Jailbreak

Jailbreak është procesi i heqjes së kufizimeve të vendosura nga Apple në pajisjet që përdorin sistemin operativ iOS — këto pajisje përfshijnë iPhone, iPod touch, iPad, dhe gjeneratën dytë të Apple TV.

Jailbreak lejon përdoruesit e iOS të fitojnë qasje të plotë në sistemin operativ, duke i lejuar ata të shkarkojnë aplikacione shtesë, shtojca, dhe tema që nuk mund të shkarkohen nëpërmjet Apple App Store. Fjala "jailbreak" vjen nga anglishtja që nënkupton nxjerrje (break) nga burgu (jail). Një iPhone, iPod touch, ose iPad me jailbreak që përdor iOS mund ta përdorë ende App Store, iTunes, dhe funksionet e tjera normale, siç është kryerja e thirrjeve telefonike.

Jailbreak
dyqan iOS jailbreak, Cydia

Jailbreaking është i nevojshëm nëse përdoruesi ka si qëllim të përdorë programe të paautorizuara nga Apple. Nën "Digital Millennium Copyright Act", jailbreak i iPhone është i ligjshëm në Shtetet e Bashkuara, edhe pse Apple ka deklaruar se kjo praktikë "mund të shkelë garancinë".


Arsyet për jailbreak

Përdorimi i aplikimeve nga palë të treta

Një nga arsyet kryesore për jailbreak është për të zgjeruar funksione të caktuara të kufizuaara nga Apple dhe App Store i saj. Jailbreak lejon instalimin e çdo aplikimi dhe nuk i nënshtrohet miratimit nga Apple. Aplikimet i nënshtrohen shqyrtimit nga ana e iPhone Developer Program License Agreement përpara se të jenë në dispozicion përmes Apple App Store. Jailbreak lejon shkarkimin e programeve të pamiratuara nga Apple.

Instalimi i programve të publikuara jashtë App Store ka potencial të ndikojë në jetën e baterisë dhe në qëndrueshmërinë e sistemit nëse porgrami është optimizuar dobët ose përdor shpesh shërbime që shkarkojnë baterinë (siç janë 3G apo Wi-Fi).

Përdorimi i operatorëve të shumtë

Jailbreak hap gjithashtu mundësinë për të përdorur programe për të zhbllokuar jozyrtarisht celularë iPhone të bllokuar (që pranojnë karta SIM vetëm të një operatori), në mënyrë që të përdoren me operatorët e tjerë.

Referime

Tags:

Jailbreak Arsyet për jailbreakJailbreak ReferimeJailbreakApple Inc.IOSIPadIPhoneSistemi operativ

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shenjat astrologjikeNarcisizmiHolandaAleksandri i MadhPërcjellësit elektrikEnergjia kinetikeVaginaIslami në ShqipëriPlazma e gjakutFabulaLëkuraAzem ShkreliUjëtokësorëtPozicioni mbrapshtKlimaBronkitiEkuatoriRadioaktivitetStalaktitet dhe stalagmitetPeshku i kuqLiqeni i PrespësLista e sureve në KuranPlanetiAtletikaSëmundjet e trashëgueshmeKundrinori-kryefjala-kallëzuesiVenusiTermometriKëshilli i EvropësMali i TomoritHormonet e gjëndrave mbiveshkoreLuleshtrydhjaShtatë mrekullitë e botës së lashtëSyriKomunikimiOrhaniBulimiaShkollat e para shqipeRënia e komunizmit në ShqipëriZvarranikëtLiqenet kryesore të ShqipërisëVullkanet dhe termetetEpoka para gjyqitPuna (fizikë)Lufta e Parë BotëroreNdryshimet klimatikeShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreMagnetiTikTokTemperaturaVitamina B12Efekti serrëBallkaniPikëçuditsjaGalileo GalileiTurizmi në ShqipëriMuji dhe HaliliKultura e ShqipërisëKalaja e KrujësTrekëndëshi i BermudësHashim ThaçiDokumentet e Gjuhes ShqipeHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiPianojaFoljaAdolf HitleriDardanëtLista e maleve të ShqipërisëMigjeniSpanjaKarboniPenisiFizikaLista e kalave në ShqipëriPasaporta e ShqipërisëRilindja Kombëtare ShqiptareAlfabeti shqipZënia e Diellit (Eklipsi)🡆 More