Katund (it.
Greci, banorët greçezi) është një komunë me rreth 1000 banorë në Krahinën e Avelinos të Kampanjës në Itali.
Katundi | |
---|---|
Komunë | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 772 |
Komuna ka karakteristikë traditat e hershme identitare arbëreshe, të rralla në krejt krahinën të cilës i përket. Banorët kanë ruajtur përgjatë shekujve gjuhën arbëreshe, si dhe kulturën, veshjet dhe traditat e origjinës.
Komuna ndodhet në një lartësi prej 824m mbi nivelin e detit dhe ka një sipërfaqe prej rreth 31 km katrore. Emri italian i fshatit rrjedh qartë nga Graikos termi latin shndërruar në Graecus nga e cila Graeci dhe pastaj Greci. Katundi është vendbanimi i vetëm shqipfolës në Rajonin e Kampanias në provincën e Avelinos. Emri italian Greçi është marrë nga grekët të cilët themeluan Belisario (si shumë koloni të tjera greke në Italinë jugore) në kohën e Justinianit, rreth 535 pas Krishtit. Duhet gjithashtu të theksohet se në zonën e Tre Shatërvanëve (Tre Fontane) ka kaluar që nga koha perandorake rruga e Trajana në gjurmët e lashta të rrugës së bagëtive Camporeale-Foggia. Emri ruajt edhe pas shkatërrimit të vitit 908, nga saraçenët, mercenarë besnikë të Frederikut II, i cili jetonte pranë në Lucera. Qyteti i grekëve, i rivlerësuar nga Pandolfo, Princi i Beneventos, si në shtrirjen territoriale ashtu dhe në pozicionin strategjik të dominimit mbi luginën e Cervaros, u rindërtua në vitin 1039 dhe vazhdoi të jetë qendra kryesore e Savignanos dhe La Ferraras. Popullsia greke u sundua nga baronë dhe princa të ndryshëm të cilët shpesh i shisnin ata së bashku me territoret e tyre. Pozicioni i kënaqshëm, nëpër Apeninet e Kampanias, Molises dhe Puglias, tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që shoqëruan heroin e tyre kombëtar, për të ndihmuar dhe mbrojtur mikun e tij Ferdinandin I të Aragonës në luftën kundër Anzhuinëve, që mbahen mend në Itali për komplotin e famshme të baronëve, të vendosur për të larguar atë. Ishin shqiptarët që i shpartalluan anzhuinët, të udhëhequr nga Piccinino, në territorin e Greçit. Mbreti për shpërblim i lejoi shqiptarët të ripopullonin Greçin, sepse ata mund të ishin roje të mirë kundër kryengritjeve të mundshme nga banorët e Faeto, Trojës, Celle dhe Lucera, besnikë të anzhuinëve. Kështu filloi në vitet 1460-62 qytetërimi shqiptar e Greçit. Në fillim të shekullit të katërmbëdhjetë, kur tokat ishin në pronësi të familjes Spinelli Delphi vendbanimi është raportuar në disa dokumenta me emrin "Castri-Graeci". Në vitin 1674 qyteti i kaloi Inico Guevarës III, Duka i Bovinos dhe Kont i Greçit. Guevarat e Bovinos zotëruan tokën e Greçit për gati gjashtë shekuj dhe kjo është periudha kur banorët Greçit paguanin "Terratico", një tatim i lashtë feudal. Maria Guevara, bija e fundit e Dukës Prospero, në vitin 1922 ende zotëronte tokat e Cannavales, Vados dhe Contes dhe Monte del Niglios.
Katundi pas vitit 1860, pas riorganizimit territorial të Mbretërisë se re të Italisë, kaloi nga Provinca e Kapitanatës (Foxhia) në atë të Avelinos.
Numri i familjeve të regjistruara zyrtarisht në Greçi në vitin 1595 ishte 75, në 1648 136 familje , në 1669 142 familje, në 1757 234 familje me 1026 banorë. Në vitin 1898 Greçi ose Katundi siç quhet nga arbëreshët kishte 3863 banorë, në vitin 1920 numëroheshin 3200 banorë, në regjistrimin e vitit 1951 kanë qenë në 2756 banorë, dhe në vitin 1991 vetëm 1186 banorë.
Ata ruajnë gjuhën, zakonet, doket, traditat dhe folklorin. I vetmi rit greko-ortodoks (i cili ruhet ende sot në vendbanimet shqiptare të Kalabrisë dhe Sicilisë - Eparkia e Ungrës në Provincën e Kozencës dhe Eparkia e Piana degli Albanesi në Provincën e Palermos) i Katundit u hoq nga Kryepeshkopi i Benevento Orsini, Papa i ardhshëm Benedikti XIII.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Italisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Katundi (Itali), which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.