Elis Bakaj: Futbollist shqiptar

Elis Flamur Bakaj (lindur më 25 qershor 1987 në Tiranë) është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin shqiptar Tirana në Kategorinë Superiore dhe me kombëtaren shqiptare si sulmues.

Elis Bakaj
Elis Bakaj: Karriera me klube, Kombëtarja, Statistikat e karrierës
Elis Bakaj duke luajtur me Chornomorets Odessa
Të dhënat vetjake
Emri i plotëElis Flamur Bakaj
Datëlindja (1987-06-25) 25 qershor 1987 (36 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)
PozicioniMesfushor
Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Tirana
Numri19
Karriera me të rinjtë
1996KF Kristali
1997–2002Partizani Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2002–2009Partizani Tirana136(23)
2009–2011KS Dinamo58(30)
2011–2012Dinamo Bucureşti27(5)
2012–2014Chornomorets Odessa33(9)
2014–KF Tirana16(7)
Karriera ndërkombëtare
2005Shqipëria U–193(0)
2005–2007Shqipëria U–218(2)
2008–Shqipëria25(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 janar 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 maj 2012

Bakaj filloi të luante futboll në rini me KF Kristali, përpara se të transferohej te Partizani. Në vitin 2002, ai filloi karrierën e tij si profesionist me Demat e Kuq ku luajti deri në vitin 2009, përpara se të transferohej te rivalët e Dinamos. Pas luajti me ta dy vite, ai u largua nga Shqipëria për të firmosur me klubin rumun Dinamo Bucureşti. Pas një sezoni me ta, ai lëvizi në Ukrainë ku firmosi me Chornomorets Odessa. Për shkak të trazirave civile të shkaktuara nga revolucioni ukrainas në vitin 2014, Bakaj u rikthye në vendlindje duke firmosur me klubin më të suksesshëm në Shqipëri, KF Tirana, duke firmosur me klubin e tretë të kryeqytetit.

Një lojtar i rregullt i Shqipërisë që nga viti 2008, ai ka luajtur më shumë se 25 ndeshje me kombëtaren. Ai debutoi me ta në vitin 2008 dhe shënoi Golin e parë katër vite më vonë.

Karriera me klube

Karriera e hershme

Bakaj u bashkua me klubin e parë të tij, KF Kristali, në maj 1996 që në moshën tetë vjeçare, ku ai qëndoi deri në tetor të atij viti. Pavarësisht se luajti më pak se gjashtë muaj me klubin, ai sërisht arriti që të shpallej lojtari më i mirë në kampionatin e të rinjëve.

Në gjashtë muajt e tjerë, Elisi u stërvit personalisht nga futbollisti ndërkombëtarë dhe lojtari i Dinamos, Andrea Marko. Në qershor 1997, ai u bashkua me Partizanin nën drejtimin e trajnerit Gazmend Kraja, ku ai gjatë kohës kaloi nivelet e moshave, duke magjepsur klubin, përfshirë edhe presidentin Albert Xhani, i cili e dërgoi Bakajn në skuadrën e parë në janar 2002.

Partizani

Ai u bashkua me skuadrën e parë të Partizanit në janar 2002 që në moshën në 15 vjeçare duke firmosur një kontratë shtatë vjeçare me një pagë minimale prej 150 mijë lekësh. Ai bëri debutimin e tij zyrtar me skaudrën në 2003 Kupën Intertoto kundër skuadrës izraelite, Maccabi Netanya, ku trajneri Perlat Musta e aktivizoi atë në shtatë minutat e fundit të ndeshjes.

Në shtator 2003, trajneri i ri i skuadrës Ilir Spahiu e dërgoi Bakajn në huazim te FC Nacionali, skuadra rezervë e Partizanit e cila luante në Kategorinë e Dytë. Trajneri i kësaj skuadre Genci Tomorri i dha mundësinë Bakajt për të luajtur rregullt me skuadrës, duke i lejuar talentit të shfaqë aftësitë e tij dhe të shënojë gola. Në janar 2004, huazimi i tij mori fund dhe ai u rikthye te Partizani cili kishte Sulejman Memën si trajneri pasi Ilir Spahiu ishte larguar.

Goli i parë për të me Partizanin erdhi më 24 mars 2004 në çerek–finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Elbasanit, ku ai shënoi golin e fitores për skuadrën në minutën e 74 duke i dërguar ata në gjysmë–finale, ku në fund Partizani do të fitonte trofeun.

Dinamo Bucureşti

Në janar 2011, në orët e fundit të ditës së fundit së markatë dimërore, Bakaj u transferua te Dinamo Bucureşti. Ai firmosi një kontratë pesë vjeçare me skuadrën rumune. Skuadra shqiptare pranoi ofertën 200,000 për mesfushorin, pasi ishte ishte në gjashtë muajt e fundit të kontratës me klubin shqiptar. Ai u rekomandua te Dinamo Bucureşti nga një ish lojtar i lavdishëm i klubit, ylli shqiptar Sulejman Demollari, i cili kishte luajtur për klubin rumun nga viti 1991 e deri në vitin 1995, duke shënuar 36 gola në 100 ndeshje.

Bakaj bëri debutimin e tij për Dinamo Bucureşti më 26 shkurt 2011, ku ai luajti 16 minuta në një ndeshje të Liga I kundër Sportul Studenţesc.

Goli i tij i parë me Dinamon erdhi më 12 prill 2011 në një ndeshje kundër Unirea Urziceni.

Gjatë finales së 2011 Cupa României, Bakaj u sulmua nga një fishekzjarre i hedhur nga një tifoz i Steaua București, të cilën ai arriti t'i shmangej.

Chornomorets Odessa

Më 27 shkurt 2012, ai u bashkua me klubin ukrainas Chornomorets Odessa që luante në Premier Ligën Ukrainase në formën e huazimin. Ai më pas firmosi një kontratë tre vjeçare në maj.

Skënderbeu

Për shkak të trazirave civile të shkaktuara nga revolucioni ukrainas në vitin 2014, Bakaj pranoi të prishë kontratën e tij me klubin dhe po shihte për një rikthim në Shqipëri. Ai ishte raportuar se ishte afër për të firmosur me ish klubin e tij Partizani por marrëveshja nuk u arrit kështu që ai u bashkua me Skënderbeun më 9 qershor 2014, duke pritur pastrimin nga FIFA. Ai firmosi një kontratë një vjeçare.

Tirana

Pa luajtur ende asnjë minutë të vetme me Skënderbeun, Bakaj firmosi një kontratë dy vjeçare me Tiranën më 19 korrik 2014, ku ai cilësohej në përforcim i fortë për skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani.

Sezoni 2014–15

Bakaj bëri debutimin e tij me klubin më 24 gusht në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2014–15 kundër Apolonisë, ku ai shënoi golin e parë në suksesin 3–0 në stadiumin Qemal Stafa. Në ndeshjen e dytë kundër Flamurtarit, krosimi i tij solli autogolin e portierit Ilion Lika, me Tiranën që mori fitoren e dytë në dy ndeshje.

Në ndeshjen e javës së katërt kundër Elbasanit, ai u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit pasi ofendoi gjyqtarin Klajdi Kola; pavarësisht se e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, Tirana e fitoi ndeshjen 2–1 falë një goli të Debatik Currit në minutën e 94të. Ai u pezullua me dy ndeshje për veprimin e tij, duke humbur ndeshjen në kampionat kundër Laçit dhe ndeshjen e parë të raundit të parë të kupës kundër Sopotit. Bakaj u rikthye në Derbin e Kryeqytetit kundër Partizani, duke luajtur 90 minuta të plota; ndeshja u mbyll në barazim pa gola.

Më 18 tetor, Bakaj shënoi golin e dytë të sezonit me një goditje spektakolare me rrofeshatë në fitoren 3–1 kundër Kukësit në Qemal Stafa, duke ndihmuar Tiranën që të marrte kryesimin e kampionatit. Në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të kupës kundër Sopotit, Bakaj shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1–1 në stadiumin Selman Stërmasi, duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në raundin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 4–1; Kjo ndeshje ishte gjithashtu debutimi i tij me Tiranën në Kupën e Shqipërisë. Bakaj u tregua sërisht vendimtar për skuadrën e tij duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1–0 në transfertë kundër Teutës me një gjuajtje "volley" nga jashtë zone në minutën e 75të; ky gol bëri që Tirana ta mbyllte fazën e parë të kampiontit në vendin e parë me 18 pikë.

Bakaj vazhdoi formën e tij pozitive duke shënuar me kokë në fitoren 0–3 kundër Apolonisë në stadiumin Loni Papuçiu, duke regjistruar golin e katërt në kampionat.

Kombëtarja

Bakaj është një lojtar i kombëtares shqiptare dhe bëri debutimin e tij më 21 nëntor 2007 në një ndeshje kualifikuese të Euro 2008 kundër Rumanisë, ku ai hyri në fushë në minutën e 83 në vend të sulmuesit Erjon Bogdani.

Ai shënoi golin e parë me kombëtaren kundër Katarit më 22 maj 2012 në Campo de Fútbol de Vallecas të Madridit.

Golat me kombëtaren

# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 22 maj 2012 Campo de Fútbol de Vallecas, Madrid, Spanjë Elis Bakaj: Karriera me klube, Kombëtarja, Statistikat e karrierës  Katar 1–0 2–1 (Fitore) Ndeshje Miqësore

Statistikat e karrierës

Klubet

Redaktuar më 24 tetor 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Superkupa Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Partizani Tirana 2003–04 8 0 ? ? 0 0 0 0 8 0
2004–05 32 1 ? ? 1 0 2 0 35 1
2005–06 26 3 ? ? 0 0 0 0 26 3
2006–07 29 5 ? ? 0 0 2 1 31 6
2007–08 29 12 ? ? 0 0 0 0 29 12
2008–09 12 2 2 1 0 0 2 0 16 3
Total 136 23 2 1 1 0 6 1 145 25
Dinamo Tirana 2008–09 13 4 1 0 0 0 0 0 14 4
2009–10 27 13 2 0 0 0 2 0 31 13
2010–11 16 11 2 4 1 1 1 0 20 16
Total 56 28 5 4 1 1 3 0 65 33
Dinamo Bucureşti 2010–11 16 4 3 0 0 0 0 0 19 4
2011–12 11 1 2 0 0 0 1 0 14 1
Total 27 5 5 0 0 0 1 0 33 5
Chornomorets Odessa 2011–12 10 3 1 1 0 0 0 0 11 4
2012–13 19 5 2 1 0 0 0 0 10 3
2013–14 4 1 1 1 1 0 3 0 10 3
Total 33 9 4 3 1 0 3 0 41 12
KF Tirana 2014–15 7 2 0 0 0 0 0 0 7 2
Total 7 2 0 0 0 0 0 0 7 2
Karriera në total 256 68 16 8 3 1 13 1 272 78

Kombëtarja

Redaktuar më 24 tetor 2014

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2007 1 0
2008 1 0
2009 3 0
2010 6 0
2011 10 0
2012 5 1
2013 1 0
2014 0 0
Total 27 1

Trofe

Klubet

    Partizani Tirana
    Dinamo Tirana

Personale

  • Futbollisti i Vitit në Kategorinë Superiore (2): 2009, 2010
  • Lojtari i sezonit i Dinamos (1): 2009–10
  • Goli i sezonit i Diamos (2): 2009–10, 2010–11

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Elis Bakaj Karriera me klubeElis Bakaj KombëtarjaElis Bakaj Statistikat e karrierësElis Bakaj TrofeElis Bakaj ReferimeElis Bakaj Lidhje të jashtmeElis Bakaj198725 qershorKF TiranaKategoria SuperioreKombëtarja shqiptare e futbollitSulmuesi (futboll)Tiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BelgjikaShkencaAlfabeti shqipOksigjeniErnest KoliqiPirro i EpiritAziaLista e festave në ShqipëriLista e festivaleve në KosovëLUPUSButrintiTemperaturaErnest HemingwayPëremriHalil BudakovaSistemi urinarKompjuteriDurrësiPjetër BogdaniShtjefën GjeçoviShqiptarëtGurguricaTeorema e PitagorësShpella e GadimësPingpongDita e VerësPeshkuShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreKundrinori-kryefjala-kallëzuesiEfekti serrëKaratiNjësia matëseMarsiPashallëqet shqiptareSistemi i qarkullimit të gjakutMatjaKafshëtDiabetiFjalë të urtaLuaniAhmet KrasniqiSinuzitiKuvendi i Maqedonisë së VeriutStimulim me gjoksMesjetaEnergjia e erësDardanëtHendbollLezhaNamazi i AkshamitLista e qyteteve në GjermaniFibroza kistikeHepatiti BTiroidetRajoni JuglindorSinonimiPoeziaMaqedonia e VeriutBusullaShenjat e Urdhërave të PreraSportiMitologjiaTumori i truritMolieriAsdren GjikolliFigura stilistikeLetërsia romantike shqiptareMusine KokalariBimësiaDashuriaKalciumiShumëllojshmëriaAdem JashariMarrëveshja e OhritVenaKatalizatoriHans Kristian AndersenSarandaGjuha shqipe🡆 More