Fibromialgjia

Fibromialgjia (FM) është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga dhimbje kronike e përhapur në gjithë trupin dhe nga një përgjigje e mbindjeshme e dhimbjes ndaj presionit.

Simptoma të tjera përfshijnë lodhjen në një shkallë të tillë që ndikon në aktivitetet normale, problemet me gjumin dhe vështirësitë me kujtesën. Disa njerëz raportojnë edhe sindromën e këmbëve të lodhura, probleme me zorrët ose me fshikëzën e urinës, mpirje dhe ndjesi shpimi e ndjeshmëri ndaj zhurmës, dritave apo temperaturës. Shpesh, fibromialgjia shoqërohet me depresion, ankth dhe me çrregullimin e stresit posttraumatik. Lloje të tjera të dhimbjes kronike janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme.

Fibromialgjia
Fibromialgjia
Vendndodhja e nëntë çifteve të pikave të dhimbjes që përbëjnë kriteret e Kolegjit Amerikan të Reumatologjisë të vitit 1990 për fibromialgjinë
SpecialitetPsikiatri, reumatologji, neurologji
SimptomatDhimbje e përgjithshme, ndjesi lodhjeje, probleme me gjumin
FillimiMosha e mesme
KohëzgjatjaAfatgjatë
Shkaktar(ë)Të panjohur
Metoda diagnoztifikueseBazuar në simptomat pas përjashtimit të shkaqeve të tjera të mundshme
TrajtimiGjumë i mjaftueshëm dhe aktiviteti fizik, dieta e shëndetshme
MjekimiDuloksetinë, milnacipran, pregabalin, gabapentin
PrognozaJetëgjatësi normale
Shpeshtësia2–8%

Shkaku i fibromialgjisë është i panjohur, megjithatë, besohet se përfshin një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. Kjo gjendje është e trashëguar dhe mendohet se përfshin shumë gjene. Faktorët mjedisorë mund të përfshijnë stresin psikologjik, traumat dhe infeksione të caktuara. Dhimbja mendohet se vjen nga procese në sistemin nervor qendror dhe gjendja quhet "sindroma e sensibilizimit qendror". Fibromialgjia njihet si një çrregullim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA dhe Kolegji Amerikan i Reumatologjisë. Nuk ekziston asnjë test diagnostikues specifik. Diagnoza përfshin përjashtimin si fillim të shkaqeve të tjera të mundshme dhe verifikimin e pranisë së një numri të caktuar simptomash.

Trajtimi i fibromialgjisë mund të jetë i vështirë. Rekomandimet shpesh përfshijnë gjumin e mjaftueshëm, ushtrimet e rregullta dhe dietën e shëndetshme. Terapia njohëse dhe e sjelljes (CBT) mund të jetë gjithashtu e dobishme. Mund të përdoren ilaçet duloksetinë, milnacipran ose pregabalin. Përdorimi i opioidëve si ilaçe kundër dhimbjes është i diskutueshëm, ku disa autorë shprehen se dobia e tyre mbështetet nga prova të pamjaftueshme dhe të tjerë deklarojnë se opioidet me efekt të dobët mund të jenë praktike nëse ilaçe të tjera nuk janë të efektshme. Ka mungesë të të dhënave që mbështesin përdorimin e suplementeve dietike. Ndonëse fibromialgjia mund të zgjasë për një kohë të gjatë, ajo nuk çon në vdekje apo dëmtim të indeve.

Fibromialgjia përllogaritet të prekë 2-8% të popullsisë. Gratë preken rreth dy herë më shpesh se burrat. Përqindja duket e ngjashme në zona të ndryshme të botës dhe midis kulturave të ndryshme. Fibromialgjia u karakterizua për herë të parë në vitin 1990, me kritere të përditësuara në vitin 2011. Ekzistojnë polemika rreth klasifikimit, diagnostikimit dhe trajtimit të fibromialgjisë. Ndërkohë që disa mendojnë se diagnoza e fibromialgjisë mund të ndikojë negativisht tek një person, kërkime të tjera mendojnë se kjo diagnozë është e dobishme. Termi "fibromialgji" vjen nga latinishtja e re fibro-, që do të thotë "inde fibroze", greqishtja μυώ myo-, "muskuj" dhe άλγος algos, "dhimbje"; pra, fjalë për fjalë ky term do të thotë " dhimbje e muskujve dhe e indit lidhor fibroz".

Bibliografia

Tags:

AnkthiDepresioniDhimbjaKujtesaLodhja (trupore)Stresi posttraumatik

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Presidenti i ShqipërisëIlirëtDemencaPikëçuditsjaAventurat e Tom SojeritLiqeni i OhritGurguricaBimësiaLëndët ushqyeseDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)KoloseumiAsdren GjikolliFeja në ShqipëriMali i ZiDon Kishoti i MançësKolesteroliÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriAkiliADHDLista e festave në ShqipëriMartin CamajLejlekuPërrallaNjësitë federative të GjermanisëEnergjia e erësSëmundjet e trashëgueshmeLista e lumenjve në ShqipëriMasturbimiTeuta e IlirisëGreqia e lashtëKryeministri i Maqedonisë së VeriutDermatiti atopikLigjiTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriAminoacidetAmerikaEnver HoxhaNamazi i SabahutLiqeni i PrespësAdolf HitleriTulipaniTiranaFoshnjaNdryshimi i klimësRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëShtatzëniaFjalë të urtaShtetet e Bashkuara të AmerikësTumori i truritLufta e FtohtëMuzika populloreEposi i kreshnikëveMarsiTruriNatyraHëna e PlotëPlazma e gjakutInfeksioni seksualisht i transmetueshëmNdihma e parëLista e festivaleve në KosovëLista e vendeve sipas sipërfaqesAhmet KrasniqiVirusiLemzaPeshku i kuqPenisi i njeriutMësonjëtorja e KorçësGjuhët indo-evropianeElektromagnetiYlli detarMitologjiaArben TaravariLista e personaliteteve ilireNdërtimi i brendshëm i TokësOrgazmaNjësia matëseLiqeni i ShkodrësKuvendi i ShqipërisëKorça🡆 More