Jesús Vallejo: Futbollist spanjoll

Jesús Vallejo Lázaro (Spaniisht: ; lindur më 5 janar 1997) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin spanjoll Real Madrid.

Jesús Vallejo
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJesús Vallejo Lázaro
Datëlindja (1997-01-05) 5 janar 1997 (27 vjeç)
VendlindjaZaragoza, Spanjë
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri3
Karriera me të rinjtë
2007–2008CD Oliver
2008–2014Zaragoza
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2015Zaragoza31(1)
2015–Real Madrid8(0)
2015–2016Zaragoza (huazim)20(0)
2016–2017Eintracht Frankfurt (huazim)25(1)
Karriera ndërkombëtare
2013Spanja U161(0)
2013–2014Spanja U176(0)
2014–2015Spanja U1911(2)
2015–Spanja U2116(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21:45, 10 mars 2019 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 16 tetor 2018

Karriera me klube

Zaragoza

Vallejo ka lindur në Zaragoza, Aragon, dhe u bashkua me sistemin e të rinjëve të Real Zaragozës në vitin 2007, në moshën 10 vjeç. Më 23 korrik 2013, pasi la mbresa me ekipin Juvenil, ai firmosi një kontratë të re me klubin.

Më 23 gusht 2014, para se të zhvillonte një ndeshje me ekipin B, Vallejo debutoi si profesionist, duke luajtur si titullar në barazimin pa gola kundër Recreativo de Huelva në një takim të vlefshëm për Segunda División. Më 26 dhjetor, ai firmosi një kontratë të re deri në vitin 2019.

Vallejo shënoi golin e parë si profesionist më 5 prill në një barazim 1–1 jashtë fushe kundër CD Tenerife. Kjo ishte ndeshja u ai u emërua edhe si kapiten nga trajneri Ranko Popović, status të cilin vazhdoi të mbante.

Real Madrid

Më 31 korrik 2015, Vallejo firmosi një kontratë gjashtë-vjeaçre me Real Madridin për një shifër të përfolur 6 milion , megjithatë, ai u huazua menjëherë te Zaragoza për një vit. Në verën e ardhshme ai lëzivi jashtë shtetit, duke u huazuar për një sezon në Gjermani te Eintracht Frankfurt.

Paraqitja e parë e Vallejos në Bundesligë ndodhi më 27 gusht 2016, ku ai hyri si zëvëndësues në minutat e fundit të fitores minimale 1– në shtëpi kundër FC Schalke 04. Vallejo shënoi golin e parë gjithashtu si një zëvëndësues, në barazimin 2–2 kundër RB LeipzigCommerzbank-Arena në javën e fundit të kampionatit.

Më 7 korrik 2017, Vallejo u prezantua si lojtar i Real Madridit dhe u bë pjesë e ekipit të parë për sezonin që do të niste. Atij iu dha fanella me numrin 3, e veshur për herë të fundit nga Pepe. Debutimi i tij zyrtar erdhi më 26 tetor, në një ndeshje të Copa del Reyt kundër CF Fuenlabrada (fitore 2–0), ku ai u ndëshkua edhe me karton të kuq. Ndeshja e parë në La Liga me fanellën e Realit erdhi dhjetë ditë më vonë në një fitore 3–0 kundër UD Las Palmas, ku ai luajti në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Sergio Ramos.

Vallejo bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve më 11 prill 2018, duke luajtur 90 minuta të plota në disfatën 1–3 në shtëpi kundër Juventusit, kjo falë dëmtimit të Nachos dhe pezullimit të Ramos. Pavarësisht humbjen, Real Madrid u kualifikua për në gjysëm-finale me rezultatin e përgjithshëm 4–3. Ishte paraqitja e tij e vetme në këtë kompedicion, që u fitua për herë të tretë rresht dhe për herë të 13të gjithsej.

Karriera ndërkombëtare

Më 7 mars 2013, Vallejo luajti një ndeshje miqësore me ekipin nën-16 të Spanjës kundër Hungarisë. Ai luajti ndeshjen e parë për ekipin nën-21 më 26 mars 2015 në moshën 18 vjeç, duke luajtur si titullar në një fitore 2–0 kundër Norvegjisë në Kartagjenë në një tjetër takim miqësor.

Vallejo u zgjodh për të luajtur në fazën finale të Kampionatit Evropian nën-21 2017 nga trajneri Albert Celades, dhe zhvilloi katër paraqitje gjatë turnamentit të cilin Spanja e mbylli si finaliste.

Edhe pse nuk ishte një nga 23 lojtarët që do të luanin në Kupën e Botës 2018Rusi, Vallejo u thirr nga trajneri Julen Lopetegui për ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës më 3 qershor.

Statistikat e karrierës

    Redaktuar më 10 mars 2019
Klubi Sezoni Liga Kupa1 Evropa Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Zaragoza 2014–15 31 1 0 0 31 1
Zaragoza (huazim) 2015–16 20 0 0 0 20 0
Eintracht Frankfurt (huazim) 2016–17 25 1 2 0 0 0 27 1
Real Madrid 2017–18 7 0 4 0 1 0 12 0
2018–19 1 0 1 0 1 0 3 0
Gjithsej 8 0 5 0 2 0 15 0
Gjithsej karriera 84 2 7 0 2 0 93 2

1Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupa dhe FIFA Kupa e Botës për Klube.

Trofe

Klube

    Real Madrid

Kombëtarja

    Spanja
  • UEFA Kampionati Evropian nën-21 i Futbollit: 2015

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Jesús Vallejo Karriera me klubeJesús Vallejo Karriera ndërkombëtareJesús Vallejo Statistikat e karrierësJesús Vallejo TrofeJesús Vallejo ReferimeJesús Vallejo Lidhje të jashtmeJesús VallejoFutbolliGjuha spanjolleMbrojtësi (futboll)Real Madrid C.F.Spanja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dita Botërore e LibritMacjaRespekt per te moshuarveTruriProzaDevejaBifurkacioni i lumit të NerodimësMusine KokalariEkuatoriKubi (gjeometri)ItaliaGjergjiFluturaTumori i truritIzraeliShkëlzen DoliVloraShoqëriaQeniNdre MjedaUNESCOTrashëgimia kulturorePiramidat e EgjiptitEmrat e bukur të AllahutBashkitë e ShqipërisëDrini i BardhëLëvizjaYlli detarPlanetiLista e shteteve sipas popullsisëLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneHidrokarburetKroaciaGlobalizimiMjedisi natyrorFibroza kistikeKëshilli i EvropësAmerika VerioreLimfocitiPyetja retorikeLuljaEklipsi i HënësLojërat OlimpikeTenisiTeorema e PitagorësZejtaria në KosovëVaginaIraniHistoria e TiranësMali i DajtitSkënderbeuUEFA Liga e Kampionëve - statistikatMitologjia grekePlisi (lashtësi)Kostandin KristoforidhiEpilepsiaKalaja e ElbasanitArben TaravariMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutAfrikaÇifteliaShenjat e qarkullimit rrugorAlbert AjnshtajniHekuriKalaja e BeratitMartin CamajDetiMikroorganizmatAdem JashariKafshëtTargat e automjeteve të KosovësSëmundja e AlzheimeritOsteoporozaShpella e piratëve (roman)Vitamina B12Lidhëzat në gjuhën shqipeFiset ilireHemoglobina🡆 More