Dianetika

Dianetika (nga greq.

Ron Hubbard. Dianetika është një mënyrë e zhvillimit vetjak, bazuar mbi njohjen dhe zvogëlimin sistematik të kujtimeve plagosëse (engrameve), që ruhen në pavetëdije. Qëllimi i dianetikës është "pastrimi" i kësaj pjese të mendjes. Kur arrihet ky pastrim, njeriu është i aftë të përdorë plotësisht fuqinë mendore të tij. Dianetika është një besim që ushtrohet nga anëtarët e Kishës së Shkencologjisë me zanafillë vitin 1950, vit në të cilin u botua libri i Hubbardit, "Dianetika: Shkenca moderne e shëndetit mendor" (1950). Ky libër është puna shumëvjeçare kërkuese vetjake e Ron Hubbardit, i cili shpall aty të ketë identifikuar (zbuluar) burimet e sëmundjeve psikike. Poashtu autori pohon që, dianetika mund të rrisë mençurinë, zhdukë emocione të padëshiruara, dhe të lehtësojë një numër të gjerë sëmundjesh psikosomatike. Dianetika paraqitet si një afri tejet e thjeshtë, si për teorinë ashtu edhe për praktikën.

Ushtresa kryesore e dianetikës është dëgjesa, në të cilën një njeri i "parapastruar" (zakonisht me ndihmesën e një këshilltari të quajtur "dëgjues") përpiqet të ballafaqohet me kujtimet e tij lënduese (engramet) në mendjen e tij kundërvepruese, duke shtjelluar larminë e gjerë të kushtëzimeve që ata shkaktojnë. Dëgjesa shpesh përdor një aparat të quajtur E-metër, i cili mat rezistencën elektrike të trupit të njeriut, dhe i cili sipas pohimeve të nxënësve të Hubbardit "mat gjendjen shpirtërore apo ndryshimet e gjendjes së një personi".

Dianetika është kundërshtuar fuqimisht që në zanafillat e saj. Bashkësia ndërkombëtare shkencore nuk e ka njohur kurrë punën e Hubbardit "Dianetika : Shkenca moderne e shëndetit mendor", si një teori shkencore të besueshme dhe të mirëfilltë, dhe është etiketuar gjithnjë në shtyp si pseudoshkencë ose sharlataneri nga shkencëtarët, mjekët dhe historianët.

Tags:

EmocioniFanta shkencaGreqishtja e lashtëIdejaKujtesaMendjaPraktikaSëmundjaTrupi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Emrat e bukur të Allahut24 PrillKatroriRacizmiKalatë e ShqipërisëSinonimiLista e shfaqjeve teatraleAfërditaMuzika shqiptareEnergjia potencialeDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Lejleku SqepgjerëTikTokAkiliReaksioni kimikGreqiaNdotja e ajritLista e personaliteteve ilireLëvizja Nacional-ÇlirimtareElbasaniFestivali i 11-të i Këngës në RTSHArkimediNaim FrashëriDuhaniPejgamberët në IslamMëlçiaAmerika JugoreShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëArtizanati ShqiptarEgla CenoGjendja agregateEnergjia dielloreTokat, bota bimore dhe shtazore në EvropëShkodraDemencaEnergjia kinetikePiter PanKarafiliHimni i FlamuritMigrenaSistemi i organeve të frymëmarrjesSëmundja infektiveShpyllëzimiFerma VIPDeti MesdheUjiDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeTom SojerVolejbolliLionel MessiLumi i NerodimësLimfocitiBurreliPubertetiUniversiteti i PrishtinësNdotja plastikePneumoniaKuvendi i Republikës së KosovësYlliZambaku shqiptarBletaKompjuteriUdhëtimet e GulliveritNdajfoljaParisiNdarja administrative e ShqipërisëSistemi i tretjesAriu polarIlirëtAriuProdhimi i Brendshëm BrutoDaulljaZemraSerie ALazeriMetaforaJupiteriRima🡆 More