Cristian Tello: Futbollist spanjoll

Cristian Tello Herrera (lindur më 11 Gusht 1991) është një futbollist spanjoll që luan aktualisht në Serie A për klubin e Fiorentina, në huazim nga Barcelonës.

Tello mund të luaj si mesfushor sulmues dhe si një sulmues kryesor.

Cristian Tello
Cristian Tello: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës
Tello duke luajtur për Barcelonën në vitin 2012.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëCristian Tello Herrera
Datëlindja (1991-08-11) 11 gusht 1991 (32 vjeç)
VendlindjaSabadell, Spanjë
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues / Mesfushor–Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Betis
Numri11
Karriera me të rinjtë
1999–2002Can Rull
2002–2008Barcelona
2007–2008→ CF Damm (huazim)
2008–2010Espanyol
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010Espanyol B4(1)
2010–2012Barcelona B39(9)
2011–Barcelona37(10)
2014–2016Porto (Huazim)36(7)
2016–2017Fiorentina (Huazim)51(6)
2017–Betis48(6)
Karriera ndërkombëtare
2010Spanja U–193(0)
2011Spanja U–205(1)
2012–2013Spanja U–2112(2)
2012Spanja U–236(0)
2013Spanja1(0)
2013Katalonja2(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 8 shkurt 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 gusht 2013

Karriera me klube

Vitet e herëshme / Espanyol

Christian Tello lindi në Sabadell të Barcelonës, dhe e filloi karrerën e tij futbollistike tek skuadra e CF Can Rull, më pas u transferua tek akademia e FC Barcelonës, dhe më pas u huazua për një vit tek skuadra e CF Damm.

Në vitin 2008, kontrata e Tellos skadoi, dhe RCD Espanyol e bleu, dhe e vendosi në skuadrën B. Tello bëri debutimin e tij me skuadrën B në sezonin 2009–10, ku luajti katër ndeshje në divizionin e tretë.

Barcelona

Në qershor 2010, Tello u rikthye sërisht te skuadra e Barcelonës B, që ishte skuadra e dytë. Më 9 nëntor 2011, Tello bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke luajtur 90 minuta në fitoren 1–0 të Barcelonës kundër CE L'Hospitalet në raundin e parë të Copa del Rey, dhe shënoi golin e tij të parë në ndeshjen e kthimit, ku Barcelona fitoi me rezultatin 9–0.

Tello bëri debutimin e tij në La Liga, duke u zëvëndësuar në minutën e 75të me Adrianon, në barazimin 0–0 me Villarrealin. Javën tjetër, Tello ishte në formacionin e parë në ndeshjen kundër Real Sociedad, ku Tello shënoi golin e parë në minuten e tetë dhe Lionel Messi shënoi golin e dytë, ndeshja përfundoi me rezultatin 2–1 për Barcelonën.

Cristian Tello: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës 
Tello në aksion me BarcelonënLigën e Kampioneve kundër Bayer Leverkusen.

Më 7 mars 2012, Tello zëvëndësoi Andrés Iniestën në pjesën e dytë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Bayer 04 LeverkusenCamp Nou, duke bërë edhe debutimin e tij në Ligën e Kampioneve: në dy minutat e para shënoi golin e parë pas një asisti të Cesc Fàbregas, dhe golin e dytë e shënoi gjashtë minuta më vonë, pesë golat e tjerë të ndeshjes i shënoi Lionel Messi, dhe FC Barcelona fitoi me rezultatin 7–1 (10–2 gjithsej).

Cristian Tello: Karriera me klube, Karriera ndërkombëtare, Statistikat e karrierës 
Tello duke luajtur për Spanjën U–23 në Lojërat Olimpike Verore 2012.

Edhe pse e ardhmja e tij u duk e pasigurtë, Tello arriti që të bindë trajnerin e ri Tito Vilanova që të qëndronte te Barcelona në sezonin 2012–13. Më 19 Shtator 2012, Tello shënoi golin e hapjes, dhe asistoi në golin e Lionel Messit në fitoren 3–2 në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Spartak Moscow në Camp Nou, dhe u përzgjodh si lojtari i ndeshjes.

Më 13 dhjetor 2012, Tello firmosi një kontratë të re me Barcelonën, që do ta mbante atë në Camp Nou deri në vitin 2016. Nëntë ditë më vonë, Tello shënoi pas 30 sekondash në ndeshjen e fundit të vitit ndaj Real Valladolid, ku [Barcelona fitoi jasht fushe me rezultatin 3–1.

Tello pësoi një rënje drastike në sezonin 2013–14, pas ardhjes së Neymar. Ai shënoi golin e parë të sezonit më 11 dhjetor në fitoren 6–1 kundër Celtic në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, dhe vetëm gjashtë ditë më vonë, gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 3–0 kundër FC Cartagena në Copa del Rey (7–1 rezultati i përgjithshëm), Po në këtë kompeticion, Tello shënoi tregolshin e parë si profesionist në fitoren 1–4 kundër Levantes në ndeshjen e parë të çerek–finales së kupës.

Huazimi te Porto

Më 16 korrik 2014, Tello u huazua te klubi portugez PortoPrimeira Liga për dy vite.

Karriera ndërkombëtare

Tello ishte pjesë e ekipit nën-23 në Lojërat olimpike verore 2012 që u zhvillua në Londër, ku Spanja dështoi që të kalonte fazën e grupeve.

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 22 Janar 2014

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Espanyol B 2009–10 4 1 1 0 5 1
Total 4 1 1 0 5 1
Barcelona B 2010–11 23 4 23 4
2011–12 16 5 16 5
Total 39 9 39 9
Barcelona 2011–12 15 3 4 2 3 2 0 0 22 7
2012–13 22 7 6 0 4 1 2 0 34 8
2013–14 12 0 4 3 2 1 0 0 18 4
Total 49 10 14 5 9 4 2 0 74 19
Karriera në total 92 20 14 5 9 4 3 0 118 29

Kombëtarja

    Redaktuar më 14 gusht 2013
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2013 1 0
Gjithsej 1 0

Trofe

Klube

    Barcelona

Kombëtarja

    Spanja U21
  • Kapionati Evropian nën-21 i Futbollit: 2013

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Cristian Tello Karriera me klubeCristian Tello Karriera ndërkombëtareCristian Tello Statistikat e karrierësCristian Tello TrofeCristian Tello ReferimeCristian Tello Lidhje të jashtmeCristian Tello11 Gusht1991ACF FiorentinaFC BarcelonaSeria A

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

GravitetiLuigj GurakuqiKalaja e KrujësMbretëria e IlirisëLibrazhdiLahutaMartin Luther KingPrizreniFrancaKaliArtizanati ShqiptarSistemi urinarLasgush PoradeciLuiz EjlliQarqet e ShqipërisëMalet e SharritDasma shqiptareGreqia e lashtëLejleku SqepgjerëAlbert AjnshtajniPyetja retorikeMeleqët në IslamVera (stinë)Gjallesat në zhdukjeTumori i truritHekuri i RrobaveTom SojerPulsi i zemrësKontaminimi i tokësShqipëria e PavarurFiset ilireLezhaInsulinaLimfocitiMigrenaLekë DukagjiniShkollat e para shqipeKomunikimiLumi i DrinitGordana Siljanovska-DavkovaTiranaZvicraVlerësimi i nxënësveKrimet e regjimit komunist në ShqipëriFotosintezaShfletuesi i internetitHixhameAziaRilindja Kombëtare ShqiptareHistoria e TiranësVjosa OsmaniRuandaPirja e duhanitArsimiLista e komunave në KosovëNepotizmiPërrallaNdarja administrative e ShqipërisëZgjedhjet parlamentare në Shqipëri, 2021KukësiAdoleshencaDramaDrogaFatos ArapiMarie CurieTruriSportiFitër BajramiAventurat e Tom SojeritBakteriAdolf HitleriCilindriAnesteziaDita Botërore e LibritMorfinaPeshkuGianni RodariSkënderbeu🡆 More