Partitë politike të ftuara në takim nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha, nënshkruajnë Marrëveshjen e Paktit Kombëtar.
Kjo marrëveshje u firmos nga ish-Presidenti i Republikës, Sali Berisha dhe nga përfaqësuesit e 10 partive politike pjesëmarrëse në këtë takim. Marrëveshjes i bashkëngjiten edhe dy shënime. I pari ka të bëjë me kërkesën që të gjithë partitë politike i bëjnë Partisë Socialiste për t’u futur në Parlament. Dhe i dyti me një pretendim të Partisë Balli Kombëtar që thuhet se kjo parti është dakord me të gjitha pikat e kësaj platforme, por vlerëson që qeveria duhet të quhet Qeveri e Mirëkuptimit Kombëtar. Më pas Sali Berisha takon ministrin e Jashtëm italian, Dini, i cili e përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje. Edhe SHBA përmes radios "Zëri i Amerikës" shprehen se janë shumë të kënaqura me këtë marrëveshje. Pasiguria,ankthi dhe krismat kanë pushtuar shumë qytete të vendit. Bandat e rebelëve të armatosur kanë hapur shumë depo armësh në qytetet kryesore të Jugut. Drejtuesit e këtyre bandave bëjnë thirrje për të marshuar drejt Tiranës.
Në këtë marrëveshje thuhet : PD, PS, PR, PBDNJ, PBK, PSD, PAD, PBSD, PLL dhe PDK bien dakord që :
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Marrëveshja e 9 Marsit 1997, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.