Marrëdhëniet Mes Kosovës Dhe Bashkimit Evropian

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian zyrtarisht janë vendosur më 6 nëntor të vitit 2002 me të ashtuquajturin Mekanizëm i Stabilizimit dhe Shoqërimit (STM) ndërsa janë rikonfirmuar edhe në Samitin e Selanikut në vitin 2003.

Kosova Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian dhe Kosova
  Kosova

Më 1 prill të vitit 2005 Komisioni Evropian miraton një komunikatë mbi të ardhmen evropiane për Kosovën. Më tutje ato janë konsoliduar edhe gjatë procesit të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjithashtu Kosova merr pjesë në Procesin e Stabilizim Asociimit në Ballkan dhe është njohur si një kandidat i mundshëm (potencial) për anëtarësim në BE.

Historiku

Kosova ka kërkuar që të njihet si një komb i pavarur duke shpallur pavarësinë e saj nga Serbia, pas Luftës së Kosovës, Shpërbërjes së Jugosllavisë dhe konflikteve të armatosura në Jugosllavi. Gjatë kësaj periudhe, shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e NATO-së ndërhynë politikisht, ushtarakisht dhe më vonë ligjërisht për të ndaluar konfliktet dhe për të rivendosur paqen në Ballkan .

Për disa vende të rajonit, njohja tregtare dhe diplomatike e Kosovës ende nuk është arritur. Për më tepër, pavarësia e saj njihet vetëm nga 23 prej 28 vendeve të BE-së. Prandaj, mungesa e një pozicioni të qartë të Komisionit Evropian, çështjet e korrupsionit dhe paqëndrueshmëria politike, diplomatike dhe ekonomike e Kosovës, nuk lejojnë akoma fillimin e procedurave të pranimit. Përkundër këtyre rrethanave, ndihma financiare dhe një dialog i rregullt për stabilizim i japin Kosovës statusin e kandidatit të mundshëm (potencial) për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Më 23 prill të vitit 2008 Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi e konsideronte pranimin në Bashkimin Evropian si një "prioritet absolut (priorité absolue)" duke shpresuar arritjen e këtij qëllimi në vitin 2015 .

BE kontribuon në stabilitetin e Kosovës përmes misionit të saj në Kosovë EULEX, Përfaqësuesin e saj Special dhe Zyrën Civile Ndërkombëtare në Prishtinë. Komisioni Evropian gjithashtu bën rekomandime se si të përmbushen kriteret për anëtarësimin në BE, të përcaktuara në Partneritetin Evropian për Kosovën.

Bashkimi Evropian e konsideron Kosovën si një kandidat i mundshëm potencial për një zgjerim të ardhshëm të Bashkimit Evropian edhe pse Kosova ende nuk ka paraqitur një kandidaturë zyrtare për anëtarësim.

Megjithatë, fakti që BE-ja ka njohur Kosovën si një kandidat i mundshëm potencial për anëtarësim është një hap pozitiv në drejtim të njohjes së plotë të Kosovës.

Referime

Bibliografia

  • Dérenset, Jean-Arnaud; Samary, Catherine (2000). Les conflits yougoslaves de A à Z (në frëngjisht). Éditions de l'Atelier. ISBN 2-7082-3532-X.
  • Bajraktari, Halim (2010). Kosovo Challenge of Integration in the European Union (në anglisht). GRIN Verlag. fq. 23. ISBN 978-3-6406-4925-9.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Tags:

Marrëdhëniet Mes Kosovës Dhe Bashkimit Evropian HistorikuMarrëdhëniet Mes Kosovës Dhe Bashkimit Evropian ReferimeMarrëdhëniet Mes Kosovës Dhe Bashkimit Evropian BibliografiaMarrëdhëniet Mes Kosovës Dhe Bashkimit Evropian Shih edheMarrëdhëniet Mes Kosovës Dhe Bashkimit Evropian Lidhje të jashtmeMarrëdhëniet Mes Kosovës Dhe Bashkimit Evropian2008Bashkimi EvropianKosovaKosovëMarrëveshja e Stabilizim AsociimitZgjerimi i Bashkimit Evropian

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ButrintiDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëIlirëtMesjetaAkiliJudaizmiJulian DedaZvarranikëtMarin BarletiPoseidoniAzia LindoreGjergjiKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeAtletikaKongresi i ManastiritBulimiaAsdren GjikolliMetaforaLuigj GurakuqiADNEmiratet e Bashkuara ArabePjetër BogdaniLëkuraHans Kristian AndersenAnarkiaSëmundjet e gjakutPyetja retorikeDetiHistoria e TiranësPërralla e shqiponjësFazat e Rilindjes ShqiptarePiramidat e EgjiptitLista e markave të automobilaveParafjalaSerie ALegjendaHistoria e arteveSindroma DownPanairi i botësKroaciaPenisi i njeriutGjeometriaVloraEposi i kreshnikëveMuzeu Kombëtar i KosovësKalaja e PrizrenitTuberkuloziEnzimatAdem JashariKaliMiniera e TrepçësSistemi nervorHerodotiEpitetiLista e vendbanimeve ilireLëvizja Nacional-ÇlirimtareShkupiÇrregullimi bipolarLetërsia shqipePenisiKosovaWolfgang Amadeus MozartKosova dhe bukuritë e sajThomas EdisonKarnavalet brazilianeMona LizaHomeriÇUshtria Çlirimtare e KosovësFyelliDemografia e KosovësDardanëtDokumentet e Gjuhes ShqipePirro DhimaEnergjia elektrikeTeleskopiIsmail KadareRryma elektrike🡆 More