Kodra Chandragiri

Chandragiri është një nga dy kodrat në Shravanabelagola në shtetin indian Karnataka, ndërsa kodra tjetër është Vindhyagiri.

Në këtë kodër gjendet një numër i madh tempujsh dhe monumentesh xhainiste

Kodra Chandragiri
Statuja e Bharathas me në sfond monumentet e kodrës Chandragiri ne Shravanabelagola

Historia

Kodra Chandragiri 
Kompleksi i tempujve në kodrën Chandragiri

Historia e dokumentuar që rrethon kodrën fillon në vitin 300 p.e.s. kur Shruthakevali Bhadrabahu dhe Chandragupta Maurya vizituan vendin në mënyrë që të arrinin paqen shpirtërore. Kodra e vogël e ka marr emrin e saj Chandra nga fakti se Chandragupta ishte i pari rishi që jetoi dhe meditoi këtu. Emri i hershëm i kodrës ishte Kalbappu dhe dominon historinë e qytetit të Shravanabelagolas midis shekullit të III p.e.s. dhe shekullit të XII. Tradita xhainiste e lidh perandorin mauryan Chandragupta dhe mësuesin e tij Bhadrabahu me këtë vend. Nga një tërësi prej 106 monumentesh të gjetura në Shravanabelagola, 92 gjenden në kodrën e vogël Chandragiri. Nga këta, rreth 56 monumente murgjish dhe 5 nga ta i përkasin shekullit të VII dhe të VIII. Kjo ka bërë që kodra të jetë mjaft popullore.

Kodra Chandragiri 
Monument në kodrën Chandragiri, Shravanabelagola

Vendndodhja

Kodra gjendet rreth 929 metra mbi nivelin e detit dhe rreth 61 metra mbi nivelin e terrenit si dhe gjendet në veri-perëndim të qytetit. Në majë të saj mund të gjenden të shpërndara një shtrirje e gjerë shkëmbinjsh graniti, me popla të mëdha dhe të vogla.

Monumentet

Në kodër gjendet një numë i madh basadish xhainistë, disa prej më të shquarve janë:

  • Basadi i Shantinathas
  • Basadi Parshvanatha
  • Basadi i Chandraguptas
  • Basadi Kattale
  • Basadi Majjigana
  • Basadi Shasana
Kodra Chandragiri 
Panoramë e kompleksit të monumenteve në kodrën Chandragiri
  • Basadi Chandraprabha
  • Basadi Parshvanatha II
  • Basadi Chavundaraya
  • Basadi Eradukatte
  • Basadi Savatigandhavarana
  • Basadi Terina
  • Basadi Shantishwara
  • Basadi Iruve-Brahmadeva

Përveç këtyre në kodrën Chandragiri mund të gjenden edhe një numë monumentesh të tjera si shpella Bhadrabahu, Manastambha e Marasimhas, Mahanavami Mantapa, Mbishkrimet Bhadrabahu, Gangaraja Mantapa dhe Nishidhi Mantapa.

Shiko edhe

Referimet

Bibliografia

Tags:

Kodra Chandragiri HistoriaKodra Chandragiri VendndodhjaKodra Chandragiri MonumentetKodra Chandragiri Shiko edheKodra Chandragiri ReferimetKodra Chandragiri BibliografiaKodra ChandragiriKarnatakaKodra VindhyagiriShravanabelagolaXhainizmi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PubertetiCristiano RonaldoAfrikaHans Kristian AndersenFieriNamazi i AkshamitEnergjia potencialeMitologjiaDasma shqiptareKodi RrugorDëgjimiViktor HygoPikësimiMagnetiQarku elektrikBurimet natyrore të KosovësSistemi shqisorNaim FrashëriInternetiLufta e Parë BotëroreVideosexVaginaKuzhina shqiptareMona LizaEnergjia kinetikeQiprojaEgjiptiShpella e piratëve (roman)Lista e bimëveKorçaKaliHIV/AIDSEkonomia e ShqipërisëADNShenjat astrologjikeAnemiaBimët me farëBusullaRilindja Kombëtare ShqiptareDemografia e Maqedonisë së Veriut25 PrillZvarranikëtElefantiParalelogramiShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreLista e këngëtarëve të muzikës populloreAhmed KalajaNdryshimi i klimësStampaTë drejtat e njeriutIbrahim KodraMetaforaLuaniDisleksiaShqiponjaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiPolicia e KosovësSyri i kaltër, DelvinëReal Madrid C.F.KrahasimiFloraMuzeu i LuvritAthinaDon Kishoti i MançësPashallëku i ShkodrësShtetet anëtare të Bashkimit EvropianKatroriPeshkopiaKoloseumiAzem ShkreliSistemi urinarGjendja agregateDokumentet e Gjuhes ShqipeDramaKrujaDemencaPsoriaza🡆 More