Bajaziti I

Bajaziti I (Turqishtja osmane: بايزيد اول‎, Turqisht: I.

Bayezid, 1306 - 8 mars 1403) ishte sulltani i 4-të i Perandorisë Osmane i cili sundoi nga viti 1389 deri më 1402. Ai ishte djali i Murati I dhe Gülçiçek Hatun, e cila ishte me preardhje greke. Ai ndërtoi një nga ushtritë më të mëdha në botën e njohur në atë kohë dhe rrethoi pa sukses Kostandinopojën. Ai miratoi titullin Sulltan-i Rûm, Rûm duke qenë një emër i vjetër islamik për Perandorinë Romake. Ai mposhti me vendosmëri kryqtarët në Nikopolis (në Bullgarinë e sotshme) më 1396, dhe u mund vetë dhe u kap nga TimuriBetejën e Ankarasë më 1402 dhe vdiq në robëri në mars 1403, duke shkaktuar interregnumin osman.

Bajaziti I
بايزيد اول
Sulltan
Bajaziti I
Sulltani i 4-të i Perandorisë Osmane
Mbretërimi16 qershor 1389 ‒ 20 korrik 1402
ParaardhësMurati I
Pasardhësinterrregnum (1402-1413)
Mehmeti I
BashkëshortMalhun Hatun
Rabije Bala Hatum
DinastiaShtëpia e Osmanët
I atiMurati I
E ëmaGülçiçek Hatun
U lind1360
Bejllëku osman
Vdiq8 mars 1403
Akşehir, atëherë nën okupimin e Perandorisë Timurid
VarrimiBursa
TughraBajaziti I

Biografia

Roli i parë i madh i Bajazitit ishte si guvernator i Kytahja, një qytet që u pushtua nga Germijanidët. Ai ishte një ushtar i vrullshëm, duke fituar pseudonimin "Rrufeja" në një betejë kundër Karamanidëve.

Bajaziti u ngjit në fron pas vdekjes së babait të tij Murati I, i cili u vra nga kalorësi serb Millosh Kopiliq gjatë (15 qershor), ose menjëherë pas (16 qershor) Betejës së Kosovës më 1389, beteja në të cilën Serbia u bë një vasal i Sulltanatit Osman. Menjëherë pasi mori fronin, ai e mbyti vëllain e tij më të vogël për të shmangur një komplot. Në vitin 1390, Bajaziti mori për grua Princeshën Olivera Despina, vajza e Princit Llazar të Serbisë, e cila gjithashtu humbi jetën në Kosovë. Bajaziti njohu Stefan Llazareviqin, djalin e Llazarit, si udhëheqësin e ri serb - më vonë despot - me një autonomi të konsiderueshme.

Serbia e Epërme i rezistoi osmanëve derisa Gjenerali Pasha Jigit Beu kapi Shkupin më 1391, duke e shndërruar qytetin në një bazë të rëndësishme operacionesh.

Personaliteti

Sipas orientalistit britanik, Lord Kinross, Bajaziti dallohej nga nxitimi, impulsiviteti, paparashikueshmëria dhe maturia. Ai kujdesej pak për punët e shtetit, të cilat ua besonte guvernatorëve të tij. Siç shkruan Kinross, midis fushatave Bajaziti shpesh merrej me kënaqësi: pangopësi, dehje dhe shthurje. Oborri i sulltanit ishte i famshëm për luksin e tij dhe ishte i krahasueshëm me oborrin Bizantin gjatë periudhës së lulëzimit të saj.

Në të njëjtën kohë, sulltani ishte një komandant i talentuar. Në të gjitha 13 vitet e mbretërimit të tij, Bajezid pësoi vetëm një humbje, e cila përfundimisht doli të ishte fatale për të. Pavarësisht nga dëshira e tij për kënaqësitë tokësore, Bajaziti ishte një njeri fetar dhe kalonte orë të tëra në xhaminë e tij personale në Bursa. Ai gjithashtu mbajti teologët islamikë në rrethin e tij.

Referimet

Tags:

Beteja e AnkarasëBullgariGjuha osmaneGjuha turkeIslamiKostandinopojaLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneMileti RumMurati IPerandoria OsmanePerandoria RomakeQeverimi i ndërmjetshëm osmanTimuri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shiu acidikAnarkiaMali i TomoritNjësia matëseMira MuratiRespekt per te moshuarveKësulëkuqjaÇifteliaRomeo dhe ZhuljetaLista e vendeve sipas sipërfaqesVideosexTeknologjiaKaliLëkuraLista e komunave në KosovëMigrenaGjergj FishtaHomonimetVaso pashë ShkodraniXhensila MyrtezajParahistoriaRevolucioni industrialLea YpiPopullsia botëroreAziaLibrazhdiMuri i BerlinitProzaStreptokoketBiologjiaMamuthiEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreGjarpriOutlook.comUrani (planet)KanadajaLetërsiaLetërsia romantike shqiptareTemperaturaIbrahim KodraQyteti i KukesitStalaktitet dhe stalagmitetLëvizjaLeje DrejtimiHidrocentraletSëmundja e LeukemisëAkiliMprehësi i lapsaveUNESCOLista e shkrimtarëve shqiptarëEozinofiliaTrupat e Sistemit DiellorKultura e ShqipërisëPejgamberët në IslamLista e festave në KosovëVeshje popullore të KosovësOsteoporozaForca e Sigurisë së KosovësShëndetiAzia LindoreRusiaNaim FrashëriMuhammediSerbiaDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Armët e SkënderbeutLumi i ShalësBusullaHormonetBotaF.C. Internazionale MilanoDurrësiDita e Shën GjergjitLista e Kryeministrave të ShqipërisëJudaizmiAustriaTartufi (komedi)Baroku🡆 More