Asfiksia (nga greqishtja e lashtë α- pa dhe σφύξις sphyxis, shtrydh) është një gjendje e furnizimit të pakët me oksigjen të trupit që lind nga frymëmarrja jonormale.
Një shembull i asfiksisë është mbytja. Asfiksia shkakton hipoksemi të përgjithësuar, e cila prek kryesisht indet dhe organet. Ka shumë rrethana që mund të shkaktojnë asfiksi, të gjitha këto karakterizohen nga një paaftësi e një individi për të marrë oksigjen të mjaftueshëm përmes frymëmarrjes për një periudhë të zgjatur kohe. Asfiksia mund të shkaktojë koma ose vdekje.
Situatat që mund të shkaktojnë asfiksi përfshijnë: bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes, të tilla si nga astma, laringospazma, ose bllokimi i thjeshtë nga prania e materialeve të huaja; nga të qenit në ambiente ku oksigjeni nuk është i arritshëm lehtë: të tilla si nën ujë, në një atmosferë me sasi të ulët oksigjeni ose në vakum; mjedise ku është i pranishëm mjaftueshëm ajër i oksigjenuar, por nuk mund të merret në sasinë e duhur për shkak të kontaminimit të ajrit siç është tymi i tepërt. Shkaqe të tjera të mungesës së oksigjenit përfshijnë:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Asfiksi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.