipërisë së veriut në territorin e Kosovës. Aktivitet e tij kanë lënë gjurmë në kulturën e muzikës në Odat gjakovare dhe në rrethinën e malësisë së Gjakovës.

Me hapjen e Radio Televizionit të Prishtinës ai dhe grupi i tij bëjnë disa xhirime të programeve muzikore. Me këtë ky art i këndimit të këngëve të vjetra shqiptare bëhet i njohur edhe në pjesën tjetër të Kosovës.

Kryesisht këngët e kënduara nga Meti përcilleshin me sharkia. Janë të njohura gazelet që këndoheshin në tubimet e festave apo të mbrëmjeve të organizuara nga qytetaret për rreth "sofrës".

Meti tani (2006) është në moshën e pleqërisë dhe ende nga këngëtarët e rinjë gjakovarë respektohet për artin e këndimit të gazeleve, me të cilën ai tek të rinjtë përcjellë frymën e kulturës së viteve të Ymer Rizës e Qamilit Vogël. Nuk është e rrallë që edhe në banketet e qytetarëve të Gjakovës, kur takohet Shkëlzen Jetishi me Metin, që i riu të i dorëzojë mikrofonin plakut i cili edhe pse në gjendje të vështirë shëndetësore ja arrin që të krijojë atmosferën e Odës shqiptare.

Tags:

Gjakova (komuna)Kosovë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Gjergj FishtaLista e aktorëve të teatrit shqiptarHixhamePneumoniaADHDLetërsiaTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiPërcaktoriSëmundjet e trashëgueshmeHarry PotterZgjebjaLista e festivaleve në KosovëPenisi i njeriutPashallëku i JaninësLista e lumenjve në ShqipëriSpondiliartrozaLumi i DrinitSistemi i frymëmarrjesShkollat e para shqipeEgjiptiRelieviTermometriMarsiDrini i BardhëHijaVeshjet popullore shqiptareLista e gjeografive të shteteveXhubletaMitologjia grekeRilindjaKrahasimiHekuriAli Baba dhe Dyzet HajdutëtLopaAlgjebraTrëndafiliSokratiMetriKinaGjitariUshtria Çlirimtare e KosovësShenjat e Urdhërave të PreraKlitoriVeprimtaria fizikeIsa BoletiniBig BangBronkitiDita Ndërkombëtare e PunëtorëveSeksi analDielliRita OraFloraLidhëzat në gjuhën shqipeGjeografia e ShqipërisëPiramidat e EgjiptitTingulliPlani i biznesitSasia e nxehtësisëOrgazmaAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveHormonet e gjëndrave mbiveshkoreSyriLista e personaliteteve ilireKompjuteriEdi RamaTikTokKanuni i Lekë DukagjinitShqiponjaIbrahim KodraEnergjia elektrikeAstrofizikaBeratiMetabolizmiPrizreniLejleku SqepgjerëTërbimi🡆 More