Sanxhaku I Arbërit

Sanxhaku i Arbërisë ose Sanxhaku Arvanit (turqisht: sancak-i Arvanid), apo ndryshe Sanxhaku Arvanid ishte një njësi administrative (sanxhaku) e nivelit të dytë të Perandorisë Osmane, e vendosur në atë që sot është Shqipëria qendrore dhe jugore.

Territori i tij shtrihej midis Lumit të Matit në veri dhe Çamërisë në jug. U themelua në 1415–17, dhe u prish në 1466 me themelimin e Sanxhakut të Elbasanit.

Sanxhaku I Arbërit
Sanxhaku i Shqiperisë në një hartë të krijuar në wikipedia sipas burimeve

Sfondi

Gjatë shekullit të 14-të, sundimi osman filloi të shtrihej në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan. Ndarja e Arbërisë në principata të vogla, të sunduara nga feudalë të pavarur dhe krerët e fiseve, i bëri ata pre të lehtë për ushtritë osmane. Në vitin 1385, sundimtari i Durrësit, Karl Topia, i bëri thirrje sulltanit për mbështetje kundër rivalëve të tij, familjes Balshaj. Një forcë osmane marshoi shpejt në Arbëri përgjatë Rruga Egnatia dhe mundi Balshën IIBetejën e Savrës. Fiset kryesore arbërore shpejt u betuan për besnikëri ndaj Perandorisë Osmane. Osmanët i lejuan krerët e klaneve shqiptare të pushtuara të ruanin pozitat dhe pronat e tyre, por ata duhej të paguanin haraç, t'i dërgonin djemtë e tyre peng në oborrin osman dhe t'i siguronin ushtrisë osmane trupa ndihmëse.

Administrata

Tokat e sapopushtuara arbërore u organizuan në sanxhakun e arvanidëve, një rreth ushtarako-administrativ që i nënshtrohej Ejaletit më të madh të Rumelisë (Ballkani osman). Sanxhaku u nda në nëntë vilajete, nën-rrethe duke përfshirë një qytet dhe fshatrat përreth, të kryesuar nga bejlerët. Vilajetet nga ana e tyre u ndanë në nahije nën mbikëqyrjen e një naib (gjykatësi të rrethit). Sanxhaku i Arbërisë përfaqëson përkufizimin e parë të Arbërisë nga Perandoria Osmane si njësi territoriale, që lidh gjuhën shqipe me një territor të caktuar.

Në vitet 1431–32 guvernatori osman Umur Beu përpiloi një defter (anketë kadastrale) në sanxhak, i cili shtrihej nga Kruja në veri deri në luginën e lumit të Kalamait në jug.

Defteri i 1431–32
Vilajeti Vendi Shënime
Ergirikasrı ose Zenebis Ergirikasrı (Gjirokastër)
Klisura Klisura (Këlcyrë)
Kanina Kanina (Kaninë)
Belgrad Belgrad (Berat)
Tomorince Tomorince (Tomorricë)
İskrapar İskrapar (Skrapar)
Pavlo-Kurtik 20 timare (9 të krishtera).
Çartolos
Akçahisar Akçahisar (Krujë)

Historia

Sanxhaku u krijua në vitet 1415–17. Që nga viti 1431, kryeqyteti i sanxhakut duket se ka qenë Vlora.

Në periudhën 1431–32, të gjitha familjet rurale dhe urbane dhe pronat e tyre u regjistruan në të dhjetë rrethet e sanxhakut arvanid. Regjistri i vitit 1432 tregon se rrethet në sanxhakun e Arbërisë ndaheshin më tej në 335 timare, secili i përbërë nga dy ose tre fshatra. Regjistri arvanid është një nga regjistrat më të hershëm të tokave i disponueshëm në arkivat e Perandorisë Osmane, dhe u botua në vitin 1954.

Në vitin 1432 Andrea Topia dhe Gjergj Arianiti u ngritën kundër perandorisë. Kur filloi Revolta Arbërore e viteve 1432–36, sanxhakbeu i Arbërisë ishte Ali Bej Evrenosoglu. Kryengritja më në fund u shtyp gjatë fushatave 1435–36 të Ali Beut dhe Turakhan Beut.

Në vitin 1437, kur Teodor Muzaka III u ngrit kundër osmanëve, sanxhak-beu i Shqipërisë ishte djali i tij Jakup Beu. Më 1437–38 Skënderbeu u emërua subashi i Krujës, pas së cilës Hizir Beu u emërua përsëri në atë detyrë në nëntor 1438. Pozicioni i parë i Hadim Sehabeddin Pashës jashtë pallatit të sulltanit ishte posti i sanxhakbeut të Sanxhakut të Arbërisë, të cilin e mbajti deri në vitin 1439 kur u emërua bejlerbej i Ejaletit të Rumelisë. Kur në vitin 1441 Përmeti iu aneksua sanxhakut të Arbërisë, Jakup Beu përmendet si sanxhakbeu i tij. Ai qëndroi në pozitën e sanxhakbeut të sanxhakut të Arbërisë deri në shtator 1442 kur u vra si një nga 16 sanxhakbejtë osmanë nën komandën e Hadim Sehabeddin Pashës, të cilët u vranë të gjithë nga forcat e krishtera të komanduara nga Janosh Huniadi në një betejë afër Lumit Ialomița.

Hadim Suleiman Pasha ishte sanxhak-beu i Arbërisë pak kohë përpara se të bëhej sanxhak-beu i Smederevës.

Sanxhaku i Arbërisë u shpërbë në vitin 1466, pas ndërtimit të Kalasë së Elbasanit ku u krijua sanxhaku i Elbasanit. Sanxhaku i ri përfshiu Isbat (Shpatin) dhe Çermenikën. Në të njëjtën kohë u krijua sanxhaku i Avlonës (Vlorë) me kazatë Skrapar, Përmet, Pogon, Tepelenë dhe Gjirokastër.

Sundimtarët

Referime

Tags:

Sanxhaku I Arbërit SfondiSanxhaku I Arbërit AdministrataSanxhaku I Arbërit HistoriaSanxhaku I Arbërit SundimtarëtSanxhaku I Arbërit ReferimeSanxhaku I ArbëritGjuha turkeLumi i MatitPerandoria OsmaneSanxhakuSanxhaku i ElbasanitShqipëriaÇamëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shenjat e Urdhërave të PreraKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriSindroma DownAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianMuri i Madh KinezMitologjiaNdotjaEzaniKalaja e KrujësMatematikaNelson MandelaFyelliDrogaLidhëza bashkërenditëseVeshje popullore të KosovësHarry PotterLista e liqeneve në KosovëKuvendi i ShqipërisëVrima e zezëHistoriku i gjuhes letrare shqipeGjethjaEkologjiaVullkaniShkencaFan NoliDiklofenakuBifurkacioni i lumit të NerodimësParafjalaBimëtLiqeni i OhritLiburnaKryqëzatatStema e ShqipërisëTë drejtat e njeriutIlir MetaEvropaRespekt per te moshuarveAkiliShiu acidikEmrush XhemajliDielliRepublika Popullore e ShqipërisëPsikologjiaKafshët e zhdukura në BallkanLetërsia romantike shqiptareVitamina DLufta e Parë BotëroreBinjakëtKushtetuta e KosovësGjakuGjeografia e ShqipërisëFustanellaAdolf HitleriPëremriFrancaVaginaRelieviTurizmiFonetikaUjëvarat e MirushësMushkëriaRrotullimi i TokësMarrëdhënia seksualeRevolucioni industrialLigjiSamir ManeArti në ShqipëriBujqësiaGreta ThunbergDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeVerdhëzaRimaKanceri në mushkëriQeniQeni i SharritEnergjia elektrikeGjeografia e Kosovës🡆 More