Kongresi I Beratit

Kongresi i Beratit u mbajt ne 13 September 1922, ne Berat, Shqiperi mes përfaqësuesve të ortodoksëve të Shqipërisë.

Kongresi vendosi autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Shqiperisë. Sipas vendimeve të kongresit shërbimet fetare do mbaheshin në gjuhën shqipe.

Histori

Iniciativa për kongresin u mor nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Kostë Paftali, që kishte synimin e bashkimit të ortodoksve shqiptarë. Ai u dërgoi telegrame qarqeve ortodokse në gjithë Shqipërinë. Çdo qark zgjodhi dy delegatë. Më 10 shtator 1922, në shkollën kryesore të Beratit, u mblodhën delegatët dhe paraqitën kredencialet. Një komitet special, që verifikoi kredencialet, u kryesua nga Perikli Kone, sekretari Vasil Llapushi dhe anëtarët Vangjel Çamçe, Stathi Kondi and Taq Buda. Këta ishin delegatët:

Kongresi filloi punën në 11 Shtator 1922 dhe Josif Qirici shpalli autoqefalinë e kishës shqiptare. Më 13 shtator 1922 u aprovua statuti. Një sinod i përkohshëm u zgjodh, me kryetar Vasil Markun. Sinodi kishte katër klerikë e katër laikë. Klerikët ishin zëvendësmitropolitët e Korçës, Durrësit, Beratit and Gjirokastrës, ndërsa laikët ishin Dhosi Havari (Korçë), Simon Shuteriqi (Durrës), Tol Arapi (Berat) and Stathi Kondi (Gjirokastër).

Reagimet nga Patriarkana e Kostandinopojës

Meleqi IV i Kostandinopojës i dërgoi Patriarkut një eksark të patriarkanës në Shqipëri, peshkopin Hierotheu nga Miletopolisi, i cli mbërriti në Korçë në 27 Nëntor 1922, pra 2 muaj pasi kongresi ishte bërë. Në 19 dhjetor të vitit 1922 ai i dërgoi një letër sinodit, ku i përgëzoi për iniciativën, duke i siguruar se, me kohë, Patriarkana do e njihte Kishën Autoqefale Shqiptare. Hierotheu i shkroi një raport Meleqit IV dhe propozoi që një delegatë shqiptare të shkonte e ta vizitonte në Stamboll. Delegata shqiptare, e kryesuar nga Vasil Marku, shkoi në Stamboll dhe takoi patriarkun në mars 1923, po nuk mundi të merrte nga Patriarkana një premtim për njohje të autoqefalisë: Meleqi IV mund të jepte vetëm një njohje të pjesshme, dhe ajo do ishte në kundërshtim me statutin e kishës. Në 23 gusht 1923 mitropoliti Kristofor Kisi, nga Berati, doli vullnetar që të shërbente në Kishën e Shqipërisë si peshkop. Ai cili më vonë do bëhej primar i Kishës Shqiptare.

Referime

Referime

Tags:

Kongresi I Beratit HistoriKongresi I Beratit Reagimet nga Patriarkana e KostandinopojësKongresi I Beratit ReferimeKongresi I Beratit ReferimeKongresi I BeratitBeratGjuha shqipeKisha Ortodokse Autoqefale e ShqipërisëShqiperi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriMenopauzaVaso pashë ShkodraniThyesaYlli detarShpella e PëllumbasitArtriti ReumatologjikShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreViktor HygoHistoriaLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeIsa BoletiniSistemi i tretjesLuftaShpella e GadimësFabulaSami FrashëriMiniera e TrepçësFilozofiaJaponiaMenstruacionetPashallëku i ShkodrësMësonjëtorja e KorçësNoizyFizikaEvropa lindoreRevolucioni industrialOrgazmaPozicioni seksualReal Madrid C.F.Shenjat e qarkullimit rrugorKalaja e BeratitTrëndafiliEmriKanceri i gjiritKalaja e PrezësForca e rëndesësElektricitetiLibrazhdiNaum VeqilharxhiMbiemriMitologjia grekeLigjet e NjutonitShqipëria në vitet 1912-1939Sistemi i qarkullimit të gjakutSulfuriRryma elektrikeMajlinda KelmendiInteligjenca artificialeRomeo dhe ZhuljetaMuri i Madh KinezFahrije HotiNumrat e plotëBioteknologjiaItaliaKanuni i Lekë DukagjinitPopullsia botëroreArbëreshët në ItaliRrotullimi i Tokës rreth DiellitVera (stinë)PoeziaBimët me farëEklipsiEsad pashë ToptaniLidhëza bashkërenditëseAhmed KalajaSistemi muskulorDrini i BardhëKrujaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiLufta e Parë BotëroreIsmail QemaliReaksioni kimikNamazi i JacisëDynymFutbolliJuventus F.C.Paneli diellor🡆 More