Acidet Nukleike Bartëse Të Trashëgimisë

Acidet nukleike bartëse të trashëgimisë

Ecuria e hulumtimeve në nivelin molekular sqaron bazën molekulare të proceseve jetësore, përkatësisht natyrën e faktorëve trashëgues. Në këtë mënyrë është zhvilluar gjenetika molekulare, që ka për detyrë të sqarojë natyrën dhe proceset themelore jetësore. Njesia trasheguese është gjeni.

Gjenetikës molekulare i kanë ndihmuar edhe shumë shkenca të tjera si: kimia, fizika, biologjia etj.Tek qeniet e gjalla natyrën dhe specifikën e çdo procesi biokimik e kontrollojnë gjenet. Gjenetika molekulare sqaron kontrollin gjenetik te proceset metabolike. Ajo hulumton përbërjen e gjeneve, reproduktimin e tyre dhe produktet parësore të tij. Molekulat e shumta dhe të ndryshme të cilat gjenden në qeniet e gjalla, për gjenetikën molekulare me interes janë ato makromolekula biologjike të cilat paraqesin bartësit dhe realizatorë të informatës gjenetike, e që janë acidet nukleike dhe proteinat që kryejnë funksionet : vetëprodukimin dhe zhvillimin e vetëkontrolluar. Deri në fund të dekadës së katërt të shekullit XX është argumentuar se acidet nukleike luajnë rol të rëndësishëm në sintezën e proteinave.

Në vitin 1944, tre shkencëtarë amerikanë : Oswald Avery, Colin Mac Leod dhe Maclyn Mc Carty, duke eksperimentuar në bakterin Pneumococcus, përfundimisht argumentuan se materialin trashëgues e përbën acidi dezoksiribonukleik (ADN). Aty rriteshin pneumokoket jopatogjene (pa kapsulë), pastaj eksperimentuesit shtuan ekstrakt të qelizave të shkatërruara patogjene (me kapsulë) dhe vërejtën se një numër i bakterieve jopatogjene transformohen dhe e fitojnë aftësinë e krijimit të kapsulës dhe kështu shndërrohen në patogjene. Ne analizat biokimike ata vërtetuan se shkaktar i shndërrimit të bakteries jopatogjene në patogjen është materiali trashëgues ADN.

Shkencëtarët Watson dhe Crick në vitin 1953 propozojnë modelin e strukturës sekondare molekulare të ADN.

Molekula e ADN si material trashëgues ka tri veçori :

  • ciftimi i bazave i lejon ADN-se te dyfishohet (replikohet) dhe te transferoje informacionin permes mARN-se ;
  • aftësinë të bartë informacionin gjenetik (d.m.th. të kontrollojë natyrën dhe specifikën e proceseve biokimike, të cilat mundësojnë zhvillimin e veçorive të caktuara të organizmit ;
  • aftësinë e ndryshueshmërisë së strukturës dhe të funksionit të vet me të cilën sqarohet ndryshueshmëria e organizmave në natyrë dhe evolucioni i tyre.

Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Linda RamaPogradeciFunksionet trigonometrikeMedaVitamina BLufta e Parë BallkanikeBullizmiRastet e kontakteve të UFO-ve në ShqipëriPulsi i zemrësBig Brother Albania 2Gjuhët indo-evropianeDemokraciaBiologjiaFotosintezaSpermaChuck NorrisShpella e piratëve (roman)Gjergj FishtaDioksidi i karbonitAtmosferaSelanikuNdajfoljaLeku shqiptarXhindiVitamina DQeni i SharritMehmet FatihuEmiratet e Bashkuara ArabeElgit DodaShqipëriLista e elementeve kimike sipas numrit atomikMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutBirraMaltaKiara TitoTom DoshiHipertensioniEnkelejd AlibeajRrotullimi i TokësUlçera në stomakInflacioniLista e Kryeministrave të ShqipërisëLidhja e PrizrenitHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)TiranaKromozomiHolandaFejaAventurat e Lizës në Botën e ÇudiraveDiasporaHimni i FlamuritKarnavaletTrekëndëshi kënddrejtëLibrat e shenjtë islamEkologjiaVdekjaLista e shteteve të EvropësMarokuPozita gjeografike e ShqipërisëDemencaArabia SauditeTumori i truritBlerim DevolliLiqeni i PrespësSistemi i frymëmarrjesInternetiZef PllumiCoca-ColaÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriInteligjenca artificialeDita e TokësKryefjalaÇrregulimi obsesiv-kompulsivPHMadhësitë fizike🡆 More