Fatbardha Gega

Fatbardha Gega (1919, Fier - 1999, Tiranë), mësuese e popullit, pedagoge dhe psikologe e shquar, njëra ndër veprimtaret më të shquara të arsimit shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XX, autore tekstesh dhe studimesh pedagogjike dhe psikologjike.

Biografia

Fatbardha u lind në Fier, në dhjetor të vitit 1919. Ishte bija e Hanushës dhe Ismail Gegës. Arsimin fillor e morri në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm në Institutin Femëror "Nana Mbretneshë"Tiranë. Studioi në Fakultetin e Mësuesisë të Universitetit të Firencës në Itali. Pas përfundimit të studimeve, Fatbardha në vitin 1942, filloi punë si mësuese e historisë në shkollën "Donika Kastrioti" në Shkodër. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, emërohet drejtoreshë në njërën nga tri shkollat unike të Tiranës, pastaj nëndrejtoreshë dhe arsimtare e historisë, pedagogjisë dhe psikologjisë në Shkollën e Mesme Pedagogjike "17 nëntori" të Tiranës.

Në vitin 1965 emërohet bashkëpunëtore shkencore në Sektorin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë të Institutit të Studimeve e Botimeve Shkollore, më 1966 kaloi në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, ku edhe doli në pension në vitin 1970.

Vepra

Në fillim të viteve `50 të shekullit të kaluar, filloi të paraqitej në organet e shtypit me artikuj shkencorë dhe profesionalë nga fusha e arsimit dhe e mësimit, për të vazhduar edhe me botime të veçanta.

Fatbardha hartoi dhe botoi tekstin Psikologjia për shkollat e mesme pedagogjike (1964), i cili ishte teksti i parë origjinal nga psikologjia në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore; hartoi kreun VII të tekstit Pedagogjia (1972), Metodat e punës mësimore-edukative në shkollë. Fatbardha është autorja e librit Të farkëtojmë karaktere të forta (1968), e cila ishte një veprë e guximshme për kohën. Ajo "është shkruar rrjedhshëm, me përmbajtje të pasur, si të jetë dalë nga pena e një letrari, mbështetet në përvojën e gjallë të edukimit përmes shembujve jetësorë, duke i detyruar lexuesit të meditojnë, të mendojnë e të nxjerrin përfundime të pavarura për punën e vet". Ajo shkroi dhe botoi edhe broshura dhe artikuj të shumtë, siç janë: Roli i familjes në edukimin e sjelljes së kulturuar dhe të zakoneve të mira tek fëmijët (1957), Si të edukojmë vullnetin dhe karakterin e fëmijëve dhe të zhdukim veset e dëmshme për shoqërinë(1959), Shkolla dhe familja, faktorë të rëndësishëm në edukimin qytetar të fëmijëve, Të rrisim njerëz me vullnet dhe karakter të fortë. Marrëdhëniet mësues-nxënës, si dhe një varg artikujsh dhe studimesh të botuara në shtypin periodik të kohës. Midis tyre është edhe punimi me titull Problemi i emancipimit dhe arsimit të femrës shqiptare në trashigiminë politiko-pedagogjike të Aleksandër Xhuvanit, ku thekson vlerësimin e Xhuvanit se emancipimi dhe edukimi i gruas shqiptare "asht themeli i edukatës shoqnore, themeli i përparimit tonë si shtet dhe si komb." Pas vdekjes i është botuar edhe vepra, "Për ju mësues dhe prindër".

Shih edhe

Referime

Tags:

Fatbardha Gega BiografiaFatbardha Gega VepraFatbardha Gega Shih edheFatbardha Gega ReferimeFatbardha GegaFierPedagogjiaPedagoguPsikologjiaTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LahutaShkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloMbreti Zogu IAventurat e Tom SojeritMasturbimiRevolucioni francezBombardimi i Jugosllavisë nga NATODesktopiSkeleti i njeriutDialektet e gjuhës shqipeKarakteristikat e zeritTruriFigura stilistikeFabulaBelind KëlliçiShëndetiDendësiaPjesët e ligjëratësMuzeu i KosovësDhelpraGlobalizimiPerandoria RomakeShqipëriaMusine KokalariHistoriaMjedisiMarin BarletiUiliam ShekspirLetërsia e Rilindjes EvropianeRobert Aliaj DragotAvullimiJupiteriShenjat astrologjikeShpyllëzimiMarsiKongresi i LushnjesMenopauzaRamazaniLëndët djegëseLigji i KulonitKatroriPeshkuIsmail QemaliEnergjia elektrikePianojaSikur t'isha djalëPjesëzaFeja në ShqipëriNgarkesa elektrikeSportiTemperaturaSistemi i organeve të frymëmarrjesReaksioni kimikBashkimi EvropianVlera ushqyeseNjësitë matëseOdisejaTrekëndëshiKimiaShqipëria nën pushtimin italian (1939–43)Lufta e TrojësKaliAdoleshencaAgjërimiToskërishtjaDemencaSkizofreniaAbetarja shqipeKalaja e ShkodrësTigriMikroorganizmatFolkloriKalaja e KrujësGryka e RugovësSarandaNoizyTrëndafiliBunkerët në ShqipëriRoma e lashtë🡆 More