Andrea Topia Ii

Andrea Thopia (lat.

Andrea Thopia; pas 1479) ka qenë një fisnik arbër i shekullit të 15-të, në zotërimet e të cilit përfshihej Skuria (midis Durrësit dhe asaj që do të bëhej Tirana e sotme), anëtar i familjes Topia dhe njëri prej themeluesve të Lidhjes së Lezhës .

Familja

Andrea ishte nipi i Karl Topisë. Kishte dy djem, Karl Muzakën me Komninin dhe ishte biri i Niketë Topisë që vdiq më 1414/1415

Kryengritja e viteve 1432-1436

Pas Betejës së Savrës më 1385, Arbëria hyri nën ndikimin e fortë osman dhe shkallë-shkallë pjesa më e madhe e territorit të saj u aneksua nga Perandoria Osmane brenda një njësie administrative të ndarë: : Sanxhaku Arvanid. Andrea ngriti krye ndaj osmanëve më 1432 dhe mundi një njësi të vogël ushtarake osmane në malet e Shqipërisë Qendrore. Fitorja e tij frymëzoi krerët e tjerë në Shqipëri, veçanërisht Gjergj Arianitin, për t'u rebeluar kundër osmanëve.

Lidhja e Lezhës

Së bashku me nipin e tij, Tanushin, Andrea si zot i Skurisë mori pjesë në themelimin e Lidhjes së Lezhës dhe aleancën ushtarake që e pasoi me anëtarë të tjerë si Lekë Zaharinë, Pjetër Spanin, Lekë Dushmanin, Gjergj Arianitin, Teodor Muzakën, Stefan Cërnojeviçin dhe vartësit e tyre.

Sipas Gjon Muzakës, Andrea Topia ishte ndër anëtarët e Lidhje që jetuan edhe pas rënies së Shkodrës në duart osmane më 1479.

Në letërsi

Shkrimtari italo-arbëresh Jeronim de Rada i kushtoi veprën e tij të vitit 1839 Këngët e Historisë Arbërore të Serafina Thopisë, Gruaja e Princit Nikollë Dukagjini ( italisht: Canti storici albanesi di Serafina Thopia, moglie del principe Nicola Ducagino) në dashurinë e papërmbushur të Serafina Thopisë dhe Bosdare Stresës (një Romeo dhe Xhulieta Shqiptare). Serafina, që ishte e bija e Andrea Topisë në këtë këngë, flijoi dashurinë e saj për në Bozhidarin dhe u martua me Nikollën Dukagjini për të ndihmuar bashkimin e Arbërisë Jugore dhe Veriore për të luftuar kundër osmanëve.

Referime

Literatura

  • George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), 1947
  • Das venezianische Albanien (1392-1479), 2001

Tags:

Andrea Topia Ii FamiljaAndrea Topia Ii Kryengritja e viteve 1432-1436Andrea Topia Ii Lidhja e LezhësAndrea Topia Ii Në letërsiAndrea Topia Ii ReferimeAndrea Topia IiBesëlidhja e LezhësDurrësiTiranaTopiajt

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DurrësiPesë Shtyllat e IslamitArtizanati ShqiptarHerodotiMiguel de CervantesNoizyShkollaMarrëdhënia seksualeLista e shkrimtarëve shqiptarëButrintiVitamina CHistoria e ShkodrësElefantiFormimi i yjeveKonferenca e Londrës (1912–1913)A.C. MilanPrincipata e ArbëritMuzika populloreKolesteroliLushnjaLista e personaliteteve ilireEnergjia potencialeSyri i kaltër, DelvinëLista e maleve të ShqipërisëF.C. Internazionale MilanoAbdyl Hamiti IIEklipsi i HënësVaso pashë ShkodraniKlimaUNESCOUrbanizimiRrezet ultravjollcëSpondiliartrozaHistoria e artevePlanetiApoloniaEpoka para gjyqitGjergj FishtaLibriOsmani IÇIlir MetaDecimetriTartufi (komedi)VenusiHistoriku i gjuhes letrare shqipeLista e qyteteve në Maqedoninë e VeriutNeptuniLista e aktorëve të teatrit shqiptarDibraRadha e veprimeve matematikoreShqiponjaLista e festave në ShqipëriProblem globalLista e shteteve të EvropësLumiLufta e Parë BallkanikeTelefoniJohann Sebastian BachFiset ilirePerandoria BizantineMeleqët në IslamRrethi i TropojësFolkloriShtetet e Bashkuara të AmerikësHormonet e gjëndrave mbiveshkoreGjethjaDiabetiOktapodiAeroplaniMatematikaPerandoria OsmaneBifurkacioniLista e shteteve sipas popullsisëNamazi i SabahutArbëria në MesjetëMutacioni🡆 More