Merita Dabulla

Merita Dabulla është një aktore shqiptare.

Ka lindur në 18 janar 1957 në Tiranë, Shqipëri. Në vitin 1975 përfundon Liceun Artistik “Jordan Misja” për balet dhe emërohet balerinë në Tiranë dhe fillon punë si balerinë pranë Teatrit të Operës dhe Baletit ku punon deri në vitin 1976. Gjatë këtij viti ajo do të interpretojë në balete të ndryshëm si : “Cuca e maleve”, “Halili dhe Hajria”, “Familja e peshkatarit” etj. “Në vitin 1976 fillon studimet e larta në Akademinë e Arteve në Degën e Dramës. Diplomohet në vitin 1980. Gjatë kohës së Akademisë interpreton në drama e komedi si: “Gryka e Nëmur”, “I sëmuri për mend”, “Lezja”, “Prefekti”, “Zonja nga qyteti” etj. Pas diplomimit emërohet aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) më pas kalon në Cirkun e Shtetit ku punon për 13 vjet. Krahas interpretimeve të saj si aktore në teatër apo si pantonimiste në cirk ajo ka realizuar në Radio Tirana rubrikën për fëmijë “Dëgjoni emisionin e Pionierit”. Gjithashtu ka qenë edhe prezantuesja e programit javor të Televizionit Shqiptar “ E Shtuna Humor”. Merita Dabulla ka dhënë edhe mësim në Akademi, në Degën e Mjeshtërisë së Aktorit, për kllounat dhe pantonimistët. Në kinematografi ka luajtur disa role si : “Balonat”, “Përtej mureve të gurta”, “Dy herë mat” “Pesha e kohës”, “Edhe kështu edhe ashtu”, "Kur hapen dyert e jetës" etj. Në vitin 1993 largohet nga Atdheu për në Athinë (Greqi). Në Greqi është anëtare e Degës së Athinës të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Greqisë dhe punon në komisionin qëndror të Shoqatës “Liter Art”. Shkruan në gazetën lokale të Athinës dhe në gazetën “Tribuna”. Është bashkëpunëtore e revistës “Iliriana”, duke u shquar në përhapjen dhe publikimin e letërsisë shqipe në Athinë. Së fundmi Shoqata ku Ajo bën pjesë ka botuar Antologjinë e Prozës me titullin “Maska e ditës” dhe Antologjinë e Poezisë me titullin “Qiejt e shpirtit”. Këto Antologji janë fryt i punës së shkrimtarëve shqiptarë që banojnë në Greqi. Në Greqi Merita Dabulla ka interpretuar edhe në disa filma grek si “7 vjehërat e pavdekshme”, “Poshtë Akropolit”, “Vodkaportokalli”, “Kafeja e Harrasë” etj.

Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Luigj GurakuqiKiara TitoNdre MjedaNdotja akustikeAjriDializaLista e vendeve sipas sipërfaqesXhubletaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)BulimiaParisiFolkloriBimësiaDita Ndërkombëtare e PunëtorëveIzet MexhitiGreqia e lashtëKalaja e PrizrenitTokaSistemi operativMarin BarletiFormat e pashtjelluara të foljesMerkuri (planet)MigrenaKinaTërmetiUlçera në stomakVjollcaEpoka e IluminizmitGjyste VulajHolandaMajmuniLumi i ShalësDita e Shën GjergjitLista e shfaqjeve teatraleGjermaniaDashuriaPetro MarkoÇrregulimi obsesiv-kompulsivDemokraciaLogopediaNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenShtetet e Bashkuara të AmerikësGjarpriEdith DurhamAndon Zako ÇajupiSëmundja infektiveRrotullimi i TokësUrani (planet)Energjia kinetikeRuandaHolokaustiMiniera e TrepçësPozita gjeografike e ShqipërisëFoljaGreqiaGurguricaKarafiliKonferenca e Londrës (1912–1913)Emra pellazgëJohann Sebastian BachSëmundjet e syritDon Kishoti i MançësLegjendaBurimet natyrore të KosovësLulëkuqet mbi mureFigura stilistikeFazat e Rilindjes ShqiptareFeja në ShqipëriNaim FrashëriHashim ThaçiThomas EdisonLista e shteteve sipas popullsisëLumi i NerodimësUdhëtimet e GulliveritKukësiJupiteriHistoria e arteveGjergj FishtaGjeografia e Shqipërisë🡆 More