Drane Jakja

Drane Jakja (lindur në 29 qershor 1910-2016) ishte një grua me origjinë nga Tropoja, e internuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Policia e Sigurimi i Shtetit të atij regjimi e shpërngulën Drane Jaken me katër fëmijë në shtatë internime: tri vendqëndrime në krahinën e Nikaj-Mërturit, gjashtë javë në Tropojë, prej andej në këmbë deri në Kukës e më pas me makinë deri në Kalanë e Beratit, ku qëndruan tre muaj. Vendet e fundit ku u internua ishin dy kampet në Turan e në Tepelenë.

Drane është gjyshja e këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Gëzim Nika.

Biografia

Drane Jakja lindi në FierzëPukës në 29 qershor 1910, në familjen e njohur të Jak Gjonit. Ajo u martua me Vuksan Prekën nga Nikaj-Mërturi, djali i luftëtarit patriot Zeqir Dema i Btoshës.

Internimi

Pas arratisjes së të shoqit për në Jugosllavi, më 5 tetor 1948, Dranen e internuan me 4 fëmijët e saj në kampin e Tepelenës.Dranja iu nënshtrua si shumë të internuar të tjerë punës së detyruar duke ngarkuar në kurriz lëndë drusore nga malet e Turanit, Bënçës e Dragotit. Pas rënies së një epidemie të tifos së morrave gjatë gushtit të 1949, 33 fëmijë humbën jetën brenda natës në Kampin e Turanit. Ndër viktimat fëmijë të asaj nate ishte dhe djali i vogël i Dranjës, Zefi 2 vjeçar. Vetë Dranja u përkujdes për varrosjen e të birit nga frika se mos erozioni i malit do të zhdukte eshtrat e Zefit siç kishte ndodhur me shumë vendvarrime të tjera. Vetë ajo e ka treguar kështu historinë e saj për Fatbardha Saraçin, e cila i ka mbledhur dëshmitë e të mbijetuarve në fillim të viteve ‘90 dhe i ka botuar me radhë në vëllimet “Dhimbje”:

Për njëzet e katër orë kanë vdekë në kampin e Turanit tridhjetë e tre fëmijë. Në çdo cep të kazermave, mrena e jashtë veç britmë e vaj ndigjojshe. Hidhërim të madh për vdekjen e atyne vocrrakëve, në këtë humnerë të qeverisë dhe dëshpërimi i thellë i familjeve, nuk mjaftonte koha për të hapur vorre. Ushtarët bënë një gropë të madhe dhe i hodhën foshnjet mrena një nga një si të ishin pula.

Pas tre muajsh Dranës i vjen urdhri për lirim. Kjo erdhi pas faljes që iu bë shumë të internuarve për shkak të mungesës së kapaciteteve të kampeve internuese, kjo si rrjedhojë se në Tepelenë mbërritën 49 kamiona me të internuar vetëm nga Mirdita pas vrasjes së Bardhok Bibës. Përpara se të nisej bashkë me vajzën 11 vjeçare drejt shtëpisë së saj në Nikaj-Mërtur, Dranja zhvarrosi kufpmën e Zefit duke e marrë me vete për ta varrosur pranë gyshit të vet. Pas shtatë ditëve rrugëtim me makinë e në këmbë nga kampi i internimit në Fierzë e në Btoshë, Drana e varrosi Zefin e vogël dy vjeçar pranë gjyshit të tij, Prekë Ndout, në trollin e Zeqir Demës, në fshatin e tij të lindjes.

Trashëgimia

Në librin me titull "Doruntina e kohëve moderne", autori Pjetër Meta e cilëson Dranen si simbol të qëndresës mbinjerëzore.

Referime

Tags:

Drane Jakja BiografiaDrane Jakja TrashëgimiaDrane Jakja ReferimeDrane JakjaKukësTropojë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ShkodraUjëvarat e MirushësFusha elektrikeTeatriKongresi i ManastiritIshujt FaroeRugova (rajon)Multiple sklerozaKonferenca e Londrës (1912–1913)KallëzuesiParafjalaKalaja e ShkodrësTretjaAK-47RiciklimiPejgamberët në IslamAnkthiFaik BallancaShkollaSpermaGjeografia e KosovësEfekti serrëKushtetutaHistoria e TiranësDendësiaLasgush PoradeciLahutaLista e shfaqjeve teatraleAtenaAmerika JugoreRomeo dhe ZhuljetaLidhëzat në gjuhën shqipeRevolucioni francezTrombocitiZhurmat në veshPrincipata e Gjon KastriotitFloraNjësitë matëseJezusiAli Pashë TepelenaNdryshkja e metaleveProteinaFormat e shtjelluara të foljesTenisiSistemi urinarGjergj Elez AliaNdotjaKimia organikeArteriaNATOTiranaDrini i BardhëIsmail QemaliLetërsia e Rilindjes KombëtareHidrogjeniAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveBektashiAzotiRrotullimi i Tokës rreth DiellitLufta e Dytë BotëroreJometaliNdarja administrative e ShqipërisëKonferenca e Paqes në ParisEvropaTop ChannelAustraliaPitagoraHistoria e fesë islameMësonjëtorja e KorçësApoloniaLufta e Parë BallkanikeVitaminatJakup AsipiHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)SarandaMitologjia ilireLeje DrejtimiNamazi i IqindisëPërfaqësuesja kosovare e futbollit🡆 More