Andrew Yang

Andrew Yang (lindur në 13 Janar 1975) është një avokat amerikan, sipërmarrës, filantrop, dhe kandidat demokrat për president për 2020-ën.

Ai është themeluesi i Venture for America (VFA), një organizatë jofitimprurëse që ka si synim krijimin e vendeve të punës në qytete amerikane të vështira. Yang ka punuar në startup-e të ndryshme dhe kompani në rritje, si themelues ose si derjtues ekzekutiv nga 2000-shi deri në 2009-ën. Pasi themeloi VFA në 2011, administrata Obama e përzgjodhi atë në 2012-ën si " Kampion i Ndryshimit " dhe në 2015-ën si " Ambasador Presidencial për Sipërmarrjen Globale ". Yang është autori i librit të 2014-ës Njerëzit e Zgjuar Duhet të Ndërtojnë Gjëra dhe librit të 2018-ës Lufta Ndaj Njerëzve Të Zakonshëm.

Andrew Yang
Andrew Yang
Faqja në rrjetyang2020.com

Yang e nisi fushatën e tij për nominimin në partinë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 2020 në 6 nëntor 2017. Ai po kandidon me disa fushata, duke përfshirë këtu "njerëzimi vjen i pari", "bëjeni Amerikën të mendojë më shumë" ("MATH") dhe "As majtas, as djathtas, por përpara". Fillimisht i konsideruar si një kandidat me jo shumë shanse, ai fitoi një vrull të konsiderueshëm në fillim të vitit 2019 pas paraqitjeve në disa shfaqje dhe podcast-e të njohura. Fushata është e njohur për popullaritetin e saj në internet, me New York Times i cili e quan Yang "Kandidatin e Preferuar të Internetit". Mbështetësit e fushatës së tij njihen joformalisht si " Yang Gang ".

Politika e kryesore e Yang është ajo që ai e quan " Dividenti i Lirisë ", një e ardhur bazë universale (UBI) në formën e 1.000 dollarëve në muaj për çdo amerikan të rritur. Yang beson se UBI është një përgjigje e nevojshme ndaj zhvillimit të shpejtë të automatizmit, i cili po çon gjithnjë e më shumë në sfida për fuqinë punëtore, dhe se zëvëndësimi i vendeve të punës nga automatizimi është ajo që e zgjodhi Donald Trump në 2016-ën. Dy elementët e tjerë kryesorë të platformës së tij janë " Shëndetësia për te Gjithë " dhe " Kapitalizmi me Qëndër Njeriun ". Ai ka sqaruar se versioni i tij i Shëndetsisë për të Gjithë lejon që sigurimi privat të mbetet një opsion .

Jeta e hershme dhe edukimi

Yang lindi në 13 Janar 1975, në Schenectady, New York . Prindërit e tij emigruan nga Tajvani në SHBA në vitet 1960. Ata u takuan kur ishin në shkollë pasuniversitare në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley . Babai i tij u diplomua për doktoraturë. në fizikë dhe ka punuar në laboratorët hulumtues të IBM-së dhe General Electric, duke nxjerr mbi 69 patenta në karrierën e tij. Nëna e tij u diplomua për master në statistikë . Ajo u bë administratore sistemesh në një universitet lokal, dhe më vonë u bë një artiste. Yang ka një vëlla më të madh, Lawrence, i cili është një profesor psikologjie në Universitetin e New York-ut . Familja e tij e vlerësonte arsimimin; Babai, xhaxhai dhe kushëriri i Yang u bënë gjithashtu profesorë.

Familja e Yang u vendos në Qarkun Westchester, New York, ku Yang u rrit. Sipas The Washington Post, Yang ishte një nga pak fëmijët aziatikë në qytetin e tij, dhe ishte i dhënë mbas librave dhe i ngacmuar nga fëmijët e tjerë . Ai luante Dungeons & Dragons, piano dhe tenis. Më vonë, Yang përshkroi se ngacmohej dhe merrte fyerje racore nga shokët e klasës gjatë ndjekjes së shkollës publike. Në librin Lufta ndaj Njerëzve Normalë (2018), ai shkroi, "Ndoshta si rezultat i kësaj, kam qenë gjithmonë krenar për qënien e një njeriu të "vogël". Yang më vonë ndoqi Phillips Exeter Academy, një shkollë elitare në New Hampshire . Ai mori pjesë në ekipin kombëtar të debateve të SHBA dhe garoi në kampionatet botërore në Londër. Yang u diplomua në Exeter në 1992 dhe vazhdoi të ndjekë Universitetin Brown, ku u diplomua për ekonomi dhe shkenca politike në 1996-ën. Ai më pas ndoqi studimet në Columbia Law School duke fituar titullin Juris Doctor në 1999-ën.

Karriera

Fillimet

Pas mbarimit të juridikut, Yang filloi karrierën e tij si avokat korporate në Davis Polk & Wardwell në New York City . Pesë muaj më vonë, ai u largua nga firma në shkurt 2000 për t'u bashkuar me shokun e tij të zyrës në krijimin e Stargiving, një faqe në internet për mbledhje fondesh filantropike nga persona të famshëm. Aktiviteti pati një sukses fillestar, por u ndërpre në 2002-shin si rezultat i përfundimit të flluskës dot-com . Yang u përfshi në sipërmarrje të tjera, përfshirë këtu edhe një biznes me organizime festash. Nga 2002 deri në 2005, ai shërbeu si zëvëndës-drejtor i një kompanie kujdesi shëndetsor.

Manhattan Prep

Pasi punoi në industrinë e kujdesit shëndetësor për katër vjet, Yang la MMF Systems për t'u bashkuar me mikun e tij Zeke Vanderhoek, në një kompani të vogël pregatitore testesh, Manhattan Prep . Në një shfaqje podcast në Freakonomics , Yang tha se ai "personalisht dha mësime analize në McKinsey, Goldman Sachs, JPMorgan dhe Morgan Stanley " gjatë krizës financiare të vitit 2008 . Në 2006-ën, Vanderhoek i kërkoi Yang të merrte rolin e CEO-s. Kur Yang ishte CEO, kompania merrej kryesisht me përgatitjen e testeve të GMAT-së. Ajo u zgjerua nga pesë në 69 vende dhe u ble nga Kaplan, Inc. në Dhjetor të 2009-ës.Yang dha dorëheqjen nga posti i drejtorit në fillim të 2012-ës.

Në dëshminë e Shtatorit 2019 para Komisionit të Qytetit të New York-ut për Barazinë Gjinore, ish-punonjësja Kimberly Watkins dëshmoi se Yang e kishte pushuar atë pasi ai mendonte se ajo nuk do të punonte aq shumë pas martesës. Yang ka mohuar akuzat, duke thënë, "Faktet e Kimberly Watkins për pushimin e saj nga Manhattan Prep janë të pasakta. Gjatë më shumë se një dekade si CEO, unë kam punuar me shumë gra, të martuar dhe beqare, dhe vlerësoj punën dhe përkushtimin e tyre si të rëndësishëm për suksesin e çdo institucioni ". Në një shfaqje për The View, Yang tha: "Unë kam pasur aq shumë gra lider fenomenale që më kanë lartësuar mua dhe organizatat e mia në çdo fazë të karrierës time, dhe nëse do isha ai lloj personi, nuk do të kisha pasur kurrë sukses" .

Venture for America

Pas blerjes së Manhattan Prep në fund të vitit 2009, Yang filloi të punojë në krijimin e një shoqërisë të re jofitimprurëse, Venture for America (VFA), të cilën ai e themeloi në vitin 2011 me qëllimin "për të krijuar mundësi ekonomike në qytetet Amerikane duke mobilizuar gjeneratën e ardhshme të sipërmarrësve dhe pajisjen e tyre me aftësitë dhe burimet e nevojshme për të krijuar vende pune ”. VFA filloj me 200,000 dollarë dhe trainoj 40 të diplomuar në 2012-ën dhe 69 në 2013-ën, duke i dërguar ata në Baltimore, Cincinnati, Cleveland, Detroit, Las Vegas, New Orleans, Philadelphia dhe Providence . VFA shtoi Columbus, Miami, San Antonio dhe St. Louis në 2014-ën, me një klasë prej 106 personash.

Andrew Yang 
Yang flet për sipërmarrjen në Konferencën e Techonomy (2015),Detroit, Michigan .

Strategjia e VFA-së ishte të rekrutonte të diplomuarit më të mirë të vendit, në një program dy-vjeçar, ku do të punonin dhe praktikonin në kompani premtuese të sapoformuara në qytete në zhvillim në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Libri i Yang Njerëzit e zgjuar duhet të ndërtojnë gjëra (2014) argumentonte se universitetet më të mira në vend zgjidhnin selektivisht fëmijët më të zgjuar nga qytetet e vogla dhe i drejtonin ato në po të njëjtat punë të korporatave në po të njëjtat qytete të mëdha. Qëllimi i VFA-së është të ndihmojë shpërndarjen e këtij talenti në të gjithë vendin dhe nxitjen e sipërmarrjes për rritje ekonomike.

Pas vitit 2011 VFA-ja u rrit, duke arritur një buxhet vjetor operativ prej 6 milion dollarësh në 2017-ën, dhe duke vepruar në rreth 20 qytete të SH.B.A.-së, duke shtuar Kansas City, Atlanta, Baltimore, Birmingham, Charlotte, Cleveland, Columbus, Denver, Miami, Nashville, Philadelphia, Pittsburgh, San Antonio dhe St. Louis . VFA-ja filloi drejtimin e një " kompanie zhvilluese " në Detroit dhe startoj një mbledhje fondesh dhe investimesh.

Generation Startup, një film dokumentar për gjashtë startup-et në Detroit të filluara përmes programit VFA, u shaq në 2016-ën. U bashkë-drejtua nga Cynthia Wade dhe Cheryl Miller Houser.

Në Mars 2017, Yang dha dorëheqjen nga pozicioni i tij si drejtor ekzekutiv i VFA-së.

Te ardhurat neto

Daljet në media kanë siguruar disa vlerësime të të ardhurave neto të Yang: 1 milion dollarë sipas Forbes, midis 834,000 dhe 2.4 milion dollarë sipas The Wall Street Journal, dhe midis 3 milion dhe 4 milion dollarë sipas Newsweek .

Fushata presidenciale e vitit 2020

Përmbledhja

Më 6 Nëntor 2017, Yang paraqiti pranë Komisionit Federal të Zgjedhjeve (FEC) kandidaturën e tij si President të Shteteve të Bashkuara për vitin 2020 . Fushata filloi me një staf të vogël në fillim, që punonte në një apartament në pronësi të nënës së Yang. Ai po kandidon me slogane të ndryshme, duke përfshirë këtu "Humanity First" (Njerëzimi i Pari) dhe "Make America Think Harder"(Bëjeni Amerikën të Mendoj më Shumë). Fillimisht i konsideruar si një kanditat me pak shanse, fushata e Yang fitoi një vrull të rëndësishëm në Shkurt të 2019-ës pas një paraqitje në podcastin e njohur The Joe Rogan Experience . Që atëhere, ai është shfaqur në shumë podcaste dhe shfaqje të tjera, duke përfshirë këtu The Breakfast Club, The Ben Shapiro Show, dhe Real Time with Bill Maher . Deri në Mars 2019, Yang kishte përmbushur pragjet e sondazheve dhe mbledhjeve të fondeve për t'u kualifikuar në raundin e parë të debateve të partisë Demokratike . Në Gusht 2019, ai arriti pragjet më të larta për t'u kualifikuar në raundin e dytë të debateve në partinë Demokratike.

Fushata e Yang përqendrohet kryesisht në linjat e veprimit, në atë që Reuters e përshkroi si një "qasje teknokratike". Yang e quan rregullisht Donald Trump një simptomë të një problemi më të gjerë në ekonomi, sesa vetë problemi. Sipas The New York Times , Yang është i njohur për dhënien e intervistave me media konservative, dhe "megjithëse [Yang] shkruan shpesh në Twitter, ai pothuajse asnjëherë nuk shkruan për zotin Trump". Kjo qasje është ilustruar nga një prej slloganëve të fushatës së tij: "Jo majtas, jo djathtas, përpara". Sipas një sondazhi të YouGov të Korrikut 2019, Yang ishte një nga dy kandidatët demokrat të 2020-ës, së bashku me senatorin Bernie Sanders, me mbështetje dyshifrore nga shtetasit që votuan për Trump në 2016-ën. Yang e tregon këtë si provë që mund të mposhtë Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020.

Andrew Yang 
Yang flet me të pranishmit në Wing Ding të partisë Demokratike në Iowat ë 2019-ës ë Surf Ballroom në Clear Lake, Iowa .

Fushata e Yang është e njohur për mbështetjen e saj të madhe në fushatat e bazuara në internet . Për shkak të popullaritetit të tij në internet, The New York Times e quajti Yang "Kandidatin e preferuar të Internetit". Mbështetësit e fushatës së tij, të njohur joformalisht si Yang Gang, kanë sjellë vëmendje në fushatën e tij në Reddit, Facebook, Instagram, Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale, përmes përdorimit të memeve dhe fushatave virale .

Yang është të paktën amerikani i tretë me prejardhje nga Azia Lindore që kandidon për President të Shteteve të Bashkuara, pas Hiram Fong dhe Patsy Mink . Sipas BBC-së, ai "është një nga Aziatiko-Amerikanët e parët dhe më të njohur në histori që kandidon për president". Ai ka thënë se shpreson që "fushata e tij mund të frymëzojë Aziatiko-Amerikanët të angazhohen në [politikë]".

Politikat

Andrew Yang 
Yang flet me të pranishmit në Forumin Presidencial për Armët e organizuar nga Everytown për Sigurinë e Armëve dhe (Nënat Kërkojnë Veprim) në Qendrën e Ngjarjeve të Iowa-s në Des Moines, Iowa.

Në faqen e internetit të fushatës së Yang, janë renditur më shumë se 160 politika. Thelbësore për fushatën e tij është propozimi për 1.000 dollarë Divident Lirie " për të gjithë qytetarët amerikanë mbi moshën 18 vjeç (një formë e të ardhurave bazë universale, ose UBI) një përgjigje për zhvendosjen e punëtorëve e nxitur nga automatizimi teknologjik. Sipas Yang, përfitimet e Dividentit të Lirisë përfshijnë "njerëz më të shëndetshëm, njerëz më pak të stresuar, njerëz me arsim më të mirë, komunitete më të forta, më shumë vullnetarizëm, [dhe] më shumë pjesëmarrje qytetare.Burokracia zero e lidhur me të [sepse nuk ka] nevojë të verifikohet nëse rrethanat e [njerëzve] ndryshojnë”. Duke cituar parashikimin nga Instituti Roosevelt, Yang ka thënë se dividenti "do të krijonte deri në 2 milion vende të reja pune në komunitetet [Amerikane]". Për ata që marrin asistenca sociale,hyrja në dividend do të zëvendësonte disa përfitime duke grumbulluar të tjera.

Yang propozon një taksë me vlerën e shtuar për të financuar dividentin dhe për të luftuar shmangien e taksave nga korporatat e mëdha amerikane. Ai argumenton se zhvendosja e vendeve të punës nga automatizimi, ishte arsyeja kryesore që Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duke u bazuar në të dhëna, "Ekziston një vijë e drejtë midis adoptimit të robotëve industrialë në një komunitet dhe lëvizjes drejt Donald Trump." Yang ka thënë se ai u bë një mbështetës i UBI-it, pasi lexoi librin e futuristit amerikan Martin Ford, Rise of the Robots: Technology and the Threat of a Jobless Future (Ardhja e Rrobotëve,Teknologjia dhe kërcënimi i një të ardhme me papunësi) , i cili flet mbi ndikimin e automatizmit dhe inteligjencës artificiale në tregun e punës dhe ekonominë. Ai beson se UBI është një politikë më e zbatueshme sesa programet për rikualifikimin e vendeve të punës, duke përmendur studime se rikualifikimi i vendeve të punës për punëtorët të zhvendosur në Perëndimin e Mesëm, kishin nivele suksesi prej 0-15%. Slogani i fushatës së tij është "Njërëzimi vjen i Pari", i cili i kushton vëmendje besimit të tij se automatizimi i shumë industrive kryesore është një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat përballet fuqia punëtore amerikane. Dy elementët e tjerë kryesorë të platformës së tij janë Medicare for All (Shëndetsi për të Gjithë) dhe Human-Centered Capitalism (Kapitalizm me fokus njeriun) . Ai ka sqaruar se teksa mbështet Medicare for All, ai "do ta mbante opsionin për sigurimin privat". Qëllimi i tij është të "tregojë para popullit amerikan se sigurimi privat nuk është ai që u duhet" dhe që Medicare for All është "superior ndaj sigurimit të tyre".

Andrew Yang 
Yang duke folur me mediat në Panairin e Shtetit të Iowa (2019) në Des Moines, Iowa

Yang mbështet zbatimin e "dollarëve të demokracisë", ku qytetarët marrin 100 dollarë çdo vit, "përdore ose humbe atë", për t'ia dhënë kandidatëve. Politika e tij synon të zhduk paratë e korporatave që vijnë nga lobimi dhe Citizens United v. FEC Ai propozon t'i jepet fund germinimit, mbështet votimin me zgjedhje të renditur, dhe dëshiron të ulë moshën e votimit në 16. Yang mbështet legalizimin e kanabisit dhe dekriminalizimin e opioideve (përfshirë këtu dhe heroinën ) për përdorim personal, por nuk mbështet legalizimin apo dekriminalizimin e kokainës . Ai ka përmëndur politikën ndaj drogës të Portugalisë si dëshmi të efektivitetit të politikës së tij. Yang mbështet një taksë karboni dhe kthimin e SHBA-së në Marrëveshjen e Klimës së Paris-it . Ai mbështet energjinë bërthamore dhe dëshiron të investojë në energjinë bërthamore të bazuar në torium . Ai mbështet legjislacionin që ndalon diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, dhe është zotuar të emërojë gjyqtarë pro-zgjedhje . Yang ka propozuar krijimin e një departamenti të fokusuar në rregullimin e varësisë ndaj mediave, caktimin e një psikologu për Shtëpinë e Bardhë, caktimin e Ditës së Zgjedhjeve në një festë kombëtare dhe për të frenuar korrupsionin, rritjen e pagave për rregullatorët federale, por edhe kufizimin e punës së tyre private, pasi largimit nga shërbimi publik . Ai mbështet legalizimin e pokerit në Internet në të tëra 50 shtetet, "kandidati i parë i ligjshëm" sipas Card Player .

Andrew Yang 
Yang bën një fjalim në "Youth Voice: The Iowa Caucus", një forum kandidatësh presidencial i organizuar në Shtator 2019 në Shkollën e Mesme Roosevelt në Des Moines, Iowa.

Yang ka thënë se Izraeli "është një aleat shumë, shumë i rëndësishëm". Në lidhje me konfliktin izraelito-palestinez, Yang dëshiron një "zgjidhje mes dy-shtetesh që bën të mundur që populli izraelit dhe ai palestinez të kenë tokë sovrane dhe vetëvendosje". Ai e ka quajtur Iranin një "forcë destabilizuese në rajon", por mbështeti marrëveshjen bërthamore me Iranin të Obamës. Yang ka kritikuar trajtimin e Kinës ndaj pakicës së ujgurve musliman dhe "qëndrimin e saj më agresiv në të gjithë rajonin, qoftë ndaj Hong Kong-ut, Tajvan-it, apo në Detin e Kinës Jugore ". Ai gjithashtu shprehu mbështetje për protestat e Hong Kong-ut të 2019-ës .

Yang ka kundërshtuar mbështetjen ushtarake amerikane për ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga Sauditët në Jemen dhe ka mbështetur një politikë më agresive ndaj Rusisë : "Rusia është kërcënimi ynë më i madh gjeopolitik, sepse ata kanë hakeruar demokracinë tonë me sukses." Yang i shkruajti Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë : "Agresioni i Rusisë është një forcë destabilizuese dhe ne duhet të punojmë me aleatët tanë për të projektuar një fytyrë të fortë dhe të unifikuar kundër ekspansionizmit rus. [...] ne duhet të zgjerojmë sanksionet kundër Rusisë, Putin-it dhe anëtarëve të qeverisë së tij përmes Aktit Global Magnitsky, me qëllim që të ushtrojmë presion ndaj saj që të luajë sipas rregullave ndërkombëtare ". Yang ka thënë se SH.B.A.-ja ka ndërhyrë në zgjedhjet e huaja - tamam si Rusia - dhe kjo ndërhyrje ruse "duhet të ndalohet, dhe nëse nuk ndalohet ne do ta marrim këtë si një veprim armiqësor kundër popullit amerikan".

Miratimet

Andrew Yang 
Yang flet me mbështetësit në Des Moines Register's Political Soapbox në Panairin e Shtetit të Iowa-s (2019) në Des Moines, Iowa.

Yang ka marrë miratime ose shprehje të qarta përkrahje nga zyrtarë të tillë si Steve Marchand, si dhe individë si Elon Musk, Casey Neistat, MC Jin, Chris Jericho, Sam Altman, David S. Rose, Tony Hsieh, James Felton Keith, Eliot Horowitz, China Mac, Ethan Klein, Kirsten Lepore, Stephen Sean Ford, Greg Ellis, Marcellus Wiley, Simu Liu, Joe Wong, Daniel Negreanu, Faraz Jaka, Leslie Smith, Andy Stern, Philip Wang, Tommy Chong, Dominique Wilkins, Eugene Gu, Bobby Kim, Mark Schultz, Adam22, Christina Hoff Sommers, Peter Boghossian, Lloyd Ahlquist, Jason Starr, Chance the Rapper, Antonio Bryant, DJ Many, Chris Messina, YTCracker, Dan Price, Elijah Daniel, dhe Hoodie Allen .

Yang ka marrë donacione për fushatën nga bashkëthemeluesi dhe CEO i Twitter-it Jack Dorsey, aktorët Nicolas Cage dhe Noah Centineo, përfaqësues i Weezer Rivers Cuomo, dhe personalitet i Internetit Ryan Higa .

Mbledhja e fondeve

Andrew Yang 
Yang flet me të pranishëmit në një mbledhje fondesh të organizuar nga Iowa Asian dhe Latino Coalition në Jasper Winery në Des Moines, Iowa.

Më 11 Mars 2019, Yang njoftoi se e tejkaloi pragun e mbledhjes së fondeve prej 65,000 donatorësh, duke e kualifikuar atë për raundin e parë të debateve parësore në partinë Demokratike . Më 28 Qershor, ai njoftoi se arriti 130,000 donatorë, i cili plotësoi kriterin e mbledhjes së fondeve për raundin e tretë të debateve.

Në tremujorin e parë të vitit 2019, Yang mblodhi 1.7 milion dollarë, nga të cilët më shumë se 250,000 dollarë erdhën nga "katër ditët e fundit të tremujorit". Sipas fushatës së Yang, "dhurimi mesatar ishte 17.92 $" dhe "99% e dhurimeve ishin më pak se 200 dollarë". Në tremujorin e dytë, Yang mblodhi 2.8 milion dollarë. Fushata deklaroi se 99.6% "e donatorëve të saj ishin të vegjël [të cilët] dhanë më pak se 200 dollarë". Më 13 Gusht 2019, mbledhja e fondeve për tremujorin e tretë të Yang arriti në 2.8 milion dollarë, duke u përputhur me mbledhjen e tij të përgjithshme të tremujorit të dytë. Më 15 Gusht, ai arriti 200,000 donatorë unikë. Më 17 Gusht, Yang njoftoi se midis dhuruesve të tij të fushatës, "ishin inxhinierë të programeve kompjuterike, mësues, shofer, punëtor të shitjes me pakicë dhe deposh" dhe "punëdhënësi më i madh është Ushtria e SHBA-së ". Më 1 shtator, ai njoftoi se dhurimi mesatar ishte 25 dollarë dhe se fushata nuk kishte marrë para nga komisionit i veprimit politik (PAC). Në 72 orët e pas-debatit të tretë, fushata e Yang mblodhi 1 milion dollarë, duke sugjeruar se "është në rrugën e duhur për të rritur ndjeshëm më shumë në tremujorin e tretë" sesa në tremujorin e dytë, sipas Politico .

Në tremujorin e tretë, fushata e Yang mblodhi 10 milion dollarë, duke patur një rritje tremujore prej 257% — shkalla më e madhe e rritjes midis të gjithë kandidatëve. Donacioni mesatar ishte rreth 30 dollarë, dhe 99% e donacioneve ishin 200 dollarë ose më pak.

Debatet në partinë Demokratike

Debati i parë

Që nga 28 Qershori i 2019-ës, Yang kishte marrë donacione nga më shumë se 130,000 donatorë të ndryshëm në të paktën 20 shtete të SH.B.A.-së, duke përmbushur të paktën njërën prej kërkesave për tu përfshirë në debatet e para dhe të dyta për kandidatët kryesorë demokratë për president, si dhe kërkesën e donatorëve për debatet e treta dhe të katërta. Komiteti Kombëtar i partisë Demokratike vendosi rastësisht që Yang do të merrte pjesë në natën e dytë të debatit të parë, i cili u zhvillua në Miami më 27 Qershor.

Gjatë debatit, Yang u pyet vetëm dy herë dhe u lejua të flasë për dy minuta e 56 sekonda, koha më e shkurtër nga secili kandidat. Ai pretendonte se mikrofoni i tij nuk punonte siç duhej, fillimisht duke u sugjeruar moderatorëve të debatit se mund të kishin ndodhur defekte teknike. Një zëdhënës i NBC tha, "Në asnjë moment gjatë debatit nuk ishte fikur apo heshtur mikrofoni i ndonjë kandidati", por Yang dhe përkrahësit e tij kanë siguruar videop-rova që aretendojnë se tregojnë se Yang po fleiste por nuk po dëgjohetj

Debati i dytë

Gjatë debatit të dytë në Detroit më 31 Korrik, Yang iu përgjigj pyetjeve mbi temat si të drejtat civile, kujdesin shëndetësor, emigracionin, strategjinë e partisë, klimën dhe ekonominë. Ai foli 8.7 minuta gjithsej, që ishte përsëri koha më e vogël nga secili kanditat. Ai ishte i vetmi kandidat i natës së dytë që nuk shpenzoj kohë me kandidatët e tjerë. Yang tërhoqi vëmendjen për vendimin e tij për të mos veshur asnjë kravatë në asnjë debat. Në fjalën e tij përmbyllëse, Yang e quajti median dhe formatin e debatit, duke thënë:

Ju e dini se çfarë njerëzit nuk mund të ndalonin së foluri pas debatit të fundit? Nuk është fakti që jam i renditur i katërti në skenë në votimin kombëtar. Ishte fakti që unë nuk kisha veshur kravatë. Në vend që të flasnin për automatizimin dhe të ardhmen tonë, përfshirë faktin se ne kemi automatizuar 4 milion punë prodhuese - qindra mijëra pikërisht këtu në Michigan - ne jemi këtu me kozmetikë në fytyrat tona dhe linjat tona të përsëritura të sulmit, duke luajtur role në këtë shfaqje televizive. Është kjo një arsye pse zgjodhëm një yll TV-je si presidentin tonë! Ne duhet të jemi të përqendruar në zgjidhjen e sfidave reale të ditës së sotme, si faktin që punët më të zakonshme në Amerikë mund të mos ekzistojnë më pas një dekade, ose që shumica e amerikanëve nuk mund të paguajnë më faturat e tyre. Propozimi im kryesor, Dividenti i Lirisë, do të vinte një mijë dollarë në duart e çdo amerikani të rrituri . Do të ishte një ndryshim rrënjësor për miliona familje amerikane. Nëse keni më shumë përkujdesje për familjen dhe fëmijët tuaj më shumë sesa kravata ime, futni kodin tuaj postar në yang2020.com dhe shihni se çfarë do të thoshin një mijë dollarë për komunitetin tuaj! E kam llogaritur. Nuk është e majtë, apo e djathtë, është përpara dhe kështu do të mundim Donald Trump-in në vitin 2020.

Në një intervistë dhënë në Shtator me Politico, Yang sqaroi më tej qëndrimin e tij për kandidatët që sulmojnë njëri-tjetrin në debate. Sipas Yang, ekziston "kjo ndjenjë zemërimi e prodhuar dhe rigjeneruar e linjave të sulmit", dhe si "një përfaqësues për publikun amerikan", ai e konsideron "procesin si shumë të rremë dhe disi i të keqorientuar".

"Nuk është majtas, as djathtas, por përpara" është krahasuar me një slogan të ngjashëm të përdorur nga Partia e Gjelbër e Kanadasë . Më 8 Gusht, Yang mori një mbështetje prej 2% në sondazhin e katërt kualifikues, duke përmbushur kështu të dy kriteret e kualifikimit për debatin e tretë.

Debati i tretë

Debati i tretë u mbajt në Houston më 12 shtator. Në fjalën e tij hapse, Yang premtoj se "do të japë një Divident Lirie prej 1000 dollarësh në muaj për një vit të tërë për 10 familje amerikane". Gjatë debatit, ai adresoj tema si kujdesi shëndetësor, imigracioni, marrëdhëniet me jashtme, Lufta kundër Terrorit, lobimi i korporatave,arsimi dhe shkollat . Yang foli gjithsej 7 minuta e 54 sekonda, që ishte përsëri koha më e shkurtër nga secili kandidat.

Disa ekspertë të financimit të fushatës kanë vënë në dyshim përdorimin e fondeve të fushatës për pagesa të tilla siç Yang kishte premtuar në fjalën e tij të hapse, me arsyetimin se ligji federal ndalon përdorimin e fondeve personale të fushatës. Por Yang ka thënë se ai u këshillua me avokatë në lidhje me sugjerimin dhe se "ai nuk do të merrte të njëjtin vështrim kritik nëse do i jepte ato para një kompanie mediatike apo konsulentëve" në vend të direkt Amerikanëve Më 12 shtator, bashkë-themeluesi i Reddit, Alexis Ohanian njoftoi në Twitter mbështetjen e tij për propozimin e Yang dhe ofroi mbështetje fianciare për të. Më 13 shtator, sipërmarrësi i teknologjisë Justin Sun u zotua të japë 1.2 milion dollarë për 100 amerikanë në vitin 2020, duke thënë se ai dëshironte që "Yang ta ndihmonte atë të zgjidhte përfituesit". Në 72 orët pasuese të debatit, fushata e Yang mblodhi 1 milion dollarë dhe grumbulloj "më shumë se 450,000 adresa të postës elektronike nga njerëzit që hynë në përzgjedhje", nga të cilat mbi 90% ishin adresa të reja të postës elektronike.

Debati i katërt

Debati i katërt u mbajt më 15 tetor në Westerville, Ohio . Gjatë debatit, Yang diskutoi tema duke përfshirë impiçment, automatizimin, ekonominë, taksimin, politikën e jashtme, krizën e opioidit, kompanitë e mëdhaja të teknologjisë dhe të dhënat personale si e drejtë e pronës, duke folur për 8 minuta e 32 sekonda, e katërta kohë më e shkurtër krahasuar me 12 kanditatët e tjerë. Ai propozoi dekriminalizimin e opioideve, qëndrim ky, i njëjtë me kanditatin Beto O'Rourke . Kandidatët Julian Castro dhe Tulsi Gabbard thanë se politika e Yang për Dividentin e Lirisë "ishte një ide e mirë, dhe diçka që ata do ta konsideronin nëse zgjidheshin president", ndërsa kandidati Cory Booker argumentoi se një pagë minimale prej 15 dollarësh do ishte më mirë se e Ardhura Bazë Universale. Yang foli gjithashtu për hetimin e mundshëm të Donald Trump, duke thënë se ai mbështet fajësimin, por se "ne nuk duhet të kemi iluzione që fajësimi i Donald Trump,e para, do të jetë i suksesshëm ose, e dyta, do të fshijë problemet që e zgjodhën atë në vitin 2016."

Tags:

Andrew Yang Jeta e hershme dhe edukimiAndrew Yang KarrieraAndrew Yang Fushata presidenciale e vitit 2020Andrew YangPa profitShtetet e Bashkuara të Amerikësen:The War on Normal People

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AbortiAdolf HitleriTestosteroniPeshkuSistemi i tretjesNarcisizmiDemokraciaAfrikaRombiKëshilli i EvropësXhensila MyrtezajSistemi i imunitetitAlfabeti shqipXhyzeItaliaDita e TokësMali i ZiGjenerali i ushtrisë së vdekurOdisejaKuvendi i VlorësDhëmbët e njeriutKongresi i DurrësitGjeografia e TiranësKongresi i BerlinitNaum VeqilharxhiEkologjiaEfekti serrëLista e ishujve në ShqipëriPavel NedvědKisha e Shna Ndout, LaçPrizreniBronkitiTokaKulla EiffelRomeo VeshajRrafshi i DukagjinitOrganizata e Kombeve të BashkuaraLufta e KosovësUjëvarat e MirushësTeatriHënaLojërat Olimpike VeroreSeminariÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriZeqatiLista e fjalëve në IslamHëna e PlotëZinxhiri ushqimorKafshëtEdi RamaPubertetiPushtimi italian i ShqipërisëPlaku dhe detiIshemiaPsikologjiaShenjat e qarkullimit rrugorADHDMetaforaMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutStereotipTërmetiShqipëria nën pushtimin italian (1939–1943)Historia e arteveAthinaDëboraModemiLista e bimëveMasturbimiMatematikaDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutHijaTefta CamiDendësiaUEFA Kampionati Evropian i FutbollitMorfinaPenisiKriprat minerale🡆 More