Fredy Guarín: Futbollist kolumbian

Fredy Alejandro Guarín Vásquez (Spanjisht: ; lindur më 30 qershor 1986) është një ish futbollist profesionist kolumbian i cili luante si mesfushor.

Fredy Guarín
Fredy Guarín: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit
Guarin në vitin 2014.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFredy Alejandro Guarín Vásquez
Datëlindja (1986-06-30) qershor 30, 1986 (37 vjeç)
VendlindjaPuerto Boyacá, Kolumbi
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri13
Karriera me të rinjtë
2002–2004Envigado
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002Atlético Huila5(0)
2003–2007Envigado38(4)
2005–2006Boca Juniors (huazim)2(0)
2006–2007→ Saint-Étienne (huazim)18(1)
2007–2008Saint-Étienne18(0)
2008–2012Porto63(11)
2012Internazionale (huazim)6(0)
2012–2016Internazionale108(15)
2016–2019Shanghai Shenhua83(21)
2019–2020Vasco da Gama13(3)
2021Millonarios7(1)
Gjithsej396(67)
Karriera ndërkombëtare
2003–2005Kolumbia U176(2)
2003–2005Kolumbia U2016(2)
2006–2015Kolumbia57(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Ai ishte një lojtar i zhvdërvjellët që mund të luante si mesfushor qëndror, mbrojtës dhe i djathtë. Ai dallohej për gjuajtjet nga distanca me të dyja këmbët. Ai e filloi karrierën e tij me Envigado, ku pas kësaj pati një periudhë të shkurtër qëndrimi në Argjentinë dhe më pas luajti dy vite në Francë me Saint-Étienne. Ai krijoi emrin e tij në Portugali me Porton, ku ai shpenzoi katër sezone ku fitoi dhjetë tituj madhorë, përfshirë tre tituj kampionati, dhe Ligën e Evropës në vitin 2011.

Guarín ka përfaqsuar Kolumbinë në Kupën e Botës 2014 dhe 2011 Copa América.

Karriera me klube

Vitet e para / Saint-Étienne

Guarín ka lindur në Puerto Boyacá. Në vitin 2005, ai ishte lojtar titullar i Envigados dhe i Kolumbisë U–20. Ai më pas u huazua nga gjiganti argjentinas i Boca Juniors, ku shpenzoi gjashtë muajt e parë në skuadrën e të rinjëve, ai luajti vetëm dy ndeshje ligë. Pas përfundimit të huazimit me Boca Juniors, klubi argjentinas u përpoq që të blente përfundimisht, por Guarín këmbënguli që të huazohej në Francë te AS Saint-Étienne, ku dëshira e tij u plotsua në gusht 2006.

Guarín bëri debutimin e tij për Saint-Étienne në një ndeshje miqësore kundër skuadrës spanjolle të RCD Espanyol duke shënuar dy gola. Ai luftoi për formacionin e parë deri sa sezoni u mbyll. Ai bëri debutimin e tij në Ligue 1 kundër Olympique Lyonnais. Ai shënuai golin e parë në fitoren 3–1 kundër Troyes AC. Vonë në prill 2007, Guarin firmosi një kontratë katër vjeçare me klubin.

Porto

Më 10 korrik 2008, Guarín firmosi një kontratë katër vjeçare gjigjandët portugezë të Portos për një shumë të pacaktuar. Trajneri i Porgualisë U–21 ishte në një mendim të kundërt pasi ai e dëshironte lojtarin në formën e huazimit. Gjatë kohës së tij te Porto, Guarín është përdorur më shumë si zëvëndësues, por luajti rregullisht; Goli i tij më i rëndësishëm erdhi më 16 maj 2010 në fitoren 2–1 kundër G.D. Chaves pasi i siguroi Portos trofeun e Taça de Portugal.

Në sezonin 2010–11, pas transferimit të Raul Meireles te Liverpooli, Guarín mori vendin e titullarit, ai ishte një mesfushor i rëndësishëm për klubin duke shënuar gola, ai luajti më shumë se 40 ndeshje duke shënuar edhe 10 gola me Porton që fitoi Ligën e Europës.

Internazionale

Fredy Guarín: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit 
Guarín duke u përgatitur për një ndeshje në vitin 2014.

Më 31 janar 2013, Guarín u bashkua me Interin për 1.5 milion në formën e huazimit. Ai hihej nga drejtuesit e klubit si zëvëndësuesi ideal i mesfushorit Thiago Motta i cili u transferua te Paris Saint-GermainLigue 1 në atë merkato. Inter gjithashtu kishte mundësi për të blerë kartonin e kolumbianit në fund të sezonit për 13.5 milion €.

Guarìn bëri debutimin e tij më 1 prill 2012 kundër Genoas ku Inter fitoi me rezultatin 5–4 në San Siro, me Guarín që hyri në fushë në pjesën e dytë në vend të Dejan Stanković dhe në minutën e 85 fitoi një penallti që u realizua nga Diego Milito. Kjo ishte edhe ndeshja e parë e trajnerit të ri Andrea Stramaccioni. Ai u paraqit zyrtarisht në shtyp më 5 prill, duke thënë se kishte dy vite që bisedonte me drejtuesit e Interit dhe me bashkëatdhetarin e tij Iván Córdoba, duke shtuar se transferimi te Inter ishte një ëndërr e realizuar për të.

Më 25 prill, ai dhuroi assistin e parë me Interin në fitoren 1–3 jashtë fushe kundër Udineses, duke assituar golin e tretë të skuadrës që shënuar nga Álvarez në minutën e 37të. Më 17 maj 2012, Inter shfrytësoi mundësinë e blerjes duke marrë kartonin e mesfushorit kolumbian, por për vetëm 11 milion €. Guarín shënoi golin e parë zyrtar për Ziklatrit më 30 gusht, në barazimin 2–2 në shtëpi kundër FC Vaslui në Ligën e Evropës (4–2 rezultati i përgjithshëm). Në fazën e grupeve të të njëjtit kompeticion, ai dhuroi të tre assistët në suksesin 3–1 kundër Neftchi Baku PFC.

Sërisht në Ligën e Europës, më 21 shkurt 2013, Guarín shënoi dy herë në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër CFR Cluj (5–0 rezultati i përgjithshëm) duke ndihmuar Interin të kalojë në raundin e 16-tave. Në janar 2014, gjatë merkatos dimërore, ai ishte supozuar për të kaluar te Juventusi në shkëmbim me malazezin Mirko Vučinić, por shkëmbimi ra poshtë pasi klubet nuk arritën dot të gjenjë një gjuhë të përbashkët. Ai kishte deklaruar se nuk do të rikthehej te Ziklatrit, nqs ai nuk do të lihej i lirë të largohej, por në fund u rikthye; ai raportua më vonë se ai vetëm kërkonte të sqaronte të ardhmen e tij në klub, duke deklaruar se ai kurrë nuk e kishte pyetur për t'u larguar por se ai ishte i hutuar nga situata e krijuar.

Më 25 mars 2014, Guarín rinovoi kontratën e tij me Interin deri në vitin 2017. Më 14 shtator, i futur në fushë si zëvëndësues në pjesën e dytë, ai shënoi në fitoren 7–0 në shtëpi kundër Sassuolos. Në fillim të sezonit 2014–15, ai filloi të përdorej në fushë nga trajneri Walter Mazzarri si sulmues i dytë.

Më 7 dhjetor 2014, në paraqitjen e tij të 100 me Interit, Guarín asistoi argjentinasin Mauro Icardi i cili shënoi golin e vetëm në humbjen 1–2 në San Siro kundër Udineses. Më vonë, më 16 shkurt 2015, Guarín shënoi dy herë në fitoren 1–4 jashtë fushe kundër Atalantës në Stadio Atleti Azzurri d'Italia, duke ndihmuar skuadrën të marri fitoren e parë jashtë fushe në ligë që nga dhjetori i 2014-tës. Në fillim të ndeshjes, saktësisht në minutën e parë, ai fitoi një penallti që u realizua në gol nga Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e parë në Serie A.

Karriera ndërkombëtare

Më 26 maj 2006, Guarín bëri debutimin e tij ndërkombëtarë me Kolumbinë në një ndeshje miqësore përgatitore para Kupës së Botës kundër Ekuadorit. Ai përfaqsoi vendin e tij në CONCACAF Gold Cup 2007 dhe në Copa América 2011.

Guarín u zgjodh nga trajneri José Pekerman për të luajtur në Kupën e Botës 2014. Ai deri debutimin e tij në turnament më 24 qershor në ndeshjen e tretë të grupit pasi ekipi i kishte fituar dy ndeshjet e para, duke luajtur 90 minuta në fitoren 4–1 kundër Japonisë. Ai luajti ndeshjen e tij të 50të me ekipin kombëtar katër ditë më vonë, duke hyrë si zëvëndësues në minutat e fundit të fitores 2–0 kundër Uruguajit në raundin e 16-tave.

Golat me kombëtaren

    Lista e golave dhe rezultateve me kombëtaren kolumbiane.
Nr. Data Vendi Kundështari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 26 mars 2011 Vicente Calderón, Madrid, Spanjë Fredy Guarín: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Ekuadori 1–0 1–1 Ndeshje Miqësore
2. 11 nëntor 2011 Estadio Metropolitano, Barranquilla, Kolumbi Fredy Guarín: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Venezuela 1–0 2–1 Kualfikueset e Kupës së Botës 2014
3. 14 gusht 2013 Mini Estadi, Barcelonë, Spanjë Fredy Guarín: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Serbia 1–0 1–0 Ndeshje Miqësore
4. 6 qershor 2014 Pedro Bidegain, Buenos Aires, Argjentinë Fredy Guarín: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Profili i lojtarit  Jordania 3–0 3–0 Ndeshje Miqësore

Profili i lojtarit

Guarín ishte një lojtar i fortë, i shpejtë, dhe një mesfushor sulmues krijues. Ai ishte i aftë të gjuante topin nga distanca të largta me të dyja këmbët. Ai gjithashtu mund të luante në rolin e organizatorit.

Trofe

Klube

  • Primeira Liga: 2008–09, 2010–11, 2011–12
  • Taça de Portugal: 2008–09, 2009–10, 2010–11
  • Supertaça Cândido de Oliveira: 2009, 2010, 2011
  • UEFA Liga e Europës: 2010–11
  • UEFA Super Kupa: Finalist 2011
  • Taça da Liga: Finalist 2009–10

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Fredy Guarín Karriera me klubeFredy Guarín Karriera ndërkombëtareFredy Guarín Profili i lojtaritFredy Guarín TrofeFredy Guarín ReferimeFredy Guarín Lidhje të jashtmeFredy Guarín198630 qershorFutbolliGjuha spanjolle

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Zhurmat në veshRripi i KuiperitShahuKëngët e MilosaosHemoglobinaKlima e ShqipërisëShkodraKosovaSindroma DownKripëratGjitariDita e mësuesitGjeografia e PolonisëIftariProdhimi i Brendshëm BrutoLigjiMustafa Qemal AtaturkuButrintiRepublika Popullore e ShqipërisëIliadaDevejaKundrinoriPrizreniKryefjalaTryezaGalileo GalileiHistoriaSilva TurdiuPianojaNdotja akustikeLista e vendeve sipas sipërfaqesHistoria e gjeometrisëMetriRrethiDiskriminimiNdryshimi i klimësLufta e KosovësEkosistemiEnergjia elektrikeSportiSyriUshtria Çlirimtare e KosovësTeorema e PitagorësKrujaPsikologjiaNamazi i IqindisëRezistenca elektrikeLaguna e KaravastasëLidhja e PrizrenitSëmundja e LeukemisëBiologjiaAlfabeti shqipShtetiLigji i ArkimeditMuzeu i KosovësKuraniNdotja e ujitFizikaNdarja administrative e ShqipërisëBudizmiKompjuteriLigji i KulonitLumiNamazi i YlesSëmundja e AlzheimeritGjirokastraMatjaAeroplaniGjeografia e GjermanisëNikollë KaçorriShpella e piratëve (roman)ShqipëriaForca e rëndesësPesë Shtyllat e IslamitAlkanetMuzika shqiptare🡆 More