Gjyqi Special, 1945

Gjyqi Special për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit i njohur ndryshe si Gjyqi Special ishte një gjykatë komuniste që veproi në pranverën e 1945 (1 mars - 1 prill).

Gjyqi Special, 1945
Bahri Omari duke qëndruar në gjyq

Termi juridik

Në një artikull shkencor, politologu dhe studjuesi i historisë Çelo Hoxha përsiatet mbi dyzimin që përçon termi i zgjedhur. Nga shqyrtimi i dokumenteve i bërë nga studjuesi, duket që vetë anëtarët e gjyqit (ose gjykatës) kanë qenë konfuz nga fakti që KANÇ-i urdhëroi krijimin e një Gjyqi dhe jo një Gjykate.

Në kokën e procesverbalit të Gjyqit është shkruar: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjyqi Special për krijimin e kriminelëve kryesor të luftës dhe armiqve të popullit, Tiranë.” Kurse kokën e vendimit të gjyqit, shkruhet: “Qeveria Demokratike e Shqipërisë/ Gjykata Speciale e Tiranës.”

Një dallim tjetër i rëndësishëm mes këtyre dy koncepteve është: Gjykata nënkupton një institucion drejtësie, gjyqi nënkupton kryesisht një proces ndëshkimi. Gjë e matshme në nivel përdorimi nga udhëheqja për një tjetër rast: “Tele Baçin duhet ta arrestoni, ti bëni gjyq dhe ta pushkatoni.”

Rrethanat historike

Në nëntorin e 1944 partizanët komunistë morën pushtetin dhe menjëherë nisën arrestimet dhe pushkatimet e figurave publike që perceptoheshin sikur kishin bashkëpunuar me pushtuesin ose që nuk kishin ndihmuar Lëvizjen Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Gazeta "Bashkimi", organi i shtypit i Frontit Demokratik i Shqipërisë, në janar të 1945 hapej me editorial “Trathëtorët” me ton nxitës dhe gjuhë të ashpër kundrejt "tradhëtarëve" dhe "armiqve të popullit".

Gjyqi Special u çua në këmbë nga regjimi komunist i porsaardhur në fuqi kundrejt të etiketuarve "armiqtë e popullit" dhe "kriminelët e luftës". U themelua në bazë të vendimit të marrë nga Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar më 15 dhjetor 1944, u formua me vendimin nr. 2 të Këshillit të Ministrave. Si në pjesën tjetër tjetër të Evropës Lindore, spastrimi i të ashtuquajturve "fashistë" dhe "kriminelë lufte" luajti një rol qendror në themelimin dhe ndërtimin e një rendi mbështetur tek modeli sovietik.

Përbërja

Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i saj u emërua gjeneral lejtnant Koçi Xoxe (teneqexhi me 5 klasë shkollë), dhe anëtarë: kol. Hysni Kapo, nënkol. Beqir Balluku, kap. i Parë Hajdar Aranitasi, partizan Gaqo Boboshtica, dr. Medar Shtylla; Faik Shehu, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar; Halim Budo, gjykatës, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë; Gaqo Floqi, gjykatës. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu, gjeneralmajor. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special për kriminelët e luftës edhe Bilbil Klosi, major Gjon Banushi dhe major Haki Toska.

Sipas vetë Spahiut, Enver Hoxha ishte udhëheqësi, gjykatësi dhe prokurori.

Të dënuarit

Gjyqi nuk vërtetoi asnjë krim dhe dënoi 17 vetë me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm, 10 me 30 vjet burg, 3 me 20 vjet burg, 5 me 15 vjet burg, 5 me 10 vjet burg, 5 me 5 vjet burg, 2 me 3 vjet dhe 3 me 2 vjet burgim. Vetëm dy persona u shpallën të pafajshëm.

Të dënuarit qenë:

Me vdekje

  • Aqif Përmeti (politikan, ish-ministër)
  • Bahri Omari (ballist, ish-ministër)
  • Beqir Valteri (deputet, antizogist)
  • Daut Çarçani (prefekt)
  • Dik Cami (zogist, ushtarak)
  • Fejzi Alizoti (nënshkrues i Shpalljes së Pavarësisë, disa herë ministër)
  • Gustav Mirdash (ish-ushtarak austriak, oficer i lartë i ushtrisë shqiptare)
  • Hilmi Leka (politikan, ish-ministër)
  • Ismail Golëmi (ushtarak, ballist)
  • Javer Hurshiti (nëpunës, ish-ministër)
  • Kolë Tromara (ballist, ish-ministër)
  • Kostandin Kote (ushtarak, ish-ministër)
  • Reshit Merlika (deputet, fis i Mustafa Merlika Krujës)
  • Shyqyri Borshi (ushtarak)
  • Tahsim Bishqemi (ushtarak)
  • Terenc Toçi (patriot romantik arbëresh, jurist, politikan)
  • Zef Kadarja (nëpunës karriere, drejtor i Zyrës Sekrete, drejtor i përgjithshëm i Policisë)

Me burgim

Referime

Tags:

Gjyqi Special, 1945 Termi juridikGjyqi Special, 1945 Rrethanat historikeGjyqi Special, 1945 PërbërjaGjyqi Special, 1945 Të dënuaritGjyqi Special, 1945 ReferimeGjyqi Special, 1945

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Tumori i truritTom SojerMusine KokalariFabulaHendbollDanimarkaPasaporta e ShqipërisëHerodotiSarandaLetërsia shqipeMenopauzaDragoiRomeo VeshajTestosteroniNjerëz dhe FateVjosaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeTigriAparati riprodhues mashkullor te njeriuTrekëndëshiJuventus F.C.BallkaniAriuLuigj GurakuqiErnest KoliqiShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraHidrocentraletEklipsi i HënësShqipëria OsmaneEmra pellazgëGalileo GalileiDevejaEmiratet e Bashkuara ArabeZvicraPylliBurimet natyrore të KosovësShpella e PëllumbasitEnergjia potencialeSistemi diellorËA.C. MilanEgjiptiKalaja e ElbasanitSulejman VokshiRilindja Kombëtare ShqiptareRacizmiSëmundja infektiveFusha magnetikePiter PanRajoni JuglindorPolimeriPërralla e shqiponjësLezhaDrogaBimësiaZejtariaVenusiTenisiArbëreshët në ItaliErnest HemingwayTargat e automjeteve të KosovësIsmail KadareBifurkacioni i lumit të NerodimësNatyraForca e rëndesësAlbert AjnshtajniElbasaniSëmundjet e gjakutPrizreniAutizmiPankreasiHënaLojërat Olimpike VeroreViti i RiAntigona (mitologji)🡆 More