Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

6°09′38″E / 53.2065°N 6.1605°E / 53.2065; 6.1605

Republika e Irlandës (irl.: Poblacht na hÉireann, ang.: Republic of Ireland) është një shtet në veri të Evropës, në ishullin e Irlandës. Në pjesën veri-lindore të Irlandës gjendet Britania e Madhe, përndryshe e ajo është anëtare e Bashkësisë Evropiane (BE). Pjesa më e madhe e banorëve të saj mbahen për katolikë të ritit romak.

Irlanda
Éire (irlandisht)
Flag of Ireland.svgCoat of arms of Ireland.svg
Flamuri i IrlandësEmblema e Irlandës
Vendndodhja e Irlandës
Vendndodhja e Irlandës   (e gjelbër e errët)

– në Europë  (e gjelbër & gri e errët)
– në Bashkimin Europian  (e gjelbër)

Himni Kombëtar"Amhrán na bhFiann" (Kënga e Ushtarëve)
KryeqytetiDublini (njëkohësisht qyteti më i madh)
Gjuha zyrtareIrlandisht, Anglisht
Pavarësia24 prill 1916
Anëtarësimi në OKB14 dhjetor 1955
Forma e qeverisjesRepublikë Parlamentare
PresidentMichael D. Higgins
Taoiseach (Kryeministër)Enda Kenny
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vendi i 120-të
70.273 km²
2
Popullsia (2016)
– totale
– dendësia
Vendi i 120-të
4.757.976 banorë
67,7 banorë/km²
PBB (2016)
 PBB për banor
254,6 miliard dollarë
54.464 dollarë
MonedhaEuro (€) (EUR)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC
UTC+1
Prefiksi telefonik+353
Kodi i internetit.ie
Kodi ISO 3166-1IE

Historia

Historia e irlandes fillon që nga koha e gurit. Irlanda pati kontakte me romaket që kishin formuar perandorinë e tyre në atë kohë dhe kishin pushtuar Anglinë e sotme.

Në shekullin e pestë fillon përhapja e Krishterimit.Për këtë gjë është i njohur misionari Patrik von Irland. Në këtë kohë Irlanda pushtohet nga Vikingët ndërsa me 1169 nga Normadët.

Më vonë kalon nën protektoratin anglez. Gjate ketij sundimi me 1845-1849 shperthen zija e bukës kështu që miliona njerëz largohen për në amerikë. Më 1949 Irlanda bëhet e pavarur mirëpo pjesa veriore mbetet nën Britaninë e madhe.

Politika


Njësitë administrative

Republika e Irlandës ka gjithsej 4 provinca. Është konstatuar se kanë qenë pesë por me kalimin e kohës popullësia e provincës së pestë është zvogëluar duke ia hequr këtë titull. Pjesa veriore e Republikës së Irlandës është Ulsteri, ku pjesa më e madhe gjindet në pjesën veriore ose në Britani të Madhe. Provincat e Irlandës janë:

Qarqet

Republika e Irlandës numëron gjithsej 34 qarqje, duke përjashtuar Irlandën e Veriut

  1. Fingal
  2. Qyteti i Dublin-it
  3. Dún Laoghaire-Rathdown
  4. South Dublin
  5. Wicklow
  6. Wexford
  7. Carlow
  8. Kildare
  9. Meath
  10. Louth
  11. Monaghan
  12. Cavan
  13. Longford
  14. Westmeath
  15. Offaly
  16. Laois
  17. Kilkenny
  1. Qyteti i Waterford-it
  2. Waterford
  3. Qyteti i Cork-ut
  4. Cork
  5. Kerry
  6. Limerick
  7. Qyteti i Limerick-it
  8. South Tipperary
  9. North Tipperary
  10. Clare
  11. Galway
  12. Qyteti i Galway-it
  13. Mayo
  14. Roscommon
  15. Sligo
  16. Leitrim
  17. Donegal

Gjeografia

Sipërfaqja e përgjithshme e Irlandës është 70,273 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 53 00 V, 8 00 L dhe 68,890 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 1,390 km² ujë.

Vija bregdetare e Irlandës është 1,448 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë është 360 km i gjatë.

Klima e Irlandës është e detare e lagësht dhe ndikohet nga rrymimet në oqeanin Atlantik. Dimri është i butë dhe vera e ftohët janë karakteristika të klimës së ishullt.

Pjesa më e madhe e relievit është terren me rrafshënalta të rrethuara nga bjeshkët dhe malet e ulëta ndërsa pjesa perëndimore përshkrohet me një teren me shumë gjire. Pika më e ultë e relievit gjendet në nivelin e oqeanit Atlantik (0m.) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,041 metrave në vendin e quajtur Karauntuhil (ang.: Carrauntoohil) 4,07 milionë banorë

Ekonomia

Industria e ushqimit, kimike, e makinave, elektronike. Në bregdet popullsia merret me peshkim. Një pjesë të vogël të siperfaqes së punueshme mbillet tërshëra, gruri, patatja, elbi, panxhari për kafshë dhe sheqer. Mungesa e thëngjillit plotësohet me shfrytëzimin e fuqisë së ujit prej lumit Shanon dhe lumenjve tjerë.

Demografia

Irlandezët kanë prejardhje nga popullsia kelte, nga se gjuha e tyre është e ngjashme me atë që flitet në Skoci. Me qëllim që ti shmangën invazionit të fiseve anglosaksone të Anglisë vendosën në këtë ishull. Mirëpo në shekullin XI depërtojnë normanët e më vonë edhe anglezët. Pas lindjes së konflikteve, urrejtjes etj., populli të vetmen rrugëdalje e ka gjetur në emigrim. Rreth 2,5 milion irlandez shpërngulen në periudhën 1846-1860, arrin kulmin e shpërnguljes së popullsisë, duke u larguar 4 milion irlandezë prej vendit. Sot në SHBA katër herë më tepër irlandez sesa në Irlandë. Shpërngulja jo vetëm që ka absorbuar jo vetëm shtimin e popullsisë, por, llogaritur prej vitit 1845, për një shekull numri i popullsisë së Irlandës prej 8,5 milion është përgjysmuar.

Në vitin 1937 Irlanda fiton pavarësinë dhe shpallet republikë, e në vitin 1949 del prej komonveltit.

Irlanda përfshinë sipërfaqen prej 70.000 km², me afro 3,7 milion banorë. Dendësia mesatare arrin 52 banorë në km².

Kultura


Të tjera

Lidhje të jashtme

  Commons: Republika e Irlandës – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Republika e Irlandës – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale



This article uses material from the Wikipedia article Republika e Irlandës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
#Wikipedia® is a registered trademark of the Wikimedia Foundation, Inc. Wiki (duhoctrungquoc.vn) is an independent company and has no affiliation with Wikimedia Foundation.