Ali Bej Evrenozi

Ali bej Evrenozi ose Ali bej Vranezi (turqisht: Evrenosoğlu Ali Bey), i njohur thjesht si Ali Beu, ishte një komandant ushtarak osman në shekullin e 15-të.

Ai ishte një nga djemtë e Evrenozëve, një gjeneral osman. Gjatë viteve 1430 ai ishte sanxhak-beu i sanxhakut të Shqipërisë, i cili, pas disfatës fillestare, shtypi revoltën shqiptare të viteve 1432–1436 me ndihmën e forcave të komanduara nga Turhan Beu. Në vitin 1440 ai mori pjesë në rrethimin e pasuksesshëm osman të Beogradit.

Origjina

Ali Beu ishte djali i komandantit osman Evrenos Beu. Fillimisht, Evrenos Βey ishte një personalitet fisnik, një bej në principatën e Karasit, i cili iu bashkua osmanëve vetëm pas pushtimit të bejlikut nga ana e tyre në vitin 1345. Një legjendë greke thotë se babai i Evrenosit ishte një farë Ornos, guvernator renegat bizantin i Bursës (Prusa) i cili dezertoi te osmanët dhe më pas te Karasi, pas Rrethimit të Bursës, në vitin 1326. Familja Evrenos ishte sigurisht me origjinë joturke. Stanford J. Shaw e konfirmon këtë, duke deklaruar se Evrenos ishte fillimisht një princ feudal bizantin në Anadoll, i cili kishte hyrë në shërbimin osman pas pushtimit të Bursës, u konvertua në Islam dhe më vonë u bë një komandant ushtarak kryesor nën Orhanin dhe Muratin. Joseph von Hammer e konsideronte Evrenosin thjesht si një grek bizantin të konvertuar në Islam.

Shqipëria

Ali Beu ishte sanxhakbej i sanxhakut të Shqipërisë para vitit 1432. Kur Ishak Beu pushtoi Dagnum nga Koja Zaharia në vitin 1430, ai iu bashkua territorit të kontrolluar nga Ali Beu.

Në fazën e hershme të kryengritjes shqiptare, në dimrin e vitit 1432, Sulltan Murati II mblodhi rreth 10.000 trupa nën drejtimin e Ali Beut, të cilët marshuan përgjatë rrugës Egnatia dhe arritën në luginën qendrore të Shkumbinit, ku i zunë pritë dhe u mundën nga forcat e Gjergj Arianitit. Në vitet 1435-1436 ai ndoqi fushatën e Turhan Beut, e cila rivendosi sundimin osman në rajon.

Fushata të tjera

Sipas disa legjendave Huniadi ishte dhëndri i Evrenosoglu. Huniadi u bë intim me mbretin e Hungarisë pasi ai u arratis nga Aliu.

Evrenosoglu komandoi një ushtri e cila u dërgua për të plaçkitur Vllahinë dhe Transilvaninë në vitin 1438. Në vitin 1440 Ali Beu mori pjesë në rrethimin e pasuksesshëm të Beogradit, ku ndërtoi një mur rreth qytetit dhe e përdori atë për të hedhur gurë. Sipas Konstantin Mihailoviçit, titulli i beut dhe pasuria përkatëse iu premtua ushtarit osman që do të valëviste flamurin osman në muret e Beogradit. Edhe pse Evrenosoglu kishte tashmë titullin e beut në atë kohë, ai vendosi të drejtonte personalisht sulmin në muret e kështjellës së Beogradit me shpresën për të rritur reputacionin e tij tashmë të madh. Kur Murati II vdiq në vitin 1451, Ali Beu u dërgua nga Mehmeti II për të mbytur djalin e Muratit, Kuçuk (Vogël) Ahmed Çelebiun.

Evrenosoglu u varros në oborrin e xhamisë Gazi Evrenos në Jenixhe (Giannitsa moderne në Greqi).

Nganjëherë dhe në disa burime Ali Beu Evrenosoglu ngatërrohet me Ali bej Mihalollin.

Shih edhe

Literatura

  •  Babinger, Franz (1992). Mehmed the Conqueror and His Time. Bollingen Series 96. Translated from the German by Ralph Manheim. Edited, with a preface, by William C. Hickman. Princeton, New Jersey: Princeton University Press. ISBN 0-691-09900-6. OCLC 716361786.
  • Jefferson, John (17 gusht 2012). The Holy Wars of King Wladislas and Sultan Murad: The Ottoman-Christian Conflict from 1438-1444. BRILL. fq. 163, 244. ISBN 978-90-04-22925-9.

Referime

Tags:

Ali Bej Evrenozi OrigjinaAli Bej Evrenozi ShqipëriaAli Bej Evrenozi Fushata të tjeraAli Bej Evrenozi Shih edheAli Bej Evrenozi LiteraturaAli Bej Evrenozi ReferimeAli Bej EvrenoziBeogradiEvrenozëtKryengritja Arbërore (1432-1436)SanxhakbeuSanxhaku i ArbëritTurhan BeuTurqishtUshtria Osmane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KallëzuesiMatjaMiti i SkënderbeutThomas EdisonPenisiPiramida e KeopsitHistoria e DurrësitNumri piDreriTrupat e Sistemit DiellorLezhaBeteja e KosharesDynymDritaSistemi i imunitetitLidhëza bashkërenditëseVenusiJaponiaPyetja retorikeSpondiliartrozaDashuriaHidroenergjiaKontaminimi i tokësMbretëria e DardanisëMamuthi leshatorGegërishtjaVera (stinë)Gordana Siljanovska-DavkovaGjarpriUlçera në stomakNdryshimet klimatikeEkonomia e ShqipërisëRënia e komunizmit në ShqipëriItaliaHormonetHixhameMuji dhe HaliliPeshkaqeniDermatiti atopikKalaja e ShkodrësSistemi periodik i elementeveNdërtimi i brendshëm i TokësLufta e FtohtëNaum VeqilharxhiNjësia matëse25 PrillKonventa për të Drejtat e FëmijësLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneBosnja dhe HercegovinaFilozofiaAzotiFitër BajramiDita Ndërkombëtare e PunëtorëveSeksi analSarandaAtomiPashallëqet shqiptareDialektet e gjuhës shqipePinguiniAleksandri i MadhDomatjaLidhëzaCraig NewmarkLumiShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraXhubletaNatyraPikëpresjaHarta e BotësTargat e automjeteve të KosovësPresidenti i Maqedonisë së VeriutMitologjiaGjeometriaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutKara Mahmud pashë BushatiNikola Koperniku28 Nëntori - Dita e FlamuritUjku🡆 More