Emine Oktrova eshte nje psikologe shqiptare.
Lindi në 30 qershor 1935 në Krujë Studimet e para i ka kryer në shkollën 7-vjecare “Skëndërbeu” në Krujë. Studimet e mesme i ka kryer në shkollën Pedagogjike të Tiranës. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e pedagogji-psikologjisë në Institutin Shtetëror Pedagogjik të Moskës në vitin 1954-1958.
Menjëherë pas mbarimit të studimeve u emërua pedagoge në Shkollën Pedagogjike të Tiranës . Aty ka dhënë pedagogji teorike dhe praktike si dhe psikologji.Pedagogjia praktike me nxënëset që studionin për mësuese zhvillohej në shkollën Ushtrimore (cikli i ulët), ndërsa pedagogjia teorike me nxënëset që studionin për edukatore në kopshtet ushtrimore. Në vitin 1962 paralelisht ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeՕar të Tiranës. Në vitin 1964, pas martesës, u transferua në Shkollën Pedagogjike të Shkodrës, ku ka dhënë të njëjtat lëndë si në Tiranë, po ashtu ka ushtruar detyrën e n/drejtoreshës së shkollës për problemet mësimore dhe të përgatitjes profesionale të nxënësve.
Në vitet 1967-1968 e kthyer familjarisht përsëri në Tiranë u emërua inspektore-metodiste në Drejtorinë e Studimeve dhe të Botimeve Shkollore pranë Ministrisë të Arsimit. Kjo drejtori udhëhiqte punën mësimore-edukative të gjithë sistemit arsimor parauniversitar që nga kopshtet e deri te shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale. Aty kryheshin studime për problemet e punës mësimore-edukative, përgatiteshin programet dhe miratoheshin tekstet e mjetet mësimore-didaktike. Në ato dy vjet të punës atje ishte pjesëmarrëse e disa studimeve të rëndësishme për pergatitjen e programeve për kopshtet, ciklin e ulët, për pranimin e fëmijëve në shkollë në moshën gjashtë vjecare, në organizimin e vëzhgimeve të drejtëpërdrejta në procesin mësimor-edukativ në shkollat dhe kopshtet e gjithë vëndit, në organizimin e formave të ndryshme të kualifikimit për mësuesit dhe edukatoret etj.
Në fund të vitit 1968-1974 u emërua pedagoge e psikologjisë dhe e pedagogjisë në Universitetin e Tiranës: Fakultetet e Histori-Filologjisë dhe të Shkencave të Natyrës. Në ato vite ka zhvilluar lëndën e psikologjisë dhe në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike.
Nga viti 1974-1990 ka punuar në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor si redaktore e përmbajtjes për botimet pedagogjike, psikologjike dhe metodike për shkollat pedagogjike, për mësuesit e shkollës 8-vjecare dhe edukatoret e kopshteve, po ashtu redaktore për mjetet mësimore dhe lodrat për kopshtet e fëmijëve. Gjatë viteve 1974-1990 ka qenë dhe anëtare e Arkivit Parashkollor pranë Ministrisë së Arsimit. Ky arkiv përbëhej nga specialistë për problemet e edukimit në këtë cikël (mjeku pediatër,higjenisti,piktori dhe krijuesi i lodrave, inspektori për kopshtet dhe ekonomisti i Ministrisë, edukatore dhe znj. Oktrova si psikologe). Ai shqyrtonte të gjitha problemet e punës edukative-mësimore në kopsht, miratonte programet, botimet, mjetet didaktike dhe lodrat, drejtimet e kualifikimit të edukatoreve e deri te inventari i kopshteve.
Në kuadrin e këtij arkivi ka qenë anëtarja kryesore e grupit të punës për ribotimin dhe përmirësimin e “Programit të edukimit për kopshtet” gjatë viteve 1974-1988.
Si psikologe ka përditësuar të dhënat e zhvillimit psikik të fëmijëve me të dhënat e shkencës së psikologjisë. Duke qënë në anën e teorive humaniste të zhvillimit të personalitetit, ka demostruar respekt të personalitetit të fëmijës që në foshnjëri. Për këtë ka luftuar që në program të mund të shtoheshin forma pune që zhvillojnë aktivitetin dhe vetëveprimin e fëmijëve dhe për të pakësuar ndërhyrjen me tepri të të rriturve (edukatoreve) e cila dhunonte zhvillimin e natyrshëm të personalitetit të tyre. Ka luftuar për shtimin e lojrave të ndryshme në program dhe mbas shumë përpjekjesh arriti të përfshinte në të autorë të shquar të letërsisë botërore për fëmijë, si : Andersen dhe Lev Tolstoi.
Në të gjitha vendet e punës ku ka qenë i është dashur të kryejë studime dhe hulumtime, të cilat përvijuan dhe interesat studimore dhe botuese si bashkautore dhe autore e 11 botimeve, autore, projektuese dhe drejtuese e punës së piktorëve të Shtëpisë Botuese në përgatitjen e qindra mjeteve didaktike, ilustrimeve të pjesëve letrare të përfshirë në program, gjithashtu dhe të shumë lodrave për parashkollorët.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Emine Oktrova, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.