Festivali Evropian i Këngës 1997, ishte edicioni i 42-të i Festivalit vjetor Evropian të Këngës.
Ai u zhvillua në Dublin, Irlandë, pas fitores së Eimear Quinn në konkursin e 1996 në Oslo, Norvegji, me këngën "The Voice". Kjo ishte hera e shtatë që Irlanda organizoi ngjarjen dhe e katërta në pesë vjet.
Festivali Evropian i Këngës 1997 | |
---|---|
Datat | |
Finalja | 3 maj 1997 |
Pritës | |
Vendi | Point Theatre, Dublin, Irlandë |
Prezantues |
|
Dirigjent | Frank McNamara |
Kryetar | Ian McGarry |
Mbikëqyrës ekzekutiv | Marie-Claire Vionnet |
Producent ekzekutiv | Noel Curran |
Transmetuesi pritës | Raidió Teilifís Éireann (RTÉ) |
Akti hapës | Mesazhe uruese nga ish-performues të Festivalit |
Akti interval | "Let The Message Run Free" performuar nga Boyzone |
Pjesëmarrës | |
Numri i pjesëmarrësve | 25 |
Shtetet debutuese | Asnjë |
Shtetet që kthehen | |
Shtetet që nuk kthehen | |
Votimi | |
Sistemi i votimit | Secili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për 10 këngët e tyre të preferuara. |
Zero pikë |
|
Kënga fituese |
|
Konkursi u mbajt në Teatrin Point më 3 maj 1997. Carrie Crowley dhe anëtari i Boyzone Ronan Keating ishin prezantuesit e shfaqjes. Njëzet e pesë shtete morën pjesë në Konkursin e vitit 1997, në të cilin u kthye Italia pas një mungese trevjeçare - pjesëmarrja e fundit ishte në 1993, bashkë me të edhe Danimarka, Gjermania, Hungaria dhe Rusia, të cilët morën pjesë për herë të fundit në 1995, pavarësisht se kishin marrë pjesë në raundin para-kualifikues jo-televiziv të vitit 1996 në të cilin ata nuk arritën të kualifikoheshin dhe për këtë arsye munguan. Belgjika, Finlanda dhe Sllovakia u zhvendosën.
Mbretëria e Bashkuar fitoi konkursin, falë Katrina and the Waves, të udhëhequr nga amerikania Katrina Leskanich, duke e bërë për herë të dytë që Britanikët fituan Eurovision në tokën Irlandeze (pas 1981). Mbetet gjithashtu hera e fundit që Mbretëria e Bashkuar fitoi konkursin (deri më 2020).
Irlanda priti garën për herë të katërt në pesë vjet pasi fitoi garën e 1996 në Oslo. Dublini u zgjodh të ishte qyteti pritës, duke e bërë për herë të gjashtë që Konkursi i Këngës Eurovision të vihej në skenë në kryeqytetin irlandez. Vendi i konkursit ishte Teatri Point, i vendosur në Quay Wall North të Lumit Liffey, midis Dublin Docklands. Teatri më parë organizoi konkurset e 1994 dhe 1995. Teatri Point është vendi i vetëm që ka pritur finalen tri herë.
Rendi | Shteti | Artist | Kënga | Gjuha | Vendi | Pikë |
---|---|---|---|---|---|---|
01 | Qiproja | Hara & Andreas Konstantinou | "Mana mou" (Μάνα μου) | Greqisht | 5 | 98 |
02 | Turqia | Şebnem Paker & Grup Ethnic | "Dinle" | Turqisht | 3 | 121 |
03 | Norvegjia | Tor Endresen | "San Francisco" | Norvegjisht | 24 | 0 |
04 | Austria | Bettina Soriat | "One Step" | Gjermanisht | 21 | 12 |
05 | Irlanda | Marc Roberts | "Mysterious Woman" | Anglisht | 2 | 157 |
06 | Sllovenia | Tanja Ribič | "Zbudi se" | Sllovenisht | 10 | 60 |
07 | Zvicra | Barbara Berta | "Dentro di me" | Italisht | 22 | 5 |
08 | Holanda | Mrs. Einstein | "Niemand heeft nog tijd" | Holandisht | 22 | 5 |
09 | Italia | Jalisse | "Fiumi di parole" | Italisht | 4 | 114 |
10 | Spanja | Marcos Llunas | "Sin rencor" | Spanjisht | 6 | 96 |
11 | Gjermania | Bianca Shomburg | "Zeit" | Gjermanisht | 18 | 22 |
12 | Polonia | Anna Maria Jopek | "Ale jestem" | Polonisht | 11 | 54 |
13 | Estonia | Maarja-Liis Ilus | "Keelatud maa" | Estonisht | 8 | 82 |
14 | Bosnja dhe Hercegovina | Alma Čardžić | "Goodbye" | Boshnjakisht | 18 | 22 |
15 | Portugalia | Célia Lawson | "Antes do adeus" | Portugalisht | 24 | 0 |
16 | Suedia | Blond | "Bara hon älskar mig" | Suedisht | 14 | 36 |
17 | Greqia | Marianna Zorba | "Horepse" (Χόρεψε) | Greqisht | 12 | 39 |
18 | Malta | Debbie Scerri | "Let Me Fly" | Anglisht | 9 | 66 |
19 | Hungaria | V.I.P. | "Miért kell, hogy elmenj?" | Hungarisht | 12 | 39 |
20 | Rusia | Alla Pugacheva | "Primadonna" (Примадонна) | Rusisht | 15 | 33 |
21 | Danimarka | Kølig Kaj | "Stemmen i mit liv" | Danisht | 16 | 25 |
22 | Franca | Fanny | "Sentiments songes" | Frëngjisht | 7 | 95 |
23 | Kroacia | E.N.I. | "Probudi me" | Kroatisht | 17 | 24 |
24 | Britania e Madhe | Katrina and the Waves | "Love Shine a Light" | Anglisht | 1 | 227 |
25 | Islanda | Paul Oscar | "Minn hinsti dans" | Islandisht | 20 | 18 |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Festivali Evropian i Këngës 1997, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.