E ardhura bazë (anglisht: Universal Basic Income) është një pagese periodike dhënë për të gjithë individualisht pavarsisht gjendjes së punësimit.
Të ardhurat do të ishin:
Të ardhurat bazë mund të zbatohen në nivel kombëtar, rajonal ose lokal. Një e ardhur e pakushtëzuar që është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat themelore të një personi (në kufirin e varfërisë ose mbi) nganjëherë quhet e ardhur themelore e plotë ndërsa nëse është më pak se ajo shumë, ndonjëherë quhet e pjesshme. Një sistem mirëqënie me disa karakteristika të ngjashme me atë të të ardhurave bazë është një taksë të ardhurash negative në të cilën rroga e qeverisë zvogëlohet gradualisht me të ardhura më të larta të punës. Disa sisteme mirëqënieje janë vlerësuar ndonjëherë si hapa për të ardhurat bazë, por për shkak se ato kanë kushtëzime të bashkangjitura ato nuk janë të ardhura bazë. Nëse ato i rrisin të ardhura familjare në një minimumin specifik, ato quhen sisteme të të ardhurave minimale të garantuara . Për shembull, Bolsa Família në Brazil është e kufizuar në familjet e varfëra dhe fëmijët janë të detyruar të ndjekin shkollën.
Disa diskutime politike janë bërë për të ardhurën bazë. Shembujt përfshijnë këtu debate në lidhje me robotizimin, inteligjencën artificiale (AI) dhe të ardhmen e punës. Një çështje kryesore në këto debate është nëse robotizimi dhe AI do të zvogëlojnë ndjeshëm numrin e vendeve të punës në dispozicion. E ardhura bazë shpesh paraqitet si propozim në këto diskutime.
Ideja e të ardhurave bazë të drejtuara nga shteti daton që në fillim të shekullit të 16-të, kur Utopia e Sir Thomas More përshkruajti një shoqëri në të cilën çdo person merr një të ardhur të garantuar. Në fund të shekullit të 18-të, radikali anglez Thomas Spence dhe revolucionari amerikan Thomas Paine të dy deklaruan mbështetjen e tyre për një sistem mirëqenie që u garantonte të gjithë qytetarëve një të ardhur të caktuar. Debati i shekullit të nëntëmbëdhjetë për të ardhurat bazë ishte i kufizuar, por gjatë pjesës së hershme të shekullit 20 u diskutua gjerësisht për të ardhurat bazë të quajtura "bonuse shtetërore", dhe në 1946-ën Mbretëria e Bashkuar zbatoi kompensimin familjar të pakushtëzuar për fëmijët e dytë dhe pasues për çdo familje. Në vitet 1960 dhe 1970, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kryen disa eksperimente me taksimin negativ të të ardhurave, një sistem mirëqenieje të ngashëm. Që nga vitet '80 e tutje, debati në Evropë u zhvillua më gjerësisht dhe që atëherë ai është përhapur në shumë vende të botës. Disa vende kanë zbatuar sisteme të mirëqenies në shkallë të gjerë që kanë disa ngjashmëri me të ardhurat bazë, siç është Bolsa Família në Brazil. Që nga viti 2008 e në vazhdim, janë bërë disa eksperimente me të ardhurat bazë dhe sisteme të tjera të ngjashme.
Qeveritë mund të kontribuojnë në strategjitë e mbajtjes së të ardhurave individuale dhe shtëpiake në tre mënyra:
Debatet rreth të ardhurave bazë dhe automatizmit janë të lidhura ngushtë. Për shembull, Mark Zuckerberg argumenton se rritja e automatizmit krijon një nevojë më të madhe për të ardhura bazë. Shqetësimet në lidhje me automatizimin kanë bërë që shumë persona në industrinë e teknologjisë së lartë të argumentojnë për të ardhurat bazë si një domosdoshmëri i modeleve të tyre të biznesit. Kandidati presidencial dhe themeluesi jofitimprurës amerikan Andrew Yang ka deklaruar se automatizimi shkaktoi humbjen e 4 milion vendeve të prodhimit në zonën perëndimore dhe favorizoj zgjedhjen e Donald Trump . Drejtori i Përgjithshëm i Tesla, Inc. dhe SpaceX, Elon Musk, doli në mbështetje të të ardhurave bazë dhe Yang për shkak të automatizmit dhe AI (Intelligjencës Artificiale).
This article uses material from the Wikipedia Shqip article E ardhura bazë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.