AKM (rusisht: Автомат Калашникова Модернизированный; Avtomat Kalashnikova Modernizirovanniy ose Pushkë automatike e modernizuar Kalashnikov) është një pushkë sulmi e kalibrit 7.62mm e projektuar nga Mikhail Kalashnikov.
Është një version i përditësuar i AK-47 e zhvilluar në vitet 1950.
AKM | |
---|---|
Type | Pushke Sulmi |
Place of origin | Bashkimi Sovjetik |
Service history | |
In service | 1959–tani |
Production history | |
Designer | Mikhail Kalashnikov |
Designed | 1950 |
Manufacturer | Izhmash, KM Poliçan, Tula arsenal, etj. |
Produced | 1959-tani |
No. built | më shumë se 10,278,300 |
Variants | AKMS, AKMP, AKML, AKMLP, AKMSP, AKMSU, AKMSN, AKMSNP, ASH-82(prodhim shqiptar)kopje e AKMS |
Specifications | |
Mass | AKM: 3.1kg AKML: 3.80kg AKMS: 3.3kg AKMSN: 3.77kg AKMS: 3.8kg me karikator plot. |
Length | AKM, AKML: 880mm AKMS, AKMSN: 920mm qytë e zgjatur / 655mm qytë e mbledhur |
Barrel length | 415mm |
Cartridge | 7.62×39mm |
Action | Me Gaz |
Rate of fire | 600 fishekë/min |
Muzzle velocity | 715 m/s |
Effective firing range | 400 m,100–1,000 m me rregullim shënjimi |
Feed system | Kapaciteti i karikatorit standart 30 fishekë. Ka edhe me 10, 20, 40, 75, ose 100-fisheke (karikator rrethor) |
Sights | Shënjestruesi me 378 mm rreze shikimi |
E futur në shërbim me Ushtrinë Sovjetike në 1959, AKM është varianti më i kudogjendur i serisë së armëve AK dhe ka gjendur përdorim të madh tek shumica e vendeve anëtare të ish Paktit të Varshavës dhe në shumë vende Afrikane dhe Aziatike aleate me BRSS. Prodhimi i këtyre armëve Sovjetike u bë në fabrikat Tula Arms dhe Izhmash në Rusi. AKM u prodhua në shumë vende aleate me BRSS, përfshirë edhe Shqipërinë, në Shqipëri u prodhua me emrin ASH-82 në Kombinatin Mekanik Poliçan. Ai u zëvendësua nga shërbimi në Ushtrinë Sovjetike nga AK-74 në fund të viteve 1970, por mbetet në përdorim në mbarë botën.
AKM është një pushkë sulmi automatike me kalibër 7.62×39mm. Ka veprim mbushjeje me gaz. AKM është e aftë të gradohet në mënyrë selektive, duke qëlluar në goditje të vetme ose automatike me shpejtësi prej 600 fishekë/min. Pavarësisht se u zëvendësua në fund të viteve 1970 nga AK-74 AKM është ende në shërbim në disa njësi rezervë ose të linjës së dytë në Ushtrinë Ruse po ashtu edhe në disa nga vendet e Europës Lindore.
E krahasuar me AK-47, AKM ka shumë përmirësime dhe lehtësira në prodhimin në masë; disa pjesë dhe metoda montimi u realizuan me metoda të thjeshtuara prodhimi. Më kresorja, marrësi i çelikut i me metal të gërryer i AK-47 u zëvendësua nga çelik në formë U i stampuar në fletë çeliku. Si rezultat i këtyre modifikimeve, pesha e AKM u ul me rreth 1 kg, saktësia gjatë goditjes automatike u rrit dhe shumë probleme besueshmërie u hoqën. Tyta e kromuar si tek AK-47 u mbajt, një veti e zakonshme kjo në armët Sovjetike e cila i reziston përdorimit dhe korrozionit, sidomos në kushtet e ashpra dhe për shkak se në Bllokun Lindor përdorështë municion me mbushje korrozive.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article AKM (armë), which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.