Kryengritja E Arbërit

Kryengritja e Arbërit gjatë viteve 1257-1258 ishte një kryengritje në principatën e Arbrit kundër Perandorisë së Nikesë dhe në mbështetje të Despotatit të Epirit.

Kjo kryengritje shqiptare përmendet nga historiani bizantin Gjergj Akropoliti.

Historia

Vendosja e pushtetit të Nikesë në viset shqiptare u shoqërua me vendosjen e një administrate të rreptë ushtarake e civile në krye të së cilës u vu qeveritari bizantin, Konstandin Habaroni. Menjëherë u shfaq një pakënaqësi e thellë, sidomos në trevat e Principatës së Arbrit e cila u privua nga çfarëdolloj autonomie.

Në dimrin e vitit 1257-1258 në Shqipëri populli u çua në kryengritje kundër administratës nikease. Gjergj Akropoliti drejtoi një fushatë ushtarake për ta shtypur atë, por për shkak të rezistencës së fuqishme të shqiptarëve u kthye mbrapsht në Ohër. Më pas provoi të hynte në Shqipëri nga ana e Dibrës por edhe këtu ushtria nikease u rrezikua të asgjësohej nga kryengritësit shqiptarë dhe u kthye në Përlep. Despoti i Epirit i inkurajuar nga kryengritja shqiptare filloi veprimet luftarake në Maqedoni dhe me përkrahjen e popullsisë dhe dezertorëve nikeas pushtoi një varg kështjellash në Maqedoni.

Kryengritja u shtyp pas dërgimit të trupave nga Azia e vogël në pranverën e vitit 1259, të drejtuara nga Gjon Komneni. Beteja vendimtare u zhvillua në Devoll, ku nikeasit pësuan humbje të mëdha por arritën më në fund ta futnin situatën nën kontroll. Megjithatë në vitet 1260–1270 shqiptarët ngritën krye prapë në rajonin e Durrësit.

Referime

Literatura

  • Xhufi, Pëllumb (2002). Historia e popullit shqiptar: vëllimi i parë. Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë. ISBN 9992716223.

Shih edhe

1257-Gjergj Akropoliti: Kryengritja shqiptare

Tags:

Kryengritja E Arbërit HistoriaKryengritja E Arbërit ReferimeKryengritja E Arbërit Shih edheKryengritja E ArbëritDespotati i EpiritGjergj AkropolitiPerandoria e Nikesë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EmriVitamina CLuftërat e TrëndafilaveMaltaEkologjiaLejlekuMilanoLimfocitiDita e ÇlirimitHepatiti CPresidenti i ShqipërisëEpitetiShtetet anëtare të Bashkimit EvropianPashallëku i JaninësSistemi diellorElektricitetiParalelogramiKundrinoriEdi RamaSlloveniaKatalizatoriGratë e MuhameditDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeEvropaPjetër BogdaniAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveDermatiti atopikTërbimiMuhammediGoogleKostandin KristoforidhiQelizat staminaleSintaksa e gjuhes shqipeVaginaVullkaniLojërat Olimpike VeroreLetërsia shqipeJupiteriFilozofiaKarafiliLiqenet e LurësVeshjet popullore shqiptareHimni i FlamuritZef PllumiNamazi i AkshamitÇifteliaTom SojerTeknologjiaPjetri i MadhBifurkacioni i lumit të NerodimësPerandoria OsmaneMetriQytetet kryesore të IlirisëFrancaMarin BarletiArtriti ReumatologjikArti i RilindjesAcidiKulla EiffelBalenaShkencaTrashëgimia kulturoreLogopediaNgjyraMacjaNdryshimet ndermjet qelizave bimore dhe shtazoreLuljaMbretëria e IlirisëPirro i EpiritShkodraTelefoniNoizyKlitoriZjarriBimët me farëSuediaQeni🡆 More