Masakra E Krushës Së Madhe

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat që kreu Ushtria Serbe gjatë Luftës së Kosovës mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.

Masakra u krye më 25 mars 1999 në fshatin Krushë e Madhe, në afërsi të Rahovecit, 1 ditë pas fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO dhe la rreth 243 viktima, ndërsa 63 nga viktimat mbeten të zhdukura. Sipas një dëshmitari, forcat serbe kishin planifikuar të masakronin 500 persona.

Masakra e Krushës së Madhe
VendndodhjaKrushë e Madhe, afër Rahovecit, Kosovë
Data25 mars 1999
ShënjestraBurra shqiptarë
Lloji i sulmitVrasje masive
Vdekjerreth 243
AutorëtForcat jugosllave të sigurisë dhe Policia serbe

Sipas dëshmitarëve shqiptarë, një njësi speciale e policisë hyri në fshat, veçoi burrat dhe djemtë dhe i vrau. Pastaj, gratë dhe fëmijët u larguan me forcë.

Historia

Gjatë Luftës së Kosovës, më 23 mars 1999, nga "Komanda e Përbashkët për Kosovën dhe Metohinë" u nxor një urdhër për ofrimin e ndihmës MUP-it të Serbisë për asgjësimin e "terroristëve shqiptarë"(Serbisht: Siptarke Teroricke Snage) në zonën e Rahovecit, Suharekës dhe Krushës së Madhe. Sipas urdhërit thuhej se UÇK me rreth 50-100 trupa të armatosura ishte e vendosur në këto fshatra. Urdhëri u dha detyrë forcave serbe të rrethojnë Krushën e Madhe dhe të parandalojnë largimin nga fshati të STS-ve, duke aluduar në forcat e UÇK-së.

Më 24 mars, Ushtria dhe policia e Jugosllavisë rrethuan Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël. Pasi granatuan këto dy fshatra, policia dhe ushtria filluan djegien dhe plaçkitjen e shtëpive të shqiptarëve të Kosovës, i larguan të gjitha veturat private dhe kështu bëri që shumë fshatarë të fshihen nëpër bodrumet e nëndheshme apo vende të tjera më të sigurta. Më 25 mars, ushtria serbe kreu masakrën mbi fshatarët duke lënë kështu 105 të vrarë.

Në një incident pasues më ose rreth 28 marsit, një grup i të mbijetuarve që nuk e kishin lënë apo ishin kthyer në Krushë të Madhe u kapën nga policia, e cila më pas i ndau burrat nga gratë dhe fëmijët dhe 47 burrave u tha të largoheshin. Ndërsa po ecnin, policia filloi të qëllojë ndaj tyre. Rreth 23 burra u vranë aty. Një burrë ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë tërë ditën mes kufomave. Ai më vonë u nis për në Nagavc ku tha se policia zhvati dhe mblodhi 53.000 DM nga njerëz nga fshatrat përreth në këmbim të sigurisë së tyre.

Viktimat

Viktima të kësaj masakre ishin banorët e fshatit Krushës e Madhe. Aty u vranë deri në 105 persona, shumica djem dhe burra pasi ishin ndarë nga familjarët e tjerë të tyre.

Sa i përket numrit të të vrarëve në Krushë të Madhe dhe në këtë masakër, burime të ndryshme shfaqin të dhëna të ndryshme. Kjo varësisht nga spektri i ditëve të marra për bazë. Disa hulumtime i shfaqin si të vrarë 90 persona dhe disa si 105. Gjithsesi, si më e saktë, duke marrë parasysh vetëm masakrën e ndodhur më 25 mars 1999 në Krushë të Madhe, merret raporti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë i cili thotë se aty u vranë 105 burra dhe djem.

Gjykimet për krime lufte

Masakra në Krushë të Madhe u bë një pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër Slobodan Milosheviçit dhe udhëheqësve të tjerë serb politikë dhe ushtarakë:

Më ose rreth 25 mars 1999, fshatrat Velika Kruša dhe Mala Kruša / Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël u sulmuan nga forcat e RFJ-së dhe të Serbisë.

Banorët e fshatit u strehuan në një zonë të pyllëzuar jashtë Velika Kruša / Krushës së Madhe, ku ata ishin në gjendje të vëzhgonin policinë duke plaçkitur sistematikisht dhe më pas duke djegur shtëpitë e fshatarëve.

Në ose rreth mëngjesit të 26 marsit 1999, policia serbe vendosi fshatarët në pyll.

Policia urdhëroi gratë dhe fëmijët e vegjël të linin zonën dhe të shkonin në Shqipëri. Pastaj policia kontrolloi burrat dhe djemtë dhe mori dokumentet e tyre të identitetit, pas së cilës ata u detyruan të ecin në drejtim të një shtëpie të pabanuar midis pyllit dhe Krushës së Vogël.

Sapo burrat dhe djemtë u mblodhën brenda shtëpisë, policia hapi zjarr ndaj grupit.

Pas disa minutash zjarri, policia grumbulloi sanë mbi burrat dhe djemtë dhe i vuri zjarrin në mënyrë që të digjte kufomat. Si rezultat i të shtënave dhe zjarrit, afro 105 burra dhe djem shqiptarë u vranë nga policia serbe.

-Padi për Krime Lufte ndaj Millosheviçit dhe të tjerëve

Dëshmitë

Milaim Bellanica, dëshmitar i Masakrës së Krushës, ka treguar se filmimet e të vrarëve të masakrës së kryer nga forcat serbe në mars 1999 mbi civilët shqiptarë, ia kishte dhënë Lulzim Bashës, dhe që atëherë filmimet kishin humbur. Nga ana tjetër, Basha në një studio televizive deklaroi se nuk e kishte takuar kurrë Milaim Bellanicën.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Masakra E Krushës Së Madhe HistoriaMasakra E Krushës Së Madhe ViktimatMasakra E Krushës Së Madhe Gjykimet për krime lufteMasakra E Krushës Së Madhe DëshmitëMasakra E Krushës Së Madhe Shih edheMasakra E Krushës Së Madhe ReferimeMasakra E Krushës Së Madhe Lidhje të jashtmeMasakra E Krushës Së MadheBombardimi i Jugosllavisë nga NATOForcat e Armatosura të Serbisë dhe Malit të ZiKosovaKrusha e MadheLufta e KosovësRahoveci

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sëmundjet e gjakutBlerim DevolliMigjeniSulfuriBashkitë e ShqipërisëFoljaBifurkacioni i lumit të NerodimësLojërat OlimpikeThomas EdisonLlojet e vargjevLedion LiçoZgjebjaKoreja e JugutÇKroaciaPrincipata e ArbëritSulejman VokshiKrimet e regjimit komunist në ShqipëriVallet shqiptareSerie ANumri piLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësAthinaTiroidetAmnistiShoqëriaKuzhina shqiptareBallkaniMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikMjedisiMultiple sklerozaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreMesjetaBaleti në ShqipëriHimni i FlamuritSinjalet rrugore në ShqipëriYlliKolesteroliFarëAlbert AjnshtajniShqiponjaVitaminaShtatë mrekullitë e botësGlobalizimiEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreInteligjenca artificialeMetri katrorDemografia e KosovësDeti MesdheLuigj GurakuqiKategoria SuperioreInflacioniDialektet e gjuhës shqipeKinaBifurkacioniLeje DrejtimiHormonetIsak NjutoniPranveraMuhammediLista e kafshëve të egraAdolf HitleriHashim ThaçiDemokraciaInsulinaDasma shqiptareTelefoniHarry PotterProzaBusullaStatistikaVendkalimet kufitare të ShqipërisëFerma VIPKalendariAmerika Jugore🡆 More