Dili është kryeqyteti i Timorit Lindor Qyteti ka rreth 60.000 banorë, ndërsa zona urbane më shumë se 163.305 (2006).
Dili | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 150,000 |
Qyteti është i vendosur në bregdetin në veri të Timorit. Kjo është një zonë tregtare e gjallë dhe portin e peshkimit në ngushticën Ombai është një zonë shum e frekuentuar. Reshjet mesatare në vit janë rreth 1000 mm të shpërndarë kryesisht në periudhën midis dhjetorit dhe marsit. Ajo ka një aeroport, pas pavarësisë u riemërtu me emrin e Nicolau Lobato, aeroporti është përdorur edhe për fluturimet civile për ato ushtarake.
Dili u themelua në 1520 nga portugezët, dhe në 1596 u bë kryeqyteti i Timorit portugez. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dili u pushtua nga japonezët. Timori Lindor fitoi pavarësinë e tij formale nga Portugalia më 28 nëntor 1975. Pa njoftim, vetëm nëntë ditë më vonë, më 7 dhjetor, forcat e armatosura indoneziane pushtuan Dilin. Më 17 korrik 1976 Indonezia aneksoj territorin e saj, nën emrin Timori Lindor dhe Dili Timor Timur u bë kryeqyteti i këtij rajoni. Nga Indonezia në vitin 1991 bënë një maskër në Dili. Trupat indoneziane përdorën forcën ndaj demonstruesive që kërkonin pavarësinë. Kjo ngjarje u bë e njohur në mbarë botën në Timorin Lindor. Më 20 maj 2002, pas shumë viteve të luftës guerile dhe shumë vdekje, Dili u bë kryeqyteti i shtetit të pavarur të Timorit Lindor.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Dili, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.