Hekurudhat E Kosovës

Hekurudhat e Kosovës është kompani publike që ka për detyrë të operoj rrjetin hekurudhor të Kosovës, t'i rris dhe mirëmbajë vijat hekurudhore për operim (shërbime për transportin e udhëtarëve dhe mallrave) bazuar në standardet e Bashkimit Evropian.

Hekurudhat E Kosovës
Shenja dalluese Hekurudhat e Kosovës

Historiku

Vija e parë hekurudhore në Kosovë është ndërtuar në vitin 1874 në relacionin Hani i Elezit – Fushë Kosovë – Mitrovicë. Më vonë ka filluar dhe është kryer ndërtimi i rrjetit ekzistues hekurudhor nëpër tërë territorin e Kosovës. Hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e Kosovës me një gjatësi prej 333,451 km. Në këtë gjatësi nuk përfshihen vijat industriale të cilat kapin gjatësinë prej 103,4 km. Vijat hekurudhore bëjnë lidhjen e të gjitha qendrave më të rëndësishme të Kosovës përveç Gjakovës dhe Gjilanit. Vijat e hekurudhave të Kosovës kanë lidhje të drejtpërdrejt edhe me shtetet fqinje si me Maqedoninë e Serbinë dhe përmes tyre edhe me shtetet e tjera

Linjat

Hekurudhat e Republikës së Kosovës kanë lidhje në dyja anët me Serbinë (1.Rudrinë,Rashkë afër Mitrovicës) dhe (2.Merdarë afër Besianës(Podujevës),linja Zvecan-Rashkë është në funksion dhe është nën kujdesin e Hekurudhave të Serbisë (Zeleznice Srbije),kurse nëpër Merdarë nuk funksionon. Lidhja me Maqedoninë është në funksion nëpërmjet Hanit të Elezit ku dhe gjendet terminali doganor. Linjat e brendshme që janë në funksion (2 nga 5 gjithsej) janë: (linjat Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë Hanit i Elezit), kurse ato që nuk funksionojnë janë: (Prishtinë-Prizren,Prishtinë-Gracanicë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Magurë dhe Prishtinë-Besianë apo Podujevë). Shumica e lokomotivave janë të mbetura nga Federacioni Jugosllav ose janë donacion i shteteve tjera ku këto te fundit janë të vjetra si dhe të përdorura, për atë arsye transporti hekurudhor në Kosovë nuk është komfort, i saktë apo i rregullt. Transporti i mallrave kryen shërbime private dhe në shumicën e rasteve është jo i shpeshtë. Të gjithë trenat shfrytëzojnë naftën dhe ndotin shumë mjedisin. Në vitet e ardhshme pritet elektrifikimi i plotë i hekurudhës ku do të vihen në funksion lokomotivat me energji elektrike të cilat janë ekologjike. Po ashtu pritet të ndërtohen linja e hekurudhës që do të lidh Republikën e Kosovës me atë të Shqipërisë.

Harta

Hekurudhat E Kosovës 
Hekurudhat e Kosovës (Harta Interaktive)

Lokomotivat

Vagonët vetëlëvizës

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Tags:

Hekurudhat E Kosovës HistorikuHekurudhat E Kosovës LinjatHekurudhat E Kosovës HartaHekurudhat E Kosovës Shih edheHekurudhat E Kosovës Lidhje të jashtmeHekurudhat E KosovësBashkimi Evropian

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Gratë e MuhameditBalenaShqipëriaËndrraIsmail KadareDita Botërore e LibritDritëro AgolliLepuriVerdhëzaBig BangHidrocentraletMenopauzaVitamina B12Teorema e PitagorësLidhëzat në gjuhën shqipeNamazi i IqindisëAntibiotikuLui PastërFormimi i yjeveCikli i UjitKalaja e GjirokastrësFabulaQytetet kryesore të IlirisëShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraDuhaniKallëzuesiMamuthi leshatorDasma shqiptareDetiMarrëveshja e OhritDita e Shën GjergjitPetro MarkoEpoka e IluminizmitNamazi i SabahutNdarja administrative e ShqipërisëDhiaSpermaEmriLejleku SqepgjerëMatematikaSistemi nervorRënia e komunizmit në ShqipëriTiroidetKaliForca e Sigurisë së KosovësDreriLista e vendbanimeve ilireGjergj FishtaStimulim me gjoksTrashëgimia kulturoreRacizmiArmët e SkënderbeutShkupiKryeministri i Maqedonisë së VeriutTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriForcaFoshnjaBujar OsmaniPeshku i kuqFaqja kryesoreFigura stilistikeSistemi i tretjesFormat e shtjelluara të foljesAutizmiShpallja e Pavarësisë së KosovësSistemi i organeve të frymëmarrjesShpyllëzimiBulimiaKopraArtan GrubiGjethjaSëmundja infektiveElbasaniPerandoria BizantineVeshje popullore të KosovësAhmed KalajaLufta e KosovësHënaBunkerët në Shqipëri🡆 More