Gjergj Arianiti

Gjergj Arianiti (1383 - Durrës ose Shkodër, 1461-63) ka qenë një fisnik arbër që drejtoi beteja të shumta kundër Perandorisë Osmane.

Ishte i ati i Donikës, aleat dhe rival i Skënderbeut si dhe xhaxhai nga i Moisi Golemit. Ishte ndër fisnikët e Besëlidhjes së Lezhës, por e la aleancën pas humbjes në Berat. Sipas Nolit, Arianiti gëzonte famë ndërkombëtare si mbrojtës i Krishtërimit, edhe pse nuk u konvertua nga ortodoks në katolik.

Gjergj Arianiti
Busti i Gjergj Aranitit në Librazhd

Emri

Emri i tij është më shumë i njohur përmes formës shqiptare Gjergj Arianiti, dhe Aryaniti në anglisht, por Pipa i referohet edhe Arianit Komneni, ndërsa studjues të tjerë e referojnë Topia Golemi. Emri i tij i plotë në veprën e Nolit është Gjergj Arianiti Topia Komneni. Ai e thërriste veten Komninoviç në një letër dërguar mbretit të Napolit. Emri i tij në formën sllavike shfaqet si Golem Arianit Komnenoviç (Golemi Arenit Cominovich), dhe në një dokument të 1452 i drejtohet vetes "Golem Arianit Komnenoviç i Arbërisë". Fjala golem në gjuhën sllave domethënë "i madh", sipas Vlorës është në kuptimin "më të vjetrit" si dega kryesore e derës fisnike Arianiti-Topia. Forma Haryanites për mbiemrin e tij është përdorur ndër dokumente të periudhës së Karlit VII. Ndërsa nga këngët e folklorit, emri i tij përcillet Gjorq Golemi, identifikuar nga Dhimitër Shuteriqi me Gjergj Arianitin.

Jetëshkrimi

I ati i tij ishte Komnen Arianiti, zotërimet e të cilit ishin në afërsi të Durrësit (in partibus Durrachii). Gjergji ishte më i madhi ndër tre vëllezërit, dy vëllezërit e tjerë tij ishin Muzaka dhe Vladani. I ati i tre vëllezërve u detyrua të bjerë në ujdi me osmanët dhe dërgoi peng razie Gjergjin në Edrene, ku jetoi dhe u shkollua me kujdes. Më 1427 u kthye në vendlindje dhe më 1432 përkrah Andre Topisë, ngadhënjeu në betejë me sukses osmanët.

Më 1433 theu ushtrinë osmane në Kurvelesh ose afërsi të Tepelenës duke i shpartalluar me fiset malore të Kurveleshit, Lunxhërisë dhe Skraparit. Fitore pas së cilës Papa Eugjen IV, Alfonsi V i Aragonës dhe Perandori Sigizmund i dërguan urime dhe premtuan nën mbrojtjen e tyre. Vitin që pasoi, një tjetër ushtri osmane e drejtuar nga Isak beu, vali i Shkupit, u fut në luginën e Shkumbinit ku u dërrmua nga Arianiti dhe aleatët e tij. Në një tjetër rrethanë, gjithnjë në luginën e Shkumbinit, trupat e Arianitit të rrethuar nga osmanët, u mundën. Më 1438 ngriti sërish krye, Turhan beu fillimisht e shoi kryengritjen dhe rrethoi Beratin, por më pas u shpartallua nga Arianiti dhe humbi gjithë ushtrinë. Pas kryengritjeve në një periudhë gjashtëvjeçare, Arianitit iu njoh nga Sulltan Muradi II sundimi i tokave nga Shkumbini në Vjosë dhe nga Adriatiku në liqenin e Ohrit, si dhe shumë njerëz të shpurës së tij u detyrua të jepte të birin peng razie.

Gushtin e 1443 Arianiti ngriti sërish krye kundër osmanëve, pas gjasash i nxitur prej Papa Eugjenit IV ose i ngacmuar pas disfatës të Shehabedin Pashës, në viset e Elbasanit, Vokopolës dhe Tepelenës. Pas fitoreve që korri iu përtëri fama në vendet e krishtera dhe gëzoi lidhje të mira me Alfonsin, Raguzën dhe Papën. Më 1444, kur predikonte kryqëzatën e princërve të krishterë kundër osmanëve, Papa Eugjeni IV e quante sundimtarin arbër më të rëndësishëm dhe më të besueshëm - ndonëse ishte ortodoks.

Më 1451 u shtrëngua të lidhte aleancë me Alfonsin V të Aragonës, pasi nuk mori asnjë ndihmë u kthye kapiten venedikas më 1456. Sipas Bartlit ndërroi jetë në territor venedikas, Durrës ose në Shkodër, dhe pas vdekjes së tij më 1461, sipas Nolit, Skënderbeu ia aneksoi zotërimet - por pa cituar ndonjë dokument sipas Sirdanit.

Familja

Arianiti u martua të parën herë me Marie Muzakën, me të cilën u trashëgua me tetë vajza:

  • Andronika ose Donika, u martua me Skënderbeun.
  • Vojsava u martua me Ivan Cërnojeviçin.
  • Hirana u martua me Nikollë Dukagjinin.
  • Helena u martua me Gjergj Dukagjinin.
  • Despina u martua me Tanush Dukagjinin.
  • Angjelina u martua me Stefan Brankoviçin.
  • Komina ose Komnena, u martua me Gojko Balshën.
  • Katerina pas vdekjes së bashkëshortit të parë Andrea Spanit, u martua me kondotierit Nicola Boccali.

Më pas u martua për së dyti me Pietrinen, të bijën e Oliviero Frankones, baronit të Taurizanos. Sipas Muzakës nga të dyja martesat pati dhjetë fëmijë, prej të cilëve tre djem. Burime tjera e nxjerrin sikur kishte tre bija dhe së paku një djalë.

  • Kostandin Arianiti, kapiten arbëror, varrosur në Kishën e 12 apostujve në Romë.

Zotërimet

Arianiti kishte nën zotërim Kaninën, të cilën pasi martoi të bijën me Skënderbeun më 1451, e dha për pajë. që do ta quajmë Gjergj Araniti, ishte vëllai më i madh mes tre vëllezërve. Ai u martua me Maria Muzakën, nga e cila mori në pajë një territor të gjerë që shkonte nga Mallakastra - edhe sot një fshat i madh atje quhet Aranitas - deri në det në afërsi të Vlorës e Kaninës.

Kështu zotërimet u shtrinë që nga Adriatiku e deri në afërsi të Dibrës së sotme. Qendra e zotërimeve duket se ka qenë malësia mes Librazhdit dhe Elbasanit, Shpati, Çermenika, Sopoti dhe një pjesë e Mokrës.

Referime

Literatura

  • Shuteriqi, Dhimitër (2012). Zana Prela (red.). Aranitët: Historia- Gjenealogjia -Zotërimet. Toena. ISBN 978-99943-1-729-5.

Tags:

Gjergj Arianiti EmriGjergj Arianiti JetëshkrimiGjergj Arianiti FamiljaGjergj Arianiti ZotërimetGjergj Arianiti ReferimeGjergj ArianitiBesëlidhja e LezhësDonika KastriotiDurrësiFan NoliKrishtërimiMoisi GolemiPerandoria OsmaneRrethimi i Beratit (1455)ShkodraShqiptarëtSkënderbeu

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dita ndërkombëtare e fëmijëveSkizofreniaLumi i ShalësKalendariProlaktinaGjakuRozana RadiHormonetKompjuteriAziaMiti i SkënderbeutDiskriminimiRilindja Kombëtare ShqiptareTurbinat me erëLushnjaRombiKërmilliSindroma DownMetaletVeshiArsimi në KukësNdihma e parëMotori DiezelMetaforaOksigjeniFutbolliLindja e parakohshmeFamiljaEmiratet e Bashkuara ArabeKubi (gjeometri)Vrima e zezëAlfabeti shqipMuri i Madh KinezKuvendi i ShqipërisëKanadajaDita e TokësZhurmat në veshNdryshimet klimatikeBifurkacioni i lumit të NerodimësPiter PanMajlinda KelmendiShpendëtRomeo dhe ZhuljetaMariana KondiDemografia e ShqipërisëThyesaMonarkia kushtetueseTartufi (komedi)Shqipëria e PavarurMutacioniQytetet e ShqipërisëAli Pashë TepelenaSigmund FreudRrethiKundrinoriMushkëriaLuljaLista e viteveAleksandri i MadhFan NoliBimësiaFara e ZezëGjitariPrincipata e ArbëritSpanjaAnton PashkuPanairi i botësKaratiShtjefën GjeçoviVitamina CLedion LiçoKëshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të BashkuaraGjeniMenopauzaTermocentraliEmriDiabetiNamazi i Akshamit🡆 More