Lulzim Basha: Kryeministër i Shqipërisë

Lulzim Basha (lindi më 12 qershor 1974) në Tiranë, është politikan shqiptar, ish-Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, deputet i Legjislaturës IX të Kuvendit të Shqipërisë, ish-kryetar i Partisë Demokratike të Shqpërisë dhe ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës gjatë mandatit 2011–2015.

Arsimimi dhe veprimtaria para politike

Lulzim Basha mbaroi shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi”, si dhe shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Në vitin 1993, Basha nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku mori titullin Jurist (Meester in de Rechten ekuivalenti i LLM) i specializuar në të drejtën europiane dhe ndërkombëtare publike. Gjatë periudhës maj 1998 – korrik 1999, Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti aktakuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. Gjatë periudhës korrik 2000 – tetor 2001 ai ushtroi detyrën Këshilltar Ligjor në Departamentin e Drejtësisë së Administratës së Kombeve të Bashkuara UNMIKKosovë. Nga tetori i vitit 2001 deri në nëntor 2002 punoi si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Nga nëntori i vitit 2002 deri në janar 2005 punoi si Këshilltar Special për Tranzicionin në Departamentin e Drejtësisë së UNMIK-ut, Prishtinë, Kosovë. Përgjegjës për përgatitjen e tranzicionit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut drejt një Ministrie të Drejtësisë të Kosovës.

Familja e Lulzim Bashës është me prejardhje nga Drenica e Kosovës kur në vitet 40-të të shekullit të kaluar gjyshi i tij detyrohet të ikë nga Kosova pas torturave serbe.

Veprimtaria politike

Basha iu bashkua Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar të vitit 2004 si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) në Partinë Demokratike, duke qënë përgjegjës për koordinimin e punës së ekspertëve dhe komisioneve të KOP-it në përgatitjen, diskutimin dhe shpalljenm e 17 projekt-platformave qeverisëse për Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ai u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti. Ai shërbeu si zëdhënës partisë gjatë zgjedhjeve parlamentare vitit 2005 në të cilat ai u zgjodh në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i zonës zgjedhore nr. 33 në Tiranë, një prej zonave të vështira elektorale për Partinë Demokratike.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, Lulzim Basha u emërua nga Kryeministri Sali Berisha Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku ai shërbeu për një periudhë prej dy vjetësh, derisa ai u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2007. Kur Basha ishte Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit qeveria e Berishës filloi veprën më të madhe infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, Rrugën Durrës-Kukës, që përfshin ndërtimin e një tuneli 5.6km. Kjo rrugë bashkon Shqipërinë me Kosovën dhe njihet ndryshe edhe si Rruga e Kombit. Në 9 mars 2007 Prokuroria e Tiranës regjistron procedimin penal ndaj Lulzim Bashës, pas një interviste në media të një zyrtari të Ministrisë së Transporteve i cili fliste për shkelje të barazisë në tendera dhe korrupsion në ndërtimin e Rrugës së Kombit. Meqënëse Basha ishte deputet Prokuroria e Tiranës is kaloi procedimin penal Prokurorisë së Përgjithshme pas 6 muajve më 13 tetor 2007. Më 15 nëntor Prokuroria e Përgjithëshme i kërkoi parlamentit autorizimin për nisjen e ndjekjes penale ndaj Lulzim Bashës me akuzën për korrupsion dhe abuzim të pushtetit në lidhje me dhënien e kontratës së ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës një kompanie të përbashkët amerikano-turke. Basha i kërkoi parlamentit të heqë imunitetin e tij dhe në të njëjtën kohë i konsideroi akuzat si të motivuara politikisht. Kuvendi e dha autorizimin për prokurorinë më 31 dhjetor 2007. Prokuroria e thirri disa herë Lulzim Bashën për ta njohur me çështjen, por Basha nuk u paraqit duke nxjerrë arësye shëndetësore. Diana u paraqit në Gjykatën e Lartë më 5 dhjetor 2008. Gjykata e Lartë e Shqipërisë i pushoi hetimet për shkak të kalimit të afateve hetimore.

Në maj të vit it 2007 Basha u emëruasi Ministër i Punëve të Jashtme nga Kryeministri Sali Berisha detyrë të cilën e mbajti deri në shtator 2009.

Lulzim Basha: Arsimimi dhe veprimtaria para politike, Veprimtaria politike, Referime 
Lulzim Basha, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe Condoleezza Rice, Sekretare e Shtetit e SHBA-së ne vitin 2008.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në të cilat Lulzim Basha u zgjodh deputet i Elbasanit, ai u emërua si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re Berisha. Si Ministër i Brendshëm, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, ai punoi për zbatimin e të gjitha kritereve të kërkuara për udhëtim pa viza të shqiptarëve në vendet Shengen, përfshirë modernizimin e vendkalimeve kufitare të Shqipërisë dhe sistemit të policisë së emigracionit, lëshimin i pasaportave biometrike të sigurisë së lartë dhe një luftë më të ashpër kundër veprimtarisë kriminale dhe pasurive kriminale. Këto hapa u përshëndetën nga organizmat ndërkombëtarë sidomos nga EUROPOL dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit dhe çuan në vendimin e Bashkimit Europian më 8 nëntor, 2010 për heqjen e vizave të udhëtimit për qytetarët shqiptarë duke filluar nga 15 dhjetori i vitit 2010.

Në vitin 2011, Basha kandidoi për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i Partisë Demokratike dhe Koalicionit Aleanca për Qytetarin, duke sfiduar Edi Ramën, kryetarin e atëhershëm të Bashkisë dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Fushata zgjedhore e Bashës u fokusua në projektet për Tiranën dhe qytetarët e saj dhe jo në sulme personale ndaj kundërshtarit të tij. Pas një procesi të gjatë numërimit të votave, Basha u zgjodh kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës.

Nën drejtimin e Bashës si Kryetar i Bashkisë, Tirana u pajis për herë të parë në historinë pas-komuniste me një Plan të Përgjithshëm Urbanistik, duke i dhënë fund përfundimisht, kaosit të ndërtimeve në Tiranë. Plani u përpilua pas një diskutimi të gjerë me qytetarët e Tiranës, me arkitektë, inxhinjerë, shoqatat ambientaliste dhe shoqata të tjera të interesuara. Në këtë plan përfshihen gjithashtu tre projekte të mëdha: Bulevardi i Ri dhe Sistemimi i Lumit të Tiranës, Terminali Shumëfunksional i Autobuzëve dhe Trenit dhe Linjat e Tramvajit Kinostudio-Kombinat dhe Sheshi "Nënë Tereza"-Terminali Shumëfunksional.

Bulevardi i Ri është vepra më e madhe urbanistike në Tiranë në 80 vitet e fundit. Ai është 70 metra i gjerë dhe zgjatet nga bulevardit egzistues deri në Paskuqan. Konkursi për projektin e Bulevardit përfundoi në vitin 2012 dhe u fitua nga studioja britanike "Grimshaw Architects". Projekti i detajuar përfundoi në vitin 2013 dhe po këtë vit filluan punimet për ndërtimin e Bulevardit. Mbas zgjedhjeve të qershorit 2013 me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, punimet e Bulevardit u ndërprenë.

Lulzim Basha: Arsimimi dhe veprimtaria para politike, Veprimtaria politike, Referime 
Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso në Takimin e PPE-së në Meise, Belgjikë në tetor 2013,

Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për ndërprejen e punimeve në Bulevardin e Tiranës dhe për mosfillimin e punimeve në dy projektet e tjera. Në një intervistë në emisionin "Opinion" në TV Klan në maj 2015 Basha deklaroi se Ministri i Financave Shkëlqim Cani refuzon të depozitojë firmat e Autoritetit Kontraktual në Fondin e Abu Dabit. Ai akuzoi gjithashtu Kryeministrin Rama, që refuzoi garancinë shtetërore për një financim nga qeveria franceze për ndërtimin e linjës së tramvajit në Tiranë, projekti i të cilit është i përfunduar dhe pret të fillohet nga puna.

Nga maji i vitit 2005 dhe në 18 dhjetor të vitit 2021 ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Nga prilli i vitit 2005 dhe në vazhdim është anëtar i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mbas dorëheqjes së Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha, Lulzim Basha shpalli kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike më 22 korrik 2013, Lulzim Basha fitoi kundrejt kandidatit tjetër Sokol Olldashi duke fituar 80% të votave të anëtarësisë se PD. Në këtë garë për herë të parë u zbatua parimi "një anëtar një votë".

Në zgjedhjet lokale të vitit 2015 Basha nuk rikandidoi si kryetar i Bashkisë Tiranë. Në këto zgjedhje Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha humbi në të gjitha bashkitë e mëdha, me përjashtim të Shkodrës si dhe në shumicën e bashkive të tjera.

Në zgjedhjet e pëgjithshme parlamentare të qershorit të vitit 2017 Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha pësoi humbjen më të madhe në historinë e saj. Listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike e bëri vetë Lulzim Basha pa u konsultuar me organet vendim marrëse të partisë.

Më 18 shkurt 2019 me kërkesë të Lulzim Bashës, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dorëzon mandatet e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Ky veprim u pasua edhe nga deputetët e partive të tjera parlamentare të opozitës. Dorëzimi masiv i mandateve nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

Më 11 dhjetor 2021, Kuvendi Kombëtar i jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike i thirrur nga antarësia e Partisë Demokratike vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës nga detyra e Kryetarit të PD-së dhe drejtimin e Partisë nga Komisioni i Rithemelimit i përbërë nga 29 anëtarë. Një referendum i anëtarëve të Partisë Demokratike i mbajtur më 18 dhjetor 2021 miratoi vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit. Në referendum morën pjesë mbi 44.000 anëtarë. Mbi 43.000 anëtarë votuan pro vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Dekriminalizimi i Parlamentit dhe Administratës Shtetërore

Në seancën parlamentare të datës 10 korrik 2014 deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, duke folur në podium akuzoi kryeministrin Edi Rama se në grupin parlamentar të Partisë Socialiste kishte futur 19 deputetë me precedentë penalë. Disa minuta më vonë, gjatë kohës që deputeti Strazimiri ishte në korridorin pranë sallës së seancave të Kuvendit, ai u sulmua me grushta nga deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe disa sekonda më vonë edhe nga deputeti tjetër i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu. Në një postim në Facebook, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, duke e krahasuar këtë incident me incidente të mëparshme në parlament e quajti "thjesht skuqjen e pjesës lakuriqe të kokës". Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha vendosi të bojkotojë parlamentin deri në miratimin e një ligji që do të çonte në pastrimin e Parlamentit dhe administratës shtetërore nga njerëzit me të kaluar kriminale. Me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, në dhjetor të vitit 2014, u arrit një marrëveshje midis Grupit Parlamentar të PD-së dhe PS-së për miratimin e ligjit të kërkuar nga Partia Demokratike. Pas një viti më 17 dhjetor 2015 ligji u miratua me konsensus. Kjo u quajt një arritje e madhe e opozitës dhe drejtuesit të saj Lulzim Basha.

Zhdukja e filmimeve të Masakrës së Krushës

Milaim Bellanica, dëshmitar i Masakrës së Krushës, ka treguar se filmimet e të vrarëve të masakrës së kryer nga forcat serbe në mars 1999 mbi civilët shqiptarë, ia kishte dhënë Lulzim Bashës, dhe që atëherë filmimet kishin humbur. Nga ana tjetër, Basha në një studio televizive deklaroi se nuk e kishte takuar kurrë Milaim Bellanicën.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Lulzim Basha Arsimimi dhe veprimtaria para politikeLulzim Basha Veprimtaria politikeLulzim Basha ReferimeLulzim Basha Lidhje të jashtmeLulzim BashaKuvendi i ShqipërisëPartia Demokratike e ShqipërisëTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Arqile BotiMesxhidi AksaApoloniaMehmed pashë BushatlliuXhensila MyrtezajKarnavaletForcat e Mbrojtjes të IzraelitIndiaDemografia e IzraelitHistoria e ÇamërisëNamazi i JacisëAndre-Mari AmperUjkuShteti i PalestinësDarka e gabuarVaçe ZelaKapedani (film)JordaniaIslamiParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaSkënderbeuIntensiteti i dritësPashallëku i ShkodrësLista e lumenjve në ShqipëriZvicraMercedes-BenzSionizmiLista e vullkaneve aktivë në botëGjuha grekeLufta e Dytë BotëroreMacjaFan NoliQarku i DurrësitRespekt per te moshuarveTokaBimësiaLepuri i butëKiara TitoArkitektura islameZhurmat në veshEnver HoxhaJaponiaVullnetarizmiAndon Zako ÇajupiPulsi i zemrësKrujaGjakuShtetet anëtare të Bashkimit EvropianIsak NjutoniVullkaniSëmundja infektiveBifurkacioni i lumit të NerodimësAnne FrankSëmundja e AlzheimeritNikola KopernikuTruriHasan TahsiniEshtrat e njeriutArabia SauditeShqiptarët në GreqiIslami Shi'iPeshkopiaProblemet mjedisore në ShqipëriLista e lumenjve në KosovëJemeniKarl MarksiKësulëkuqjaShkodraMaltaCopëtimi i ShqipërisëFerma VIPINTELEGJENCA ARTIFICIALEAnton PashkuEpiriKalaja e BashtovësLufta e KosovësNdërtimi i brendshëm i Tokës🡆 More