Kampi i Mauthausen ishte një kamp përqëndrimi nazist i vendosur pranë fshatrave të Mauthausen dhe Gusen në Austri, rreth 20 km në lindje të qytetit Linz.
Ky article është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Në vitin 1940, Mauthausen-Gusen ishte bërë një nga komplekset më të përqëndirmit në territoret e kontrolluara nga Gjermania Naziste në Evropë. Këtë kamp Hitleri e shfrytëzonte për t’i dërguar armiqtë e tij më të mëdhenj politik drejt vdekjes, ndaj nga nazistët quhej “mulliri i kockave”.
Kampi Mauthausen ishte një kompleks kampesh pune dhe përqëndrimi, me 5 kampe kryesore të paraqitura në hartë.
Kampi Mauthausen është i famshëm për ‘Shkallët e Vdekjes’. Të burgosurit duhej të ngjisnin 186 shkallë duke mbartur blloqe betonit që peshonin 50 kilogramë dhe vendoseshin njëri pas tjetrit. Nëse binte dikush, binin edhe të tjerët pas tij prej efektit domino që krijohet. Më të fortët kishin mundësi të zgjidhnin për t’u pushkatuar (që quhet vdekje e kollajtë e gjoja të bëjnë nder) ose të shtynin një të burgosur tjetër nga pas që të vdiste, e ai të vazhdonte jetën. Shumë zgjidhnin pushkatimin.
Në janar 1945, kampet e drejtuar nga zyra qendrore në Mauthausen, përmban rreth 85.000 të burgosur. Numri i të vdekurve mbetet i panjohur, edhe pse burimet cilësojnë midis 122.766 dhe 320.000 të vdekur për tërë kompleksin. Kampet e formuan një nga komplekset e parë masive kampin e përqendrimit në Gjermaninë naziste, dhe ishin të fundit që të çlirohej nga Aleatët perëndimore ose Bashkimi Sovjetik. Dy kampet kryesore, Mauthausen dhe Gusen ishin të vetit kampe në të gjithë Evropën të etiketuar si "e klasës së III-të", apo kampe që kishin për synim eleminimin e "armiqëve politik të pakorrigjueshëm".
Numri i shqiptarëve të dënuar në kamp ishte diku te 400, ndërkohë që mendohet se shumica e të burgosurve shqiptarë kanë vdekur në këtë kamp.
Në vitet 1943-45 nazistët arrestuan në Shqipëri rreth 530 vetë kryesisht në Vlorë, Durrës e Tiranë dhe i nisën në burgjet e Prishtinës, Zemunit dhe Bajnicës në Jugosllavi dhe më as në kampet e përqëndrimit Mauthausen.Sipas të dhënave të kampit, figuron se aty kanë hyrë 427 shqiptarë, nga të cilët mbijetuan vetëm 24 persona.
Pjesa më e madhe e të dënuarve ishin internuar në kamp si bashkëpunëtorë me lëvizjen anti-fashiste apo për shkak të rezistencës kundër pushtimit. Midis tyre kishte partizanë, komunistë, nacionalistë, republikanë, zogistë e anarshistë.
Na dërguan në stacionin e trenit të Beogradit, duke na futur në vagonë të mbyllur mallrash, në të cilat nuk mund të shikoje asgjë jashtë. Brenda në to ishte shumë ngushtë dhe nuk mund të qëndroje veç në këmbë. Po kështu dhe prej vapës të merrej fryma. Udhëtimi zgjati pothuajse një javë dhe rrugës për në Mauthausen vdiqën dy shqiptarë. - Beqir Xhepa, i mbijetuar i kampit.
Ndryshe nga shumë kampet e përqëndrimit të tjera, me qëllim për të gjitha kategoritë e të burgosurve, Mauthausen është përdorur kryesisht për shfarosjen përmes punës të inteligjencës, të cilët ishin shkolluar populli dhe anëtarëve të klasave të larta shoqërore në vendet e nënshtruar nga regjimi nazist gjatë Lufta e Dytë Botërore.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kampi i përqëndrimit Mauthausen, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.