Laicizmi Në Shqipëri

Laicizmi në Shqipëri kanë histori të gjatë.

Laicizmi Në Shqipëri
Vaso pashë Shkodrani

Shqipëria ka qenë shtet laik që prej themelimit në 1912 edhe pse ka pasur shumë ndryshime sistemesh politike. Përgjatë shekullit të 20-të pas pavarësisë (1912), qeveritë demokratike, monarkike dhe më vonë totalitare komuniste ndoqën politika për shekullarizimin sistematik të kombit dhe kulturës kombëtare. Koncepti shqiptar i laicizmit ka ndikime të forta nga koncepti francez.

Aktualisht Shqipëria është një republikë parlamentare laike, ku shteti garanaton lirinë e besimit. Kushtetua njeh barazinë e komuniteve fetare dhe shteti është neutral në çështjet fetare.

Historia

Periudha Osmane

Përgjatë periudhës Osmane, shqiptarët ishin të ndarë në fe sipas sistemit osman të "miletit", ku myslimanët përdornin sheriatin ndërsa të krishterët përdornin ligjin kanonik. Nacionalizmi shqiptar që prej pikënisjes kërkonte që të kapërcente ndarjet fetare të myslimanëve suni, të krishterëve ortodoksë, bektashinjëve dhe të katolikëve pasi feja përdorej nga osmanët për t'i përçarë. Sipas ultranacionalistëve shqiptarë përçarjet sektare dhe fanatizmi fetar ishin të huaja për kulturën shqiptare, ndaj dhe promovuan atë që disa historianë e quajnë "'fenë civile' të shqiptarisë". Poezia e famshme e Pashko Vasës iu drejtohej shqiptarëve o "E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! "

Sami Frashëri te libri i tij i 1899-ës, "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet" ideoi një Shqipëri që nuk do kishte fe zyrtare dhe me arsim laik.

Pavarësia dhe periudha zogiste

Laicizmi Në Shqipëri 
Mbreti Zog mbështeti politika të forta laike

Pasi Shqipëria u bë e pavarur në 1912, qeveria vendosi që sistemi i vjetër osman i ligjeve do vazhdonte të ishte në fuqi deri sa qeveria të kalonte ligje të reja. Por u vendos që kadiu fetar do trajtonte vetëm çështje të lidhura me fenë, ndërkohë që çështjet civile do procedoheshin nga gjykatat shtetërore. Kushtetuta shqiptare e 1920 nuk kishte një fe zyrtare dhe kishte një ndarje midis shtetit dhe komuniteteve fetare brenda konceptit të lirisë fetare.

Në 1924 qeveria e udhëhequr nga Ahmet Zogu (më vonë mbreti Zog) kaloi një dekret përmes të cilit komuniteve fetare u jepej një status i veçantë që i jepte të drejtën shtetit që të vëzhgonte ndalimin e aktiviteteve fetare politike. Po ashtu komunitetet fetare nuk do kishin asnjë juridikson brenda shtetit shqiptar, asnjë mbështetje financiare apo dhe marrëdhënie me organizata dhe persona të jashtëm. Zogu gjatë regjimit të tij përqafoi vlerat e bashkimit, afetarisë dhe modernitetit evropian, duke i kthyer këto ideale në vetë idelogjinë e shtetit.

Në 1928 erdhi në fuqi kushtetuta e re që e shpalli Zogun mbret dhe e shfuqizoi tërësisht sheriatin (ligjin islam), ligjin kanonik dhe Kanunin. Në vend të tyre u vendos një kod civil i bazuar në atë zviceranin, siç bëri Mustafa Qemal Ataturku më para në të njejtën dekadë. Kushtetuta e re shpalli:

"Shteti shqiptar nuk ka fe zyrtare. Të gjitha fetë dhe të gjithë besimet respektohen dhe garantohet ushtrimi i lirë i tyre. Feja në asnjë mënyrë nuk mund të shërbejë si ndalesë ose pengesë juridike e çdo lloji. Feja dhe besimet nuk mund të përdoren në asnjë mënyrë për realizimin e synimeve politike."

Rrjedhimisht parimet e politikës fetare të shtetit shqiptar do ishin: laiciteti i shtetit, liri fetare, barazi e feve dhe nënshtrimin e tyre ndaj shtetit.

Në një kongres të vitit 1929, Komuniteti Mysliman nën trysninë e qeverisë dekretoi se vetëm gjuha shqiptare do ishte gjuha e fesë dhe që shumica e xhamive do mbylleshin.

Në 1930 Ministria Shqiptare e Arsimit kaloi një ligj që i detyronte komunitet fetare që të financonin mësimet dhe shkollat fetare të tyre. Ligji goditi më së shumti komunitetin mysliman, për shkak se ata s'mund t'i financonin dhe rrjedhimisht në 1938 mbetën vetëm 2-3 medrese në të gjithë Shqipërinë.

Nga viti 1933 deri në 1936 të gjitha shkollat private u ndaluan, diçka që praktikisht do të thoshte se shkollat katolike s'mund të vepronin në Shqipëri. Qeveria e Zogut u detyrua të tërhiqej pas presionit italian dhe ndërkombëtar.

Pushtimi Italian dhe Gjerman

Marrëdhëniet midis shtetit dhe komunitet fetare u përmirësuam pas pushtimit të 1939, pasi si italianët dhe gjermanët donin të kishin marrëdhënie të mira me komunitetet fetare në Shqipëri. Përgjatë pushtimit një sasi e kufizuar e mësim-besimit u mbarëvajt edhe pse të reduktuara.

Periudha komuniste

Përgjatë periudhës komuniste, Shqipëria kaloi nga një shtet laik në një shtet që në 1967 ndaloi tërësisht çdo praktikë publike të fesë edhe pse një sasi e praktikës private mbijetoi. Enver Hoxha shfrytëzoi poezinë e Pashko Vasës "O moj Shqypni" dhe e zbatoi vargun "feja e shqiptarit është shqiptaria!" tekstualisht si politikë shtetërore. Regjimi komunist shpalli se e vetmja fe e shqiptarëve do ishte shqiptaria.

1946-1967

Reforma agrare e gushtit të 1946 shtetëzoi shumicën e pronave të institucioneve fetare duke përfshirë dhe pronat e manastireve si dhe të urdhërave fetarë. Shumë klerikë dhe besimtarë u dënuan, torturuan dhe u ekzekutuan. Të gjithë klerikët katolikë të huaj u dënuan nga Shqiëria. Komunitetet fetare apo degët e tyre që e kishin qendrën jashtë shtetit (si Jezuitët apo Franceskanët) u urdhëruan që të ndalonin aktivitetet e tyre në Shqipëri.

Institucionet feare ishin të ndaluara që të kishin të bënin me arsimin e të rinjëve sepse arsimi u bë e drejtë ekskluzive e shtetit. Të gjitha komunitetet fetare e kishin të ndaluar që të kishin prona dhe që të mbanin institucione bamirëse dhe spitale. Gjatë periudhës komuniste taktikat e shtetit në lidhje me fenë kishin varacione taktike, por qëllimi i përgjithshëm ishte që të zhdukej e gjithë feja e organizuar në Shqipëri. Përgjatë 1945 dhe 1953 numri i priftërinjëve u reduktua drastikisht ndërkohë që numri i kisha re nga 253 në 100 dhe besimtarët katolikë u stigmatizuan si fashistë.

Ndalimi i plotë i fesë duke filluar në 1967

Duke filluar në 1967 autoritetet shqiptare filluan një fushatë që për të zhdukur jetën fetare në Shqipëri. Pavarësisht se pati ankesa, madje dhe nga anëtarë të Partisë së Punës, deri në fund të 1967-ës të gjitha xhamitë, teqetë, kishat, manastiret dhe institucionet e tjera fetare u mbyllën ose u konvertuan në magazina, palestra, qendra kulturore për të rinjtë apo punishte. Deri maj të 1967 institucionet fetare ishin detyruar të dorëzonin 2,169 objekte fetare. Revista kulturore "Nëndori" e raportoi ngjarjen duke thënë se rinia kishte krijuar "shtetin e parë ateist në botë." Një nga qendrat kryesore për propagandën anti-fetare ishte Muzeu Kombëtar i AteizmitShkodër, një qytet që shihej nga qeveria si më fetari.

Lejimi i fesë

Pas vdekjes së Enver Hoxhës në 1985, pasuesi i tij Ramiz Alia mbajti një qëndrim relativisht tolerant në lidhje me fenë, duke e quajtur si "çështje personale dhe familjare." Klerikë emigrantë u lejuan që të rihynin në Shqipëri dhe dhe të mbanin shërbesa fetare në 1988. Nënë Tereza, vizitoi Shqipërinë 1989 ku u prit nga Nexhmije Hoxha, e veja e Enver Hoxhës. Në dhjetor të 1990, ndalimi i fesë u hoq zyrtarisht dhe besimtarët mund të ndiqnin shërbesat fetare.

Parimet kushtetuese

Kushtetuta garanton lirinë fetare dhe në tërësi qeveria e respekton këtë të drejtë. Shteti shqiptar nuk ka një fe zyrtare dhe të gjitha fetë njihen si të barabarta, por fetë tradicionale (Islami sunit, Bektashizmi, Kisha Ortodokse dhe Katolike) kanë më shumë njohje zyrtare (festa të njohura zyrtarisht për shembull) për shkak të historisë së tyre.

Kushtetuta aktuale shqiptare (e 1998) përcakton se:

  1. Republika e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare
  2. Shteti është neutral në çështjet e besimit dhe të ndërgjegjes dhe garanton shprhjen e lirshme të tyre në jetën publike.
  3. Shteti njeh barazinë e komuniteteve fetare.
  4. Shteti dhe komunitetet fetare respektojnë pavarësinë e ndërsjelltë nga njeri tjetri dhe punojnë për të mirën e përgjithshme.
  5. Marrëdhëniet midis shtetit dhe komunitet fetare janë të rregulluara përmes marrëveshjeve midis përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen nga Kuvendi.
  6. Komunitetet fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrin e pronave të tyre sipas parimeve dhe rregullave që kanë për sa kohë interesat e palëve të treta nuk dëmtohen.

Debate mbi laicizmin

Në përgjithësi në shoqërinë shqiptare laicizmi konsiderohet si shumë i rëndësishëm dhe garantues i bashkëjetesës dhe tolerancës fetare. Por ka pasur debate publike për raportet e fesë dhe hapsirës publike. .

Simbolet fetare në shkollë

Qeveria shqiptare në 2011 donte të kalonte një ligj të ri arsimi që do ndalonte simbolet fetare në shkollë. Kjo solli debate të reja mbi laicitetin e arsimit si dhe të mundësisë për diskriminim fetar pasi ligji do mund të ndalonte hixhabin. Qeveria e hoqi atë pjesë të ligjit që do ndalonte simbolet fetare pas kundërshtimit të komuniteteve fetare.

Në një sondazh të 2011 në Shqipëri, 53,6% e të anketuarve u përgjigjën se ata e mbështesnin tërësisht ndalimin e simboleve fetare në shkollat publike, ndërkohë që 20.7% e mbështesnin "deri në një farë pike" dhe 21.5% ishin kundra.

Shih edhe

Referime

Tags:

Laicizmi Në Shqipëri HistoriaLaicizmi Në Shqipëri Parimet kushtetueseLaicizmi Në Shqipëri Debate mbi laicizminLaicizmi Në Shqipëri Shih edheLaicizmi Në Shqipëri ReferimeLaicizmi Në Shqipëri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FruthiMagneziumiHidroenergjiaBudizmiLiburnaDita Botërore e ujitHarry PotterPerandoria BizantineGjakuLista e viteveMikroorganizmatVloraRimaËKarakteristikat e zeritSëmundja e LeukemisëParafjalaKromozomiVeshje popullore të KosovësTargat e automjeteve të KosovësDua LipaDemografia e KosovësKafshëtHistoria e TiranësRusiaShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëGalileo GalileiAleksandër Stavre DrenovaMushkëriaLista e festave në ShqipëriAlfabeti arabFabulaLindja (biologji)RilindjaHipofizaMetaforaÇesk ZadejaKëngët e MilosaosLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeKongresi i ManastiritSokol CikalleshiBipolarizmiBurimet e dritësArtan HoxhaGjenetikaShenjat e Urdhërave të PreraNamazi i SabahutHonore de BalzakAktiviteti fizikHistoria e gjeometrisëShefqet KrasniqiGegërishtjaTraktati i fshehtë i LondrësTiroidetDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Numri i thjeshtëKubi (gjeometri)BiologjiaKorrozioniLetërsia e vjetër shqiptarePeshkuVjosaFusha elektrikeKombëtarja polake e futbollitPlakatGrupet e gjakutNata e KadritFiset shqiptareGlobalizimiMitologjia grekeHimni i FlamuritSëmundja e AlzheimeritMajlinda KelmendiZvicraLista e aktorëve të teatrit shqiptarDefi🡆 More