Polonia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në lindje të Gjermanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312,685 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 00 V, 20 00 L dhe 304,465 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 8,220 km 2 ujë.
redaktoni hartën |
Vija bregdetare e Polonisë është 491 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,788 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Kalingradi (Rusia) (206 km), Lituania (91 km), Bjellorusia (407 km), Ukraina (526 km), Sllovakia (444 km), Çekia (658 km) dhe Gjermania (456 km).
Klima e Polonisë është mesatare dhe duke shkuar kah lindja kalon në atë kontinentale. Verërat janë të nxehta mesatare me temperatura mesatare nga 16 dhe 19 C ndërsa dimrat janë të ftohët me temperature mesatare 0C e në lindje -5 gradë C. Të reshura ka gjatë gith dimrit , të cilat në lindje dimrat janë të thatë se sa vërërat.
Pjesa më e madhe e relievit të Polonisë është terren i rrafshnaltave, kufiri në jugë përshkohet nga malet. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Elb në vendin e quajtur Raçki ( -2m; pol.: Raczki Elbląskie) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Rysy.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, bakri, gazi natyrorë, argjendi, plumbi, kripa qelibari si dhe toka e punueshme.
Lumenj:
Liqenet:
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Polonisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Gjeografia e Polonisë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.