Gjergj Bubani: Gazetar shqiptar

Gjergj Bubani (Boboshticë, 20 janar 1899 - Tiranë, 28 shkurt 1954) i njohur edhe si Jorgji Bubani ose Brumbulli siç kishte nofkën letrare, ka qenë shkrimtar, publicist dhe përkthyes shqiptar.

Biografia

U lind në Boboshticë në kazanë e Bilishtit, i biri i Dhionisit dhe Elisabeta Karpaçit.

Ndoqi Liceun frëngKorçë dhe më pas vazhdoi shkollën e lartë në Athinë ku studjoi për Kimi. Pas studimeve u vendos në Rumani, ku punoi për të përjavshmen kombëtare shqiptare Shqipëri' e Ré, botuar në Konstancë nga Mihal Xoxe. Në janar të 1922 nxorri një periodik me titullin Dodona, ndërsa në mars 1926 revistën Zëri shqipëtar që pati jetë të shkurtër. Punoi edhe si sekretar i konsullatës shqiptare në Konstancë e Sofje. Në vitet 1932-1933 qe redaktor i të përkohshmes Kosova që doli për 32 numra në Kostancë dhe ishte thuajsi organi i Komitetit të Kosovës, i përkrahur nga Mbreti Zogu I.

Në Shqipëri u kthye më 1944, ku u arrestua më 13 nëntor. U dënua si "kriminel lufte" nga Gjyqi Special si shumë intelektual të tjerë pa mandat arresti. Në aktakuzën e formuluar më 12 shkurt 1945 ai u akuzua "Se është bërë vegël e propagandës armike si agjitator, propagandist dhe publicist me anë të radios dhe fletoreve. Ka shkruar artikuj për okupatorin dhe kondra luftës së popullit si Drejtor i Radioemisionit, Drejtor i Radios dhe redaktor i gazetës "Bashkimi i Kombit". Ndonëse nuk e pranoi akuzën dhe megjithëse tre dëshmitarë dëshmuan se Bubanin e njihnin si simpatizant të lëvizjes qysh në fillimet e saj, ai u dënua me pesëmbëdhjetë vjet heqje lirie, konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e politike.

Ndërroi jetë në burg më 1954.

Vepra

Vjershat e para i shkroi në gjuhën greke.

Referime

Tags:

1899195420 janar28 shkurtBoboshticaPërkthyesiShkrimtariShqiptarëtTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Republika ÇekeBeratiKomunikimiMiniera e TrepçësEritrocitiSelanikuDhelpraAntibiotikuArilena AraTulipani shqiptarOrkideaBelinda BallukuFjodor DostojevskiHistoria e TiranësReal Madrid C.F.Lufta e Dytë BotëroreSinonimiIndustria e lehtëLaguna e KaravastasëRevolucioni FrancezTrupi i njeriutGjakuSindroma DownEkonomia e ShqipërisëPukaDepresioniGrupet e gjakutIndustria në KosovëFunksionet trigonometrikePërcaktoriKosovaHistoria e libritDitari BlogAmerika VerioreApoloniaHistoria e TokësMuji dhe HaliliArtriti ReumatologjikNaum VeqilharxhiNënrajoni VerilindorYlliNjëqind vjet vetmiVolejbolliAdem DemaçiLidhja e PrizrenitIlaz KodraDhimbja e kokësShtatzëniaVetëtimaShtylla kurrizoreLigjiEgjipti i lashtëTërmetiPaqjaShenjat astrologjikeArben TaravariDashuriaMbretëria e DardanisëLuiz EjlliBronkitiNgjyraKanabisi (Drogë)Lindja e parakohshmeHidrokarburetKalaja e PetrelësSistemi urinarBullgariaVirusiLahutaGravitetiBesimet folklorike shqiptareShkollaSeksi oralIlirëtEposi i kreshnikëveUrani (planet)KolumbiaLista e viteve🡆 More