Filip Noga: Politikan shqiptar

Filip Noga (Shirokë, 1868 - Raguzë, 1917) i njohur edhe si Philippe Nogga, ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare dhe ministër i shtetit shqiptar.

Filip Noga
Ministër i Financave
Në detyrë
28 maj – 3 shtator, 1914
Paraprirë ngaGaqo Adhamidhi
Pasuar ngaNexhat Libohova
Të dhëna vetjake
U lind më1868
Shirokë, Vilajeti i Shkodrës, Perandoria Osmane
Vdiq më1917
Raguzë, Perandoria Austro-Hungareze
NënshtetësiaShqiptar
Punësimimësues, gazetar, diplomat

Biografia

U lind në Shirokë më 1868, i biri i Pashko Nogës. Tetë vjeç u shpërngulën si familje dhe Filipi u rrit në Stamboll, ku kreu një shkollë franceze. I vlerësuar në jetën shoqërore të kryeqytetit perandorak, punoi mësues frëngjishteje në familjen e Sadrazemit, Ferid Pashës.

Bashkëpunoi me fletoren kryeqytetase "La Turquie" ku shkroi në gjuhën frënge artikuj për të mbrojtur lëvizjen e Kosovës. Pas Hyrrijetit më 1908 dhe abdikimit të Sulltan Abdyl Hamitit II, ndihmoi gjallërisht Ismail Qemalin, Kristo Meksin dhe të tjerë.

Më 1913 së bashku me Mehmet bej Konicën dhe Rasih bej Dinon, ishte pjesë e delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, dhe më pas prej në Berlin përpiqej të ulte tonet e alarmit përballë Fuqive të Mëdha, duke mohuar se Ismail Qemali apo Esad Pasha të kishin pasur gisht në komplotin e Beqir Grebenasë. Më 1914 në qeverinë e Turhan pashë Përmetit, emërohet ministër i Financave. U largua nga Shqipëria pas rrethanave që lindën me Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme, për shkak të së cilës iu dogj biblioteka dhe dorëshkrimet e veta. Aubrey Herbert, që kish udhëtuar me të, e përshkruante "gjuhëtar dhe muzikant". Ndërroi jetë më 1917 gjatë një udhëtimi në Raguzë.

Eshtrat iu sollën në atdhe 13 vjet pas vdekjes prej të shoqes, duke zbatuar kështu vullnetin e tij të fundëm.

Referime

Tags:

18681917Shiroka

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Nexhmije PagarushaAnemiaKalendariAsdren GjikolliLejlekuMacjaKuvendi i Republikës së KosovësReal Madrid C.F.Marrëdhënia seksualePerandoria BizantineKukësiKiara TitoBashkimi Demokratik për IntegrimForca e Sigurisë së KosovësZënia e Diellit (Eklipsi)ElefantiVeshjet popullore shqiptareAziaHistoria e kompjuteritKubi (gjeometri)DrogaPesë Shtyllat e IslamitDialektet e gjuhës shqipeAmerika JugoreKinaTingulliFormimi i yjeveMuzika populloreEvropa lindoreAlbin KurtiLasgush PoradeciLuaniVullkaniBurgu i SpaçitMëlçiaLojërat OlimpikeIzet MexhitiShkupiGjitariFamiljaSkënderbeuMiti i SkënderbeutHerodotiAlkooliUjkuPenisi i njeriutBashkimi SovjetikMbiemriSistemi i qarkullimit të gjakutNumrat e telefonit në KosovëIsmail KadarePeshkaqeniSaturniLista e qyteteve në Maqedoninë e VeriutArti i RilindjesDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeSulejman VokshiTiranaYlli detarDrini i BardhëFusha magnetike e TokësMargarita TutulaniDon Kishoti i MançësAkiliMarin BarletiPneumoniaShqiponjaFan NoliShahuEkosistemiBalenaPukaLista e gjeografive të shteteveVaginaXhubletaHëna e Plotë🡆 More