Barnatore (e quajtur gjithashtu edhe farmaci në anglishten amerikane ose farmaci e komunitetit apo kimist në anglishten britanike ) është një dyqan me pakicë i cili ofron ilaçe (barna) me ose pa recetë.
Në barnatore, një farmacist mbikëqyr përmbushjen e recetave mjekësore dhe është në dispozicion për të dhënë këshilla për ofertat e tyre të barnave me ose pa recetë. Barnatoret tipike zakonisht gjenden pranë shtëpive të shëndetit, qendrave mjekësore, spitaleve si dhe në qendër të vendbanimit ose në zonën tregtare të një komuniteti.
Federata Farmaceutike Ndërkombëtare ka deklaruar vizionin e tyre për një farmacist me bazë komunitare:
Përgjegjësitë e farmacistëve dhe brnatoreve me bazë në komunitet përfshijnë: kontrollimin dhe shpërndarjen e barnave me recetë, ofrimin e këshillave për zgjedhjen dhe përdorimin e barnave për mjekët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë dhe këshillimin e pacientëve në promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe përdorimin e duhur të ilaçeve.
Në shumicën e vendeve veprimtaria e barnatoreve organizohet me rregullore ose udhëzime administrative përmes të cilave përcaktohet se si mund të veprojnë shpërndarësit, me kërkesa specifike për kushtet e ruajtjes, pajisjet dhe mbajtjen e regjistrave.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Barnatore (shitore), which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.