Glauku

Glauku apo i njohur edhe si Glaukia (vdekur rreth vitit 295 p.e.s.

) ishte një mbret ilir nga fisi i taulantëve që rimëkëmbi shtetin ilir të themeluar prej Bardhylit dhe i cili kishte marre pjese në fushatat e Aleksandrit. Sundoi mes viteve 325-302 p.e.s. Deri në vitin 325 ishte prijës i taulantëve. Në vitin 335 kishte ndihmuar Klitin për marrjen e Pelionit. Pas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë çliroi krahinat në rajonin përreth Liqenit Lihnid, i bashkoi me zotërimet e veta dhe u bë mbret i ilirëve.

Glauku
Mbreti Glauku
Glauku
Mbreti Glauku dhe Mbretëresha Beroja marrin nën përkujdesje Pirron e Vogël - Pikturë nga Nicolas René Le Jeune Jollain

Përmbledhje

Ndoqi një politikë kundër maqedonëve edhe në Epir. Për këtë u afrua me lidhje martesore me mbretin molos Aiakidin dhe kur ky u rrëzua nga pushteti në vitin 317 p.e.s., mori nën mbrojtjte të birin e tij dyvjeçar, Pirron. Nuk pranoi t’ia dorëzonte Pirron mbretit maqedon Kasandrit as kur i premtoi si shpërblim shumën e madhe prej 200 talantesh, as kur ai e kërcënoi me luftë.

Në vitet 314-312 Glauku luftoi me sukses kundër Kasandrit për Apoloninë e Dyrrahun, duke pasur edhe ndihmën e korkyrasve. Tre vjet më vonë hyri në Epir, mposhti kundërshtimin e grupit promaqedon të kryesuar nga ungji i Pirros, Alketi dhe vuri në krye të shtetit molos Pirron 12-vjeçar.

Glauku përmendet si mbret ilir deri në vitin 302 p.e.s. Gjatë sundimit të tij shteti ilir u bë e vetmja forcë e rëndësishme në Ballkan që iu kundërvu Maqedonisë dhe ndikoi në ngjarjet kryesore politike të kohës.

Glauku dhe Pirroja

Në vitin 317 p.e.s. Glauku mundi të ngjitej në pushtet deri në pozitën e mbretit të taulanteve. Ai pastaj u përpoq për një aleancë me Mbretërinë Mollose të Epirit. Prandaj edhe i dha princit molos Pirro azil dhe adoptoi atë në mënyrë që të forcojë këto pretendime kundër partisë promaqedonase në Epir. Pirro u be me vonë vërtetë mbreti i Epirit.

Shih edhe

Literatura

  • The Illyrians By John Wilkes Page 124 ISBN 0-631-19807-5
  • Who's Who in the Age of Alexander the Great by Waldemar Heckel ISBN 978-1-4051-1210-9
  • Adams, Winthrop Lindsay (2010). "Alexander's Successors to 221 BC". përmbledhur nga Roisman, Joseph; Worthington, Ian (red.). A Companion to Ancient Macedonia (në anglisht). Oxford: Wiley-Blackwell. fq. 208–224. ISBN 978-1-4051-7936-2.

Referime

Tags:

Glauku PërmbledhjeGlauku dhe PirrojaGlauku Shih edheGlauku LiteraturaGlauku ReferimeGlauku

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kongresi i LushnjesHebrenjtë në ShqipëriPsoriazaKuvendi i VlorësBipolarizmiKimiaMartin Luther KingKanuniSteve JobsTop MediaDhelpraVeshkaPresidenti i ShqipërisëRënia e komunizmit në ShqipëriLëkuraVirusiFosiletMitozaDrejtkëndëshiShkolla ShqipeNgarkesa elektrikeLigjet e NjutonitKaliKarboniEdi RamaPjesët përbërëse të kompjuteritHalogjenetUiliam ShekspirZeusiMigjeniSindroma DownVitaminatKanceriKompjuteriPashallëku i ShkodrësJudaizmiAeroplaniHormonet e gjëndrave mbiveshkoreLibri GinesAjriShqiponjaAlfabeti shqipKorçaBicaj (Kukës)RimaSëmundjet e syritFeja në ShqipëriPrincipata e Gjon KastriotitLeonardo da VinçiSëmundja e AlzheimeritEnkelejd AlibeajSociologjiaTeknologjiaLidhëza bashkërenditëseShahuAlgjebraMartin CamajHimni i FlamuritPelikani kaçurrelKarbohidratetZhani CikoInternetiInteligjenca emocionaleBeteja e KosovësApoloniaDritëro AgolliDante AligieriEmigrimiNamaziInsulinaMajlinda KelmendiViolinaVloraHistoria e gjeometrisëLista e sureve në KuranGjirafaMacjaMali i Zi🡆 More