Shpallja E Pavarësisë Së Kosovës: Akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 minuta, në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja E Pavarësisë Së Kosovës: Historiku, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Reagimet
Stema e Kosovës
Shpallja E Pavarësisë Së Kosovës: Historiku, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Reagimet
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
Shpallja E Pavarësisë Së Kosovës: Historiku, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Reagimet
Monumenti Newborn u zbulua në festimet e vitit 2008 pas Deklarimit të Pavarësisë së Kosovës po atë ditë, më 17 shkurt 2008, në kryeqendrën e Kosovës Prishtinë.
Shpallja E Pavarësisë Së Kosovës: Historiku, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Reagimet
Harta e Republikës së Kosovës
Shpallja E Pavarësisë Së Kosovës: Historiku, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Reagimet
Kështu është festuar Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nga shqiptarët në Zvicër

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përmes një Vendimi Këshillëdhënës rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar.

Historiku

Shpallja E Pavarësisë Së Kosovës: Historiku, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Reagimet 
Monumenti Newborn disa vite më vonë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombetare në Kosovë.

Prej 13 qershorit të vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ky vend administrohej nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara - UNMIK dhe Institucionet Vetëqeverisëse të Kosoves: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

"Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës."

Leximi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës është bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në prani të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe Presidentit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në kryeqendrën e Kosovës - Prishtinë, më 17 shkurt të vitit 2008. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit. 

Terminologjia e deklaratës thotë se Pavarësia e Kosovës është e kufizuar në parimet e përcaktuara nga Plani i Ahtisaarit. Ajo ia ndalon Kosovës të bashkohet me çfarëdo vendi tjetër, ofron vetëm kapacitete të kufizuara ushtarake, thotë se Kosova do të jetë nën mbikëqyrje ndërkombëtare dhe parashikon mbrojtjen e minoriteteve etnike. Versioni origjinal i papirusit të deklaratës është nënshkruar nga delegatët po atë ditë. Teksti i deklaratës në gjuhën shqipe është i vetmi dokument autentik.

Reagimet

Shpallja E Pavarësisë Së Kosovës: Historiku, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Reagimet 
Pozita e Kosovës në kohën e Jugosllavisë

Vendet ish-Jugosllave

Më 23 shkurt, 44 protestues kroatë u arrestuan pas djegies së flamurit serb, në sheshin kryesor të Zagrebit (Kroaci), pasi që protestuesit serbë sulmuan ambasadën kroate në Beograd, Serbi.

Qindra demonstrues serbë të Bosnjës në Banjallukë më 26 shkurt 2008 u drejtuan për në zyrën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke u përleshur me policinë përgjatë rrugës.

Në Malin e Zi, protesta u mbajtën në Podgoricë më 19 shkurt. Protestuesit tundnin flamujtë e Partisë Popullore Serbe dhe të Partisë Radikale Serbe. Partitë serbe të kryesuara nga Lista Serbe bënin thirrje për një protestë më 22 shkurt, për të protestuar ndaj Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Vendet e Bashkimit Evropian

Më 18 shkurt 2008 presidenca e BE njoftoi se pas një dite bisedimesh të ashpra midis ministrave të jashtëm, që vendet anëtare ishin të lira të vendosnin individualisht nëse do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin. Disa personalitete spanjolle e kundërshtuan mënyrën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Pak para Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian aprovoi vendosjen e një misioni joushtarak 2,000 anëtarësh për Sundimin e Ligjit, "EULEX", për të zhvilluar më tej sektorin e policisë dhe drejtësisë në Kosovë. Të gjithë njëzet e shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan mandatin e EULEX-it, duke përfshirë këtu edhe pakicën e pesë vendeve të BE që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia ka pohuar se kjo është një okupim dhe se masat e BE-së janë të paligjshme.

Organizata e Kombeve të Bashkuara

Pas një kërkese nga Rusia, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një sesion urgjent në pasditen e 17 shkurtit. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, lëshoi një deklaratë asnjanëse duke kërkuar nga të gjitha palët "të përmbahen nga çdo veprim i deklaratave që mund të rrezikojnë paqen, nxisin dhunën ose rrezikojnë sigurinë në Kosovë apo në rajon". Duke folur në emër të gjashtë vendeve - Belgjika, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara - ambasadori belg shprehu keqardhjen "se Këshilli i Sigurimit nuk mund të bjerë dakord për rrugën përpara, por ky bllokim ka qenë shumë i qartë për disa muaj. Ngjarjet e sotme përfaqësojnë përfundimin e një procesi të statusit që ka shteruar të gjitha rrugët në ndjekje të një rezultati të negociuar".

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Shpallja E Pavarësisë Së Kosovës: Historiku, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, Reagimet 
Dëgjimi publik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me rastin e Vlerësimit të Pajtueshmërisë me të Drejtën Ndërkombëtare të Deklaratës për Shpalljen e Pavarësisë nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë.

Më 22 korrik 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë shpalli Vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën vlerësonte se Deklarata e Kosovës për Pavarësi nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe se autorët e saj ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës dhe Institucionet e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes), pra jashtë kuadrit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara dhe prandaj nuk ishin të detyruar me Kornizën Kushtetuese të Kosovës (shpallur nga UNMIK-u) ose nga UNSCR1244 që është i drejtuar vetëm për Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe Organet e Kombeve të Bashkuara. Para shpalljes së deklaratës, Hashim Thaçi tha se nuk do të ketë asnjë "fitues apo humbës" dhe se "unë pres që ky të jetë një vendim i saktë, në pajtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Nga ana e saj Kosova duhet të respektojë mendimin këshillues." Për pjesën e tij, Boris Tadiqi, presidenti i Serbisë, paralajmëroi se "Nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendos një parim të ri, ajo do të shkaktojë një proces që do të krijonte disa vende të reja dhe do të destabilizonte shumë rajone në botë."

Shih edhe

Bibliografia

(Anglisht)

  • Lellio, Anna Di (qershor 2006), The case for Kosova: passage to independence (në anglisht), Anthem Press, ISBN 978-1-84331-229-1
  • Elsie, Robert (2004), Historical Dictionary of Kosova (në anglisht), Scarecrow Press, ISBN 978-0-8108-5309-6
  • Malcolm, Noel (1998), Kosovo: A Short History (në anglisht), Macmillan, ISBN 978-0-333-66612-8
  • Buckley, William Joseph: Kosovo. Contending Voices on Balkan Interventions, ed., William B. Eerdmans, Grand Rapids, Michigan & Cambridge U. K, 2000.
  • Perritt, Jr. Henry H. (2010) The Road to Independence for Kosovo: A Chronicle of the Ahtisaari Plan, Cambridge University Press, ISBN 9780521116244
  • Bajraktari, Halim. (2010) Kosovo Challenge of Integration in the European Union, GRIN Verlag, ISBN 978-3-6406-4925-9
  • Warbrick, Colin. (2008)"I. Kosovo: The Declaration of Independence." International and Comparative Law Quarterly 57.03: 675-690.
  • Vidmar, Jure. (2009) "International Legal Responses to Kosovo's Declaration of Independence." Vand. J. Transnat'l L. 42: 779.
  • Ioannis Armakolas and James Ker-Lindsay. 2019. The Politics of Recognition and Engagement: EU Member State Relations with Kosovo. Springer.
  • Visoka, Gëzim. 2018. Acting Like a State: Kosovo and the Everyday Making of Statehood. Routledge.

(Frëngjisht)

  • Dérenset, Jean-Arnault et Catherine Samary (2000) Les conflits yougoslaves de A à Z, Éditions de l'Atelier, ISBN 2-7082-3532-X
  • Garapon, Antoine Kosovo, un drame annoncé, éditions Michalon, 1999.
  • Myriam Gaume, Kosovo, la guerre cachée, Médecins sans Frontières / éditions Mille et une nuits, collection « Les petits libres », 1999.
  • Jean-Michel De Waele & Gjeloshaj, Kolë (1999) De la question albanaise au Kosovo, éditions Complexe, Paris, ISBN 2870277946
  • Pauly, Philippe-Xavier: Kosovo assiégé, Préface d'Alain Griotteray, éditions L'Âge d'Homme, 64 p., 1er juin 2000 ISBN 978-2-8251-1390-5
  • Métais, Serge: Histoire des Albanais. Des Illyriens à l'indépendance du Kosovo. Essai sur les racines du peuple albanais, Fayard, Paris, 2006 ISBN 2213628947
  • Anne-Marie Lizin, Kosovo, l'inévitable indépendance, Édition Luc Pire, 2007 ISBN 2874157716
  • Castellan, Georges (1999) Histoire des Balkans, XIVe-XXe siècle, Fayard, ISBN 2213605262
  • Dérenset, Jean-Arnault: Kosovo. Année zéro, préface de Marek Antoni Nowicki, Paris: Paris-Méditerranée, 2004.
  • Gricourt, Sébastien: Kosovo: Récits sur la construction d'un État, éditions Non Lieu, 2014.

(Gjermanisht)

  • Karl Kaser, Wolfgang Petritsch, Robert Pichler: Kosovo/Kosova. Mythen, Daten, Fakten. Wieser, Klagenfurt 1999, ISBN 3-85129-304-5.
  • Christine von Kohl, Wolfgang Libal: Kosovo: gordischer Knoten des Balkan. Europaverlag, Wien/Zürich 1992, ISBN 3-203-51161-4.
  • Jeton Neziraj, Timon Perabo: Sehnsucht im Koffer. Geschichten der Migration zwischen Kosovo und Deutschland. Be.bra Verlag, Berlin 2013, ISBN 3-95410-011-8.
  • Hiphold, Peter (Hrsg.): Das Kosovo-Gutachten des IGH vom 22. Juli 2010. Leiden, Boston 2012, ISBN 978-90-04-20482-9.

Lidhje të jashtme

Një kategori në Wiki Commons përmban dokumente multimediale për Shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Referime

Tags:

Shpallja E Pavarësisë Së Kosovës HistorikuShpallja E Pavarësisë Së Kosovës Deklarata e Pavarësisë së KosovësShpallja E Pavarësisë Së Kosovës ReagimetShpallja E Pavarësisë Së Kosovës Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të DrejtësisëShpallja E Pavarësisë Së Kosovës Shih edheShpallja E Pavarësisë Së Kosovës BibliografiaShpallja E Pavarësisë Së Kosovës Lidhje të jashtmeShpallja E Pavarësisë Së Kosovës ReferimeShpallja E Pavarësisë Së Kosovës17 shkurtKuvendi i KosovësKuvendi i Republikës së KosovësPrishtina

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ismail KadareDemografia e IzraelitMine PezaHarta e BotësKështjella (Ismail Kadare)Dafina ZeqiriTeknologjiaMorfinaPalestinaQarku elektrikNamazi i AkshamitMitozaPozicioni mbrapshtZorra e trashëSterjo SpasseFilozofiaInxhinieria gjenetikeLimfocitiSerbiaAlbin KurtiLista e bimëveMajat më të larta malore në KosovëEnergjia potencialeVaginaADHDBronkitiIkametiMarrëdhënia seksualeElektricitetiHistoria e Jehudëve në ShqipëriZana e malitBreshkaRilindja Kombëtare ShqiptarePenicilinaMësonjëtorja e KorçësHolokaustiKrimet e regjimit komunist në ShqipëriSelanikuWilliam ShakespeareÇiljeta XhilagaZeusiAriAlfabeti arabMujdin Aliu24 PrillADNHidroenergjiaËAeroporti i PrishtinësEnzimatKosova dhe bukuritë e sajZënia e Diellit (Eklipsi)AmerikaRepublika ÇekeGjeografia e IzraelitDynymShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëZemraFrigoriferiHënaGjuha turkeShkollat e para shqipeLista e lumenjve në KosovëMushkëriaGravitetiEshtrat e njeriutForcat e Armatosura të ShqipërisëJorgo PapingjiLord BajroniÇEzaniKalaja e KrujësPerëndimi i diellitElbasaniLista e markave të automobilaveBundesligaHidrografia e Shqipërisë🡆 More