Teoria (greq.
Nganjëherë mund të jetë e vështirë të kuptohet pse diçka ndodh, ose si diçka ekziston, kështuqë një teori ndihmon të shpjegojë këto gjëra (pyetje).
Emërimi "teori" merr shumë kuptime në fusha të ndryshme të diturisë dhe arsyes, në mvarësi me metodologjinë dhe çështjen e shtjellimit të një problemi.
Në shkencë, një teori nis si një hipotezë, e cila është një hamendësi e mirëmenduar. Për të bërë më të qartë diferencën midis kuptimit të përditshëm të fjalës Teori dhe kuptimit shkencor të fjalës Teori, i referohemi në menyre të plotë me emrin teori shkencore. Vetëm pas shumë provash dhe dëshmish, përpjekjesh për të zbuluar nëse ajo është e drejtë apo e gabuar, mund të pranohet ose jo një teori. Një teori është e pamundur të pranohet plotësisht, sepse nevojitet një numër i pafundëm provash, dhe disa gjëra mjaft të thjeshta janë shumë të vështira të provohen nga shkenca apo matematika. Megjithkëtë, disa teori (të njohura si postulate ose aksioma) janë kaq pranë miratimit (pranimit), dhe veprojnë aq mirë, saqë shkencëtarët mund t´i përdorin ato të parashikojnë, parathojnë dhe shpikin gjëra të ndryshme.
Nganjëherë një teori nuk shpjegon mjaft mirë si veprojnë gjërat në botën e vërtetë (praktikë, jetë), megjithkëtë njerzit mund t´i përdorin ato sepse:
Në shkencë, fjala teori perfshin një tërësi shpjegimesh për një dukuri apo shumë dukuri të cilat janë të testueshme, të falsifikueshme dhe që përmbajnë një sasi të konsiderueshme me evidenca. Emërtimi i një teorie të tillë është ne mënyrë të plotë teori shkencore.
Teoritë formohen pasi të jenë vërtetuar me metodiken shkencore shumë hipoteza. Hipotezat provohen, mblidhen të dhena dhe rezultatet dokumentohen, shpërndahen, dhe mbi ketë bazë ri-provohen. Më pas formohet teoria që shpjegon të dhenat e mbledhura si dhe që parashikon rezultatet e eksperimenteve të ardhshme.
Karakteristika kryesore e një teorie është që ben parashikime të cilat duhet të jenë të falsifikueshme ose të provueshme. Një teori-kandidat që nuk ben parashikime të cilat mund të vëzhgohen, është një teori e kote. Gjithashtu, edhe parashikimet që janë të pasakte apo të paplote per t'u testuar, janë parashikime të pavlera. Në të dy keto raste, fjala "teori" është jashtë kontekstit.
Wikiquote ka thënie në lidhje me: Teoria |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Teoria, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.