41°46′9″N 19°38′37″E / 41.76917°N 19.64361°E / 41.76917; 19.64361
Ishull-Lezha | |
---|---|
Ishull-Lezha apo Ishulli i Lezhës është fshat në jugperëndim të Lezhës, Shqipëri.
Në dokumentet historike turko-veneciane të shek. XV përmendet shpesh Ishulli i Lezhës. Një informacion i gjerë për të është në Ditarët e M. Sanutos. Lezha u pushtua nga turqit më 1478, qyteti u dogj, u shkatërrua, banorët e tij u zhvendosen në një zonë, jo shumë larg në ishullin e formuar në grykëderdhjen e lumit të Drinit. Ishulli i Lezhës u bë një vendbanim kryesor për lezhjanët.
Më 5 mars 1501, në ishullin e Lezhës zbarkoi nga Italia me trupa ushtarake nipi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, i njohur si Skënderbeu i ri. Ai kryesoi kryengritjen mbarëshqiptare, por që pësoi shumë shpejt disfatë. Ne vitet 1478-1501, për 23 vjet, Ishulli i Lezhës qe i vetmi vend në bregdetin e Shqipërisë së Veriut që qëndroi i lirë, i pavarur dhe i vetëadministruar.
Reliev fushor, i rrethuar nga veriu nga lumi Drini, nga juglindja nga laguna e Vainit, nga perëndimi nga plazhi i Vainit, ndërsa në lindje rrethohet nga qyteti i Lezhës.
Turizmi në këtë zonë është shfaqur që herët me pushtimin turk (fshati ishte një zonë e qetë dhe frytdhënëse), por që kulminacionin e arriti në shekullin XX më ndërtimin e Hotelit të Gjuetisë gjatë Luftës së II Botërore, i cili ishte shumë i frekuentuar.
Në vitet 1990-1992 rrënohet për t'iu kthyer turistëve në vitet 2000. Është akoma shumë i frekuentuar nga shqiptarët dhe të huajt. Nga vitet 1997-1999 në Vain, zona bregdetare e ishullit të Lezhës, janë ndërtuar shumë restorante dhe lokale.
Prodhimet e freskëta të detit shtrohen në të gjitha lokalet dhe restorantet në Lagjen e Hotelit, në Vain. Në ishull të Lezhës, krahas prodhimeve të detit, një ushqim tradicional është byreku me pulë. Pulëzat dhe zogjtë mbeten ndër më të preferuarit e kuzhinës kryesisht në Kunë dhe Vain, por edhe në Ishull-Lezhë.
Për numrin e popullsisë gjatë pushtimit turk nuk ka shumë të dhëna për shkak të zhvendosjeve nga luftërat e kryengritjet, por në vitin 1856 numëronte 30 familje, rreth 500 banorë. Për shkak të pozicionit gjeo-ekonomik gjatë tranzicionit popullsia e fshatit është shtuar shumë, tani në një regjistrim të popullsisë për shkak të zgjedhjeve lokale numëron 5620 banorë.
Fshati bënë pjesë në komunën e Shëngjinit dhe ndahet në katër njësi:
Sipas ndarjeve të reja administrative që u vu në fuqi më 2008, Lagjja e Re kaloi si pjesë e Qytetit të Lezhës.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ishull-Lezha, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.