Gjeografia e Kenisë
redaktoni hartën |
Kenia ndodhet në Afrikën lindore me dalje në oqeanin Indian, në mes të Somalisë dhe Tanzanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Kenisë është 582.650 km2 (22 herë e diçka me e madhe se Maqedonia) prej së cilës 13.400 km2 janë ujë. Kenia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 ‘‘‘V’’’, 38 00 ‘‘‘L’’’.
Kenia ka një vijë bregdetare 536 km të gjatë dhe vijë kufitare 3.477 km që e ndanë atë nga : Etiopia 861 km, Somalia 682 km, Sudani 232 km, Tanzania 769 km dhe Uganda 933 km.
Klima në Keni është e ndryshueshme nga tropikale në bregdet gjerë në shkretinore në brendi të vendit.
Relievi i Kenisë përbëhet nga tereni me lugina të cilat në pjesën qendrore përfundojnë me malet e larta e të mëdha të ndara nga fusha e madhe e Rift-it, ku fillojnë fushat pjellore. Pika më e ultë e relievit 0 m përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta lartësi mbidetare prej 5.199 metrave në malet e Kenisë (ang. : Mount Kenya), në pjesënqendre të vendit, në veri-lindje të kryeqytetit.
Si pasuritë natyrore të Kenisë, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Guri gëlqerorë, pluhur Natriumi, Kripa, Kauçuk (goma), Flurosfate, , Gjuetia dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 8,08 % e sipërfaqes së vendit.
Ky artikull në lidhje me gjeografinë e Kenias është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Gjeografia e Kenisë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.