Hokaido

Hokkaidō (help·info) (北海道, Fjalë për fjalë Rrethi i Detit të Veriut), i njohur më parë si Ezo, Yezo, Yeso, ose Yesso, është ishulli i dytë më i madh i Japonisë.

Ngushtica Tsugaru ndan Hokkaidon nga Honshu, edhe pse dy ishuj janë të lidhur nga tuneli hekurudhor nënujor Seikan. Qyteti më i madh në Hokkaido është kryeqyteti i saj, Sapporo.

Hokkaidō
Japonisht: 北海道
Hokkaidō
Aynu Mosir
Map of Japan with {{{Name}}} highlighted
Kryeqëndra Sapporo
Rajoni Hokaido
Ishulli Hokaido
Guvernatori Harumi Takahashi
Sipërfaqja 83,453.57 km² (e para)
 - % ujit 6.4%
Popullsia  (2008-06-30)
 - Popullsia 5,583,072 (7-ta)
 - Dendësia 66.8 /km²
Rrethet 180
ISO 3166-2 JP-01
Webfaqe Faqja Zyrtare
Simbolet e Prefekturës
 - Lulja Hamanasu
(Rugosa Rose)
 - Pema Ezomatsu
(Jezo Spruce)
 - Zogu Tanchō

(Lejleku kurore-kuq)

 - Peshku Krapi
{{#if:Flamuri i Hokaidos


Historia

Arkeologët hamendësojnë se në Hokaido u vendosën fiset Ainu, Nivkhe, dhe Oroke para 20.000 vjetësh.. Janë trashëguar shumë toponime në gjuhën Ainu ndër ta edhe kryeqëndra Sapporo. Vendbanimet e para japoneze u shfaqën aty nga shekulli XV, në jug të ishullit dhe shërbenin si vende tregtie. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX Hokaido u kolonizua nga japonezët. Në këtë kohë iu vu edhe emri me të cilin e njohim sot. Kryeqendra Sapporo u themelua në vitet 1860-1870 dhe popullsia e ishullit u rrit nga 58.000 në 240.000 banorë.

Për një kohë fare të shkurtër gjatë luftës së Boshinit në 1868 një grup i udhëhequr nga Enomoto Takeaki pretendoi ta quajë ishullin "Republika e pavarur e Ezos", por kryengritja u shtyp në maj të po atij viti. Pas periudhës Mejzhi Hokaido mbeti i ndarë në katër rajone.

Hokaido 
Imazh satelitor i Hokaidos (2001)

Gjeografia

Ishulli Hokaido pozicionohet në fundin verior të Japonisë, në afërsi të Rusisë, dhe dhe laget nga Deti i Japonisë, Deti Okhotsk, dhe Oqeani Paqësor. Në qendër të ishullit ka male dhe rrafshnalta vullkanike. Qytetet kryesore janë Sapporo dhe Asahikawa në rajonin qendror dhe porti Hakodate përballë Honshusë.

Nën juridiksionin qeveritar të Hokkaido përfshin edhe disa ishuj të vogjël si Rishiri, Okushiri dhe Rebun (Nga llogaria japoneze, Hokkaido gjithashtu përfshin disa nga Islands Kuril). Hokaido përmendet rrallë si "Prefektura Hokaido ", përveç kur është e nevojshme për të dalluar të njësisë ekonomiko-qeveritare nga ishulli.

Ishulli renditet i 21 në botë për nga sipërfaqja. Nga popullata ai renditet i 20, në ndërmjet Irlandës dhe Sicilisë.

Ekonomia

Edhe pse ka të zhvilluar industrinë e lehtë (më së shumti prodhim letre, birre) shumica e popullatës është e punësuar në sektorin e shërbimit. Në vitin 2001, në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë gjenerohej më shumë se tre të katërtat e produktit të brendshëm bruto.

Megjithatë, agrikultura dhe industri të tjera primare luajnë një rol të madh në ekonominë Hokaidos. Hokaido ka gati një të katërtën e tokës së punueshme të Japonisë. Ajo renditet e para në vend në prodhimin e një morie produktesh bujqësore, duke përfshirë edhe grurë, soje, patate, panxhar sheqeri, qepë, kunguj, misrër, qumësht të papërpunuar, dhe mish viçi. Hokaido zotëron edhe 22 % të pyjeve të Japonisë duke e kthyer atë në një vend me me industri të mëdhe të drurit. Prefektura është e para në vend në prodhimin e produkteve detare dhe të akuakulturës.

Turizmi është një industri e rëndësishme, sidomos gjatë verës së ftohtë. Gjatë dimërit skitë dhe sporte të tjera dimërore sjellin turistë të tjerë. Turistët e huaj janë gjithnjë e në rritje

Fabrika e birrës Abashiri në Hokkaido ka zhvilluar, një përzierje të birrës dhe qumështit (Bilk), në përgjigje të rënies së konsumit të qumështit.

Referime

Lidhje







43°N 142°E / 43°N 142°E / 43; 142

Tags:

Hokaido HistoriaHokaido GjeografiaHokaido EkonomiaHokaido ReferimeHokaido LidhjeHokaidoAbout this soundJa-hokkaido.oggJaponiaSkeda:Ja-hokkaido.ogg

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ligji i KulonitNevruziRilindja Kombëtare ShqiptareBjellorusiaPerandoria BizantineGjermanistikaBeratiUmberto EcoNaum VeqilharxhiKanadajaKlima e ShqipërisëMikroorganizmatTretësiratLuiz EjlliPrishtinaVendimmarrjaTuberkuloziKështjellëBajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën (Vjeshtë 1809)KulturaShkencaBeni ecën vetëPelikani kaçurrelArteriaTop ChannelShtatë mrekullitë e botësSali BerishaKomunikimiPlanetiSëmundjet e trashëgueshmeTrashëgimia kulturoreHonore de BalzakFusha elektrikeJaponiaErnesto SabatoFriendsAktiviteti fizikLëndët djegësePjesët përbërëse të kompjuteritDemografia e PolonisëShenjat astrologjikeNelson MandelaAgjërimi në IslamMia KhalifaShiu acidikSëmundjaViolinaHënaRumaniaPoloniaGjeografia e ShqipërisëRilindja KombëtareLista e vendeve sipas sipërfaqesLigjiLista e liqeneve në ShqipëriBeteja e KosovësHIV/AIDSEmriDiabetiPiramidat e EgjiptitShkolla ShqipeDita e VerësProdhimi i Brendshëm BrutoBarack ObamaHijaTretjaKorrozioniKinaLista e futbollistëve shqiptarëAjriFeja në ShqipëriMiniera e TrepçësSportiAtenaAksioniFrancaKrimet e regjimit komunist në Shqipëri🡆 More